• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Kujtesa e gurëve”, një perlë në “Panteonin e harruar”

April 29, 2023 by s p

Gëzim Gjyrezi/

“Kujtesa e gurëve” është një dokumentar që i kushtohet skulptorit dhe arkitektit durrësak Andrea Alesi, që ka punuar në shekullin e 15 dhe 16 në Kroaci. Ai madje në gurin e varrit të tij ka gdhendur që më 1503 “Këtu prehet Andrea Alesi, epirot nga Durrësi”, çka është një rast i rrallë në krijimtarinë e artistëve me origjinë shqiptare apo shqiptarë që punuan dhe krijuan në Itali, në Slloveni dhe në Kroaci.
Nxitjen për të shkruar një skenar për jetën dhe krijimtarinë e Andrea Alesit e kam marrë nga studimet e Prof. Ramadan Sokolit dhe Prof. Shyqyri Nimanit, të cilët unë do t’i quaja themele të betonta në historinë e panjohur të personaliteteve shqiptare. Natyrisht studimet e tyre unë i kam plotësuar me të dhëna dhe informacione nga autorët më të rinj. Këto informacione për Andrea Alesin dhe të tjerë unë i kam përfshirë në një cikël shkrimesh me titull: “Panteoni i harruar”. Ato do të jenë bazë e disa dokumentarëve. E si të tillë në këtë cikël janë Kërpaçio, Bazaiti, Mikeli i Vlorës, Albani dhe Durazzo. Me këtë rast desha të them se përpjekjet e Prof. Sokolit apo Prof. Nimanit, pra studimet tyre dhe botimet janë kryer në mënyrë private, pa asnjë ndihmë nga shteti. Edhe përpjekjet e kineastit Petro Latri nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur nga shteti. Nuk e di se çdo të ndodhë me dokumentarin tonë. Dokumentari vërtetë është mbështetur nga Ministria e Kulturës. Është realizuar nga regjisori i merituar Ylli Pepo dhe një staf i tërë mjeshtërish të dokumentarit, si: Xhemal Reçi, Lorina Pepo, Gjergji Pano. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit, e cila mund të ndikojë të futen në tekstet e reja të historisë së shkollave të mesme. Po kështu nuk kemi parë ndonjë reagim nga Akademia e Shkencave, nga Akademia e Arteve apo nga shkolla e mesme artistike “Jordan Misja”. Më vjen keq, por do ta them se në atë cikël shkrimesh dhe pretendimesh për të realizuar dokumentare të tjerë vendin kryesor do ta zënë studiuesit e huaj. Instituti Albanologjisë, Akademia e Shkencave apo Akademia e Arteve nuk kanë bërë po thuaj asgjë. Andrea Alesin unë do ta quaj një perlë në “Panteonin e harruar”, por që nga viti kur lindi e deri në dy-tri vitet e fundit Alesi dhe të tjerë kanë qenë po thuaj të humbur. Ne shkruajmë shumë për luftërat e popullit shqiptar për liri e pavarësi si në periudhën e pushtimit osman, italian, gjerman, por nuk kemi pasur një faqe të shkruar për personalitetet që kontribuan në artin e Rilindjes Veneciane, Italiane e Europiane.
10 faqet e shkruara nga Prof. Ramadan Sokoli dhe Shyqyri Nimani natyrisht nuk janë të mjaftueshme për t’u lexuar nga një popullsi shqiptare që arrin mbase në 7 milionë shqiptare. Librat e tyre nuk i kalojnë të 300 faqet.
Do të thosha se , ashtu siç u nominua Prof. Ramadan Sokoli “Nderi i kombit”, duhet të nominohet edhe Prof. Shyqyri Nimani, pavarësisht se ai jeton e punon në Prishtinë. Ai është shqiptar me një kontribut të paçmuar nga institucionet shtetërore në Shqipëri.
Andrea Alesi, epiroti nga Durrësi, siç e thekson edhe ai vetë, është larguar me familjen e tij kur ai ishte rreth 10 vjeç dhe janë vendosur në Zadar. Arsyet mund të kenë qenë dy: së pari, Zadari ndryshe nga qytetet e tjera kroate që janë themeluar nga kolonët grekë, Zadari është themeluar nga fiset ilire të liburnëve; së dyti, një termet i fuqishëm e shkatërroi pothuaj fare Zadarin. Kështu u hap një punë e madhe për të vobektit dhe emigrantët. Po kështu marrëdhëniet që kishte Zadari me qytetet e tjera, si: Spliti, Trogiri Shibeniku, u jepnin shpresë dhe kurajë banoreve për të gjetur punë
Për zbulimin e këtij personaliteti, që ka jetuar në shekullin e 15 dhe madje shumë larg, zbulues ishte vetë Andrea Alesi. Andrea Alesi u ka dhënë nëpërmjet gurit të daltuar studiuesve kroatë një informacion të gjerë kush është Alesi, opusin që krijoi Alesi dhe rëndësinë e krijimeve të tij.
Opusi i krijimtarisë së Andrea Alesit shtrihet në Split, në Zadar, në Shiberik, në Trogir të Splitit, në ishullin e bukur Rab të Kroacisë, në Ancona të Italisë, si dhe ishullin Shën Tremiti në jug të Italisë.
I pari që shkroi për madhështinë e Andrea Alesit ka qenë historiani, shkrimtari, politikani dhe ushtaraku Ivan Kukuljeviç në vitin 1859, i cili është monumentalizuar në bronz për kontributin që ka dhënë në historinë dhe historinë e artit në Kroaci
Në librin e tij “Fjalori i artit në Jugosllavi” Kukuljeviç shkruan se Andrea Alesi ishte në radhën e parë të artisteve dalmatinë. “Krijimet e Alesit janë monumente madhështore më të cilat do të krenohej çdo popull.” Monumentet e realizuara nga Alesi ruhen edhe sot. Është ligji kroat që mbron monumentet, polici si dhe vetë populli që respekton artin.
Studiuesit e tjerë të jetës dhe krijimtarisë së Andre Alesit janë të shumtë. Kruno Prijatel në studimet e tij na jep një të dhënë që Andrea Alesi nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes. Cvito Fishkoviç është një autor tjetër i disa studimeve të krijimtarisë së Andrea Alesit. Ivo Babiç, Emil Hilje, Tonia Andric, Meri Kunçiç, Luka Mjeda dhe Andre Mutnjkoviç.
Do të dëshiroja të theksoja diçka që ju dhe pjesëmarrësit në prezantim të dokumentarit do të shikoni nëpërmjet sekuencave të filmit.
Profesori i Universitetit të Zadarit, Emil Hilje ka gjetur edhe shkrimet e kohës në pergamen, në lëkurë bagëtie. Ai sjell një të vërtetë për Andrea Alesin. Ndonëse Andrea Alesi ka punuar për shumë vite me një skulptor famoz të kohës, Giorg Shibeniku apo Giorg Dalmati në dokumentet e kohës përmendet vetëm Alesi, si arkitekt i Splitit. Nuk është gjetur as edhe ndonjë dokument ku të përmendet Giorg Shibeniku ose Giorg Dalmati.
Studiuesja tjetër, Tonia Andriç, me të cilën kam pasur disa komunikime nëpërmjet via email, më shkruante se Andre Alesi me punët që realizonte arriti të bëhej i pasur, të kishte studion e krijimeve të tij ku kishte punësuar nxënës dhe punëtorë, si dhe hyri në shoqërinë e lartë të Splitit.
Ai nuk vuante të gjente punë. Ishin të pasurit, noterët, avokatët klerikët që i afronin punë. Jo vetëm kaq, po janë gjetur edhe dokumente të konflikteve gjyqësore të Alesit me Papiliç etj. për probleme arkitekture dhe ndërtimi
Jeta e Alesit fillon nga një varfëri e plotë. Puna e parë që filloi në moshë të mitur ka qenë e gurëthyesit. Nëse do të keni rastin të shihni Zadarin, Splitin dhe qytete të tjera të bregut dalmat, në Mesjetë do të shihni rrugë dhe ndërtesa me gurë të latuar.
Këtu ai mësoi të daltojë gurin për ndërtim si dhe të daltojë gurin me motive floreale gjeometrike, e nuk mungojnë simbolet e fuqisë me kokat e luanëve.
Andrea Alesi spikati që në rininë e tij të hershme për nga talenti dhe fuqia për të thyer gurin.
Ishte skulptori Giorg Shibeniku që e ndoqi nga afër dhe e afroi për disa vite të punonin së bashku. Edhe kur ai krijoi studion e tij përsëri nuk u ndanë. Shibeniku, i cili është edhe me i madh në moshë e kishte shpesh herë syrin tek Alesi.
Disa nga mrekullitë e Andrea Alesit janë dhjetëra portrete në katedralen e Shibenikut, do të shikoni edhe pageimoren e katedrales së Trogirit. Hyrja në katedrale është realizuar nga mjeshtër Radovani për të cilin profesor Nimani aludon të jetë shqiptar. Ne krahun e majtë të katedrales është relievi i pagëzimit të Krishtit në krahët e Shën Marisë, si dhe Shën Jeronimi. Vërtetë është një vepër arti e financuar për qëllime religjioni, por do të shihni se sa reale janë të gjitha portretet. Kjo katedrale është e mbrojtur nga Unesko. Andrea Alesi i është rikthyer disa herë portretit të Shën Jeronimit, dijetarit për të cilin Prof. Ramadan Sokoli thekson se është me origjinë ilire. E ka realizuar tetë herë. Një nga krijimet ndodhet në muzeun shtetëror në Oksford të Anglisë. Thuhet se është autoportret i Andrea Alesit.
Emri e Andrea Alesit ishte përhapur në shumë qytete të Kroacisë. Studiuesja kroate Meri Kunçiç, e cila bën pjesë në sekuenca të dokumentarit tregon se Andrea Alesi ishte i ftuar për të punuar edhe në ishullin turistik të kohës Rab që ishte më së paku gjashtë orë lundrim nga Zadari.
Kollan de Cernotis i kërkoi Alesit të ndërtojë kapelën në kishën e Shën Ungjillorit. Po kështu një pasanik tjetër nga Rabi, Nikollë Skafa i kërkoi të ndërtojë kapelën. Po kështu Jan skafa dhe Zudeniko Zudeniko.
Familja e pasur Nimira, i kërkoi të zbukurojë hyrjen në pallatin Nimira.
Emri i Andrea Alesit i kaloi kufijtë detarë të Adriatikut deri në Ankona dhe në Shën Tremiti në jug të Italisë.
Loggia dei Mercanti i kërkoi të zbukurojë fasadën e ndërtesës së dhomës së tregtisë. Ka punuar mbi gjashtë vjet dhe ka konkurruar denjësisht artistët italianë. Kjo fasade është filmuar me mjeshtëri nga videoproducer Adriatik Bërdaku
Dokumentari është 25 minuta. Ndër të tjera në sekuenca të dokumentarit do të gjeni edhe opinione të arkitektit të mirënjohur kroat Andrea Mutnjakoviç dhe mjeshtrit fotograf Luka Mjeda
Andrea Mutnjakoviç është arkitekti i bibliotekës së madhe të Prishtinës që ruan karakterin kombëtar të ndërtesës qytetare në Kosovë. Fotografi Luka Mjeda, me origjinë të largët nga fshati Mjedë i Shkodrës, nuk e ka humbur gjuhën shqipe ndonëse ka lindur në Zagreb rreth 70 vjet më parë. Arkitekti dhe mjeshtri fotograf sapo kanë botuar librin për Andrea Alesi. Një kroat dhe një kroato-shqiptar kanë dhënë një kontribut të çmuar në historinë një guri të çmuar në gjerdanin e “Panteoni i harruar”.

Filed Under: Kulture Tagged With: gezim gjyrezi

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT