• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT E BOSTONIT RRETH FLAMURIT- SY E ZEMËR PRANË PRANË SHQIPËRISË

November 30, 2019 by dgreca

-Dhimbje e solidaritet i shqiptarëve të Bostonit, i shprehur në ceremoninë e ditës së Flamurit.Brenda ditës u mblodhën 15 mijë dollarë , në ndihmë të familjeve të dëmtuara nda tërmeti. /

                                                                           Nga Fuat Memelli/

Shqiptarët e Bostonit dhe qyteteve rreth tij, ashtu si çdo vit, u mblodhën te sheshi para bashkisë , për të përkujtuar ditën e Pavarësisë si dhe atë të Çlirimit të atdheut. Vitet e tjerë kjo ditë ka qënë e ftohtë, me dëborë e shi, ndërsa sivjet koha mbajti mirë, megjithatë pjesëmarrësit ndjenin një “ngricë” tjetër. Ajo vinte nga dhimbja për viktimat e tërmetit të një dite më parë në Shqipëri. Simbolet e flamurit tonë kombëtar, i sheh kudo: te flamujt që mbajnë në duar, te shallet me këtë simbol, te stemat e vendosura në gjoks, etj. Te gazetari e shkrimtari Sami Milloshi, nuk vërej ndonjë simbol, prandaj me shaka e pyes: “Ku e ke simbolin e flamurit tonë?” Samiu më dha një përgjigje kuptimplote: “ E kam në zemër atë simbol” dhe vuri dorën në gjoks. Një thënie shumë e bukur! Vërtet simbolin nuk duhet ta kemi  vetëm në sipërfaqe, por mbi të gjitha  në zemër.

Takimin e hapi i riu Deni Hoxha, student në Universitetin e Harvardit. Duke folur për ditën e Flamurit, ai theksoi se kur u nisa për studime në Amerikë, ndër të tjera mora me vete një flamur të madh shqiptar, te cilin e kam vendosur në dhomë. Sa herë e hedh sytë te ai, më duket sikur më thotë:” Mos e harro Shqipërinë!” E mer pastaj fjalën kryetari i Shoqatës “Mass. Besa” , Mark Kosmo, i cili lexoi përshëndetjen e kryetarit të bashkisë së Bostonit, zotit Marty Walsh, ku ndër të tjera theksohej se komuniteti shqiptaro-amerikan, ka një kontribut të madh në diversitetin e historisë dhe kulturës së qytetit të Bostonit. Është një komunitet vital dhe dallohet përmes përpjekjeve të organizatave të ndryshme, bizneseve, etj. Mark Kosmo njoftoi se Shoqata “Mass.Besa” do dhurojë 5000 dollarë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i rëndë.

Ishte një lajm i bukur ky që u duartrokit nga pjesëmarrësit. Në mikrofon afrohet pastaj shkrimtari e poeti i njohur, Namik Selmani. Fjala e tij ishte një prozë e bukur poetike:” Sot në festën e Flamurit të kombit tonë, na vijnë para syve fytyrat e patriotëve tanë  nga trojet e ndryshme shqiptare, të cilët nxitonin drejt Vlorës, pa e ditur se rruga e shtetit të ri do kalonte shumë sfida. Brenda dy luftrave, Shqipëria do mbetej pa dy gjymtyrët e saj, Kosovën dhe Çamërinë.”Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë” do të shkruante më vonë Kadareja. Është një rastësi e bukur që festa jonë e Pavarësisë, qëllon pranë ditës së Falenderimeve të Amerikës. Në këto ngjarje të shënuara, ne ngremë monumentet e urimit për ditën e Pavarësisë dhe atë të Falenderimeve të popullit amerikan”.

Autori i këtij shkrimi, krahas urimit për ditën e Pavarësisë, theksoi se shpesh në veprimtaritë që organizojnë emigrantët shqiptarë për këtë ngjarje, harrojnë ditën e Çlirimit, që sivjet mbushen 75 vjet. Nuk duhet të harrojmë se për këtë ditë dhanë jetën mijra dëshmorë , krahas dëmtimeve të shumta. Në krahasim me disa vende të tjera të Europës që u ndihmuan nga aletaët, Shqipëria u çlirua me luftën e bijve të saj. Më pas ai recitoi poezinë kushtuar viktimave të tërmetit, me titull ”Loti na ngriu nga dhimbja”.

Ja disa fragmente të saj: …”Ditë zie ka sot Shqipëria/ në zi jemi edhe ne/ loti na ngriu nga dhimbja/ nuk ariti dot përdhe/hijerëndë sot flamuri/ gjysmë shtize po qëndron/nuk i qesh atij sot nuri/ mu në zemër i sëmbon/pranë na u gjendën/ vëllezrit kosovarë/ në Kosovë dyert hapën/ siç i hapëm ne më parë”, etj. Në emër të Shoqatës “Mass.Besa” dhe të Fondacionit Global Shqiptar, i cili është krijuar kohët e fundit, përshëndeti Ada Kokoshi, e cila theksoi  kontributin e “Mass. Besës “ për shkollat shqipe e plot veprimatari të tjera, si dhe synimin e Fondacionit për të mbledhur kontribute për Shqipërinë. Recitimet e bukura të fëmijëve të shkollës shipe, e zbukuruan atmosferën dhe morën duartrokitjet e pjesëmarrësve. Si çdo vit, edhe sivjet pjesë e veprimtarisë ishte edhe Shoqata “Kosova” e Bostonit. Krahas urimit, kryetari i saj, Nexhat Ibishi, theksoi se Shoqata e tyre ka dhuruar 1000 dollarë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Një folës tjetër nga Ulqini, i ardhur në Amerikë për vizitë, zgjodhi Bostonin për të festuar ditën e Pavarësisë. Quhej Ilir Çapuni dhe ishte kryetar i kuvendit komunar të Ulqinit. Familja e tij qe me origjinë nga Çamëria por ishte shpërngulur që andej në vitin 1844. Ndër të tjera ai theksoi:”Shumë herë gjatë historisë së tij, populli shqiptar është rrëzuar dhe përsëri është ngritur në këmbë. Kështu do ngrihet edhe nga pasojat e tërmetit të fundit”. Një përshëndetje e veçantë ishte sivjet nga Shoqata “Çamëria”, mbajtur nga veprimtarja e saj, Vera Gjata. Ndër të tjera ajo theksoi se Greqia interesohet për komunitetin grek në Shqipëri, por nuk e ka të njëjtin interesim edhe për komunitetin shqiptar në Greqi. Ajo nuk i lejon shkollat shqipe, nuk lejon flamurin shqiptar, nuk lejon çamët të shkojnë në trojet e tyre. Ata nuk heqin dorë nga Vorio Epiri dhe ndërhyjnë në zonën e Himarës e zona të tjera, duke vendosur emra në greqisht, kur ato vende kanë patur ndër shekuj emra shqip. I moshuari Sami Hajdini, ashtu si vite të tjerë përshëndeti plot pasion, ku ndër të tjera lexoi edhe një poezi të tij për flamurin:” Folë moj shqiponjë folë/aty ngjitur në flamur/gjithë botës i trego/ se ti shqipe s’shuhesh kur’/folë shqipe mos ki frikë/ se ke mik një Amerikë” etj…Me tingujt e falamurit amerikan dhe atij shqiptar, u mbyll kjo veprimtari përkujtimore e shqiptarëve të Bostonit, ku spikati dhimbja e solidariteti me Shqipërinë tonë, të plagosur nga tërmeti i datës 26 nëntor, por që me solidraitetin e shqiparëve në atdhe,  në trojet arbërore, në emigracion si dhe të miqve tanë nëpër botë, do t’i mbyllë plagët e shkatërimeve të tërmetit. Vetëm plaga e jetëve që ikën, nuk do të mbyllet.

Solidariteti i shqiptarëve të Bostonit, vazhdoi edhe në darkën e organizuar në restorantin “Alba”, me pronar shkodranin, Leo Keka. I zoti i lokalit shtroi darkën falas për pjesëmarrësit dhe nga shqiptarët e paranishëm u mblodhën 8000 dollarëtë cilat tok me 5000 dollarët e “Mas.Besës” dhe 1000 të shoqatës “Kosova”, bëhen 14 mijë dollarë, ndërkohë që u shtuan dhe 1 mijë dollarë më pas. Shuma prej 15 Mijë dollarësh do të shkojnë në Shqipëri, për të mbyllur qoftë edhe një plagë të tërmetit.

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli- Shqiptaret e Bostonit-Sy e zemer- Prane Shqiperise

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT