


New York më 21 Korrik 2021, studenti i shkëlqyer i Fakultetit të Drejtësisë Gëzim Imeraj vizitoi dhe u anëtarësua në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai e kishte pritur me padurim këtë vizitë në Vatër. Studenti Imeraj u befasua nga Arkivi i Gazetës Dielli dhe Federatës Vatra si pasuri e jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Studenti Imeraj u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja, Arkëtari i Vatrës Marjan Cubi dhe Dalip Greca që drejtoi Diellin për 12 vite. Gëzim Imeraj po ndjek studimet Master në Chicago Kent- College of Law. Studenti Imeraj u njoh në detaje rreth historisë së Federatës Vatra, gazetës Dielli, dhe rolit të tyre në çështjen kombëtare përgjatë historisë. Studenti Gëzim Imeraj u shpreh mirënjohës për pritjen dhe shfaqi entuziazëm për organizime dhe pjesëmarrje masive në Vatër të studentëve shqiptarë në Çikago.