• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRË VANI!-NJË BUQETË KUJTIMESH PËR VAN KRISTON…..

February 3, 2020 by dgreca

-NJË BUQETË KUJTIMESH  PËR VAN KRISTON

-I jepet lamtumira e fundit, konsullit shqiptar të Nderit në Boston- 

Nga Fuat Memelli/DIELLI

Këto ditë që Van  Kristo ka ndruar jetë është folur e shkruar për të Është folur për kontributin e tij në Luftën e Dytë Botërore, pasi ka qënë ushtar në marinën amerikane. Eshtë folur për jetën e tij dhe kontributin  në komunitetin shqiptar të Bostonit.Një sintezë e figurës së tij njerëzore, e shpirtit të tij bujar, etj, u bë të shtunën që kaloi, në një nga kishat e Bostonit ,   ku u zhvillua edhe ceremonia e fundit mortore. Në ndryshim nga ne shqiptarët që vdekjet i përjëtojmë shumë keq, në Amerikë, sidomos kur njeriu ka mbushur moshën, ata e quajnë normale. Thonë se  ai person e shijoi jetën dhe sjellin kujtimet më të bukura që kanë patur me atë njeri. Shpesh  duke sjellë episode të ndryshme nga jeta e të ndjerit ( të ndjerës) ka edhe të qeshura. Por, le të kthehemi te Vani. Pjesëtarë të , të afërm, miq e shokë, zyrtarë të ndryshëm, sollën copëza kujtimesh me të. Duke mbledhur këto“copëza” mendoj se  të gjitha ato përbëjnë  një buqedë të bukur kujtimesh. Në fund të fundit, ato janë gjëja më e çmuar, kur një njeri largohet nga kjo botë.

I pari që e mori fjalën në atë ceremore mortore, ishte studjuesi Agron Alibali. Ai lexoi letrën që i kishte dërguar gruas dhe të afërmve të Vanit, ambasadorja shqiptare në Ëashington, zonja Floreta Faber. Ndër të tjera ajo theksonte se me pasionin dhe perkushtimin  e tij, Van Christo nëpërmjet rrjetit të tij “Frosina” (që ishte emri i nënës së tij) këshilloi dhe mbështeti shumë shqiptarë që erdhën në Amerikë. Gjithashtu ai dha një kontribut të çmuar si bashkëpunëtor për librin “Shpëtimi i shqiptarëve” me autor Harvi Sarner, kushtuar mbrojtjes që i bënë shqiptarët hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gruaja e Vanit, zonja Jane Kristo, solli plot kujtime nga jeta me të shoqin, por unë zgjodha vetëm një prej tyre. :” Do të tregoj një ngjarje që ishte nga më të bukurat e jetës së tij. Një ditë i shkon në zyrë një shqiptar. Ishte rreth  30 e ca vjet. Kishte një problem shëndetësor, një deformim në nofolllën e poshtme. Nga meraku e kishte mbuluar gojën me dorë. Ia shpjegoi hallin Vanit.-Mos u mërzit, se do regullohet kjo punë, i tha Vani. Shkoi bashkë me shqiptarin në spital  bisedoi me mjekë përkatës, duke i shpjeguar pse duhet ta operonin pa lekë këtë person dhe i bindi.Ata e morën përsipër operacionin, i cili doli me sukses. Pas ca kohe, ky person ishte martuar dhe i shkon në zyrë Vanit bashkë me gruan. Deformimi nuk dallohej fare. Vani u gëzua shumë dhe e përqafoi. Kur  erdhi në shtëpii më tregoi ngjaren dhe më tha:”Kjo ka qënë një nga ditët më  të bukura të jetës sime “.Ishte i  lumtur pasi pa frytin e ndihmës së tij. Ka edhe plot raste të tjera që ka ndihmuar shqiptarët në nevojë”. 

Jeffrey Christo, djali I tij :” Qysh kur ishim fëmijë, babai na tregonte rrëfenja të ndryshme që i sajonte vetë. Ato  kishin si temë ndeshjen e tw mirës me të keqen, ku në fund fitonte e mira.Kur u bëra baba, këto rrëfenja ia tregoja vajzave të mia. Ato i pëlqënin dhe ia tregonin shoqeve. Vinin edhe ato te shtëpia jonë për t’i treguar unë. Do them edhe dIçka tjetër. Babi më mësoi si analizoj një problema e si  të mund ta zgjidh atë. Më mësoi se nuk duhet  të dish gjihçka, por atë që di, duhet ta  bësh mirë . Ka disa mënyra për të zgjidhur një problem, por kryesorja është këmbëngulja. Unë  e zbatova në jetë porosinë e tij, dhe po të filloj një punë, duhet ta mbaroj pa tjetër.  Unë nuk ikja nga zyra, pa mbaruar punë, le të shkonte vonë. Ai më mësoi gjithashtu se për një burrë, nuk mjafton të jetë i fortë, por të jetë i dashur , të jetë i mirë . Unë jam përpjekur të jem i tillë .”

Pira  Christo, vajza e tij:” Babai e deshte shumë muzikën, e kishte në shpirt atë. Sa herë shkonim diku me makinën e tij vinte muzikë amerikane, franceze dhe pa diskutim shqiptare. I këndonim së bashku këto këngë. Ai e deshte shumë edhe muzikën klasike e bëri që ta duam edhe ne fëmijët e tij”..

Tana  Christo, vajza e tjetër:”Unë i ngjas shumë babait, jam shëmbëlltyra e tij. I ngjas në fytyrë në sy, por mbi të gjitha i ngjas në karakter. Nuk kam mbajtur kurrë kapele, por sot në kujtim të tij, mora një nga kapelat që mbante ai. Më duket sikur sot jam një Van i vogël”.

At artur Liollni, kancelar i kishës së Shën Gjergjit në Boston:”Kam plot kujtime me Vanin, që kur isha i ri, e deri sa ndrroi jetë. Ai erdhi bashkë me gruan në dasmën time në Neë York.Ceremonia u zhvillua në kishën shqiptare të Shën Kollit, e cila sapo ishte ndërtuar. Ceremonia ime ishte e para që zhvillohej në atë kishë të re”

Tom Keating, shok, shkrimtar, ish Ishtar në Vietnam: “  Vani ka shkuar ushtar në luftë që kur ishte 15 vjet. Si regull ai duhet të ishte mbi 16 vjet që të plotësonte kushtet.  Prindërit nuk e lejonin pasi ishte i vogël , por Vani këmbënguli   duke i kërkuar ndihmë xhaxhait të tij. Ai bisedoi me prindërit dhe më në fund ata u bindën. I shtuan edhe një vit për  të qënë 16 vjet dhe atëherë ai i kënaqur shkoi në luftë në përbërje të marinës merikane. Kur u kthyen nga lufta, zbritën në San Francisko dhe aty i kanë pritur si herons, duke i   dhënë edhe ushqime e pije falas”.  

Endri Misho, mik i tij: “ Gjithçka që kam aritur në jetë, ia dedikoj Van Christos. Më ka mbajtur në shtëpi, më ka ushqyer dhe veshur, më ka shkolluar për diplomaci si dhe për t’u bërë prift. Unë zgjodha rrugën e fesë.I jam mirënjohës për jetë. U prehtë në paqe shpirti i tij!”

 “Vitore Çupi, vazjë nga Mirdita:”Ishte viti 1999 kur erdha në Anerikë.  Isha vetëm 12 vjet. Kisha një problem shëndetësor.Më ndihmoi një grua irlandeze duke më dërguar te Vani dhe gruaja  e tij Jane.   Sapo erdha filluan iteresimin e tyre. U shtrova në spital dhe u operova. Tani jam mirë. Qdrova në shtëpinë e tyre 10 vjet. Tani jam në shtëpi veçan, por nuk e harroj kurrë ndihmën që më dha Vani dhe gruaja e tij. Mua më ka vdekur babai por Vani ēshtë babai  im i dytë”.

Silva Barrasso Misho, kushërirë e tij nga Korça:”Vani më  dha shpresë dhe krahë në jetë. Më mori  nga Shqipëia kur isha vetëm 13 vjet. Nuk erdha si shumë emigrantë të tjerë që kishin shumë probleme në fillim. Unë  e gjeta çdo gjë gati te shtëpia e tij dhe e Jane. Vazhdova disa shkolla këtu dhe sot jam dietolge. Ëndra ime u bë realitet, falë  ndihmës së të paharruarit, Van Cristo”.

Vladimir Misha, kushërii i tij nga Korça:” Vani ka erdhur në Shqipëri edhe para viteve ‘90 edhe më pas. Kur erdhi për herë të parë në Korçë, u befasua nga mikprija e njerzve. Kur pa një korçar të veshur jo mirë, i erdhi keq dhe më tha mua:” Pyete in direkt se çfarë mase e ka trupn që të di si t’ja mar kostumin”.  Po kështu edhe kur vajtëm në manastirin e Ardenicës, njê prift që shërbente aty  e pyeti se çfarë të mungon, të ndihmoj unë. Ishte bujar i madh  nga zemra”. 

Petrit Alibej, mik i tij:” Van Christo ishte një nga miqtë e mi të çmuar këtu në Boston. Ka qënë të shtëpia ime dhe unë kam qënë te ai. Më ka bërë përshtypje dashuria e madhe që ai kishte për Shqipërinë e shqiptarët si dhe dëshira për të ndihmuar njerzit në nevojë. Do të na mungojë shumë Vani ynë”.

At Artur Liolini bëri lutjen kishtare për shpirtin e tij. Në fund afrohen dy oficerë të marinës amerikane me flamur në dorë.Është një moment prekës. E shpalosin dhe palomin flamurin dhe ia dorēzojnë gruas së tij, Jane Christo. Sipas   amanetit , familja e dogji trupin e tij. Shkrimtarja e madhe, Isabel Alende, ka thënë: “ Njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrrojmë”. Van Christo la plot gjurmë për të mos u harruar! 

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli-Lamtumire Van Christo

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT