• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË BENCË TE UJESJELLSI I ALI PASHËS

June 23, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Pas krahëve kemi lënë Ali Pashës dhe kalanë e tij ,udha zbret ndërsa një copë tabelë shënon:Bënçë-Komuna Kurvelesh. Progonat, Lekdush,Gusmar ,Nivicë, Rexhin.Duhet të ecësh buzë lumit të Bëncës .Asfalti sa pak të humbet nga sytë.Ke përpara udhën me çakëll të imtë, në një terren të thyer malor. Kjo hapësirë e pamat. Rruga ngushtohet. Dale po të shohësh më lartë ,më thonë. Dy qen stani i qepen mercedesit. Janë të egërsuar. Ç’bëhet kështu o Zoti im?Përse qentë i lënë zgjidhur në Labëri në pikë të diellit? Ndër idetë mund të konceptohet për të ruajtur bagëtitë që diku kullosnin aty.Po ç’kusur kanë këtë motoçiklistë që të bëhen pre e këtyre ujqërve mund të shqyrtojë se nga dhëmbët dhe egërsia e tyre shfaqej sheshit. Kishim cenuar udhën që ishte e të gjithëve .Atë copë zallishte ku automobili mezi cen me marsh të dytë.
2.Në strehë malesh e haruar me sytë gjithë trishtim,një ujësjellës i kohëve të largëta. Ujësjellësi ka rreth 20 këmbë ,katër këmbët e para ku shtrihet ujësjellësi janë me harqe. Katër këmbët e para janë dëshmi e kohës së ndërtimit të tij. Pjesa tjetër duhet të jetë rikonstruktuar madje jo shumë larg por në kohën e kooperativave besohet se duhet të jetë kryer. Tepelena.com të sjell këto të dhëna interesante për ujërat e zonës:Ujërat nentokesore përfaqësohen nga burimet masive karstike si Viet e Ftohte ne Tepelene, Hormove, Lekel, Bence, Gurra ne Progonat, Bambulli ne Dukaj ku shumica e tyre perdoret si uje i pijshem per fshatrat dhe dy qytetet. Po kështu janë ndërtuar edhe 14 uje, mbledhes si ne Krahes, Izvor, Komar, Gusmar etj. te cilet me sistem pompash ose vetrrjedhje vadisin siperfaqe te madhe te tokave bujqësore. Ujësjellësi i fshatit Bënçë gjendet në listën e shpallur monumente kulture për rrethin e Tepelenës:Ja vendimi :Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr.586, datë 17.3.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla” si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve që përmendën në listën e bashkëngjitur.
XI.Rrethi i Tepelenës
1.kalaja e Tepelenës në qytetin e Tepelenës,“ e Leklit, në fshatin Lekël, e Matohasanajt, në fshatin Matohasanaj, e Qytezës, në fshatin Dukaj,“ e Kalivaçit, në fshatin Kalivaç“ e Nivicës, në fshatin Nivicë,“ e Zharës, në fshatin Dukaj.8.Ujësjellësi i Bençës, në fshatin Bençë.Një listim tjetër të monumenteve të kulturës që duhet të jetë kryer para viteve ‘90 është Kalaja në qytetin e Tepelenës.Kalaja e Qytezës në fshatin Dukaj.Kalaja në fshatin Lekël.Kalaja në fshatin Matohasanaj.Kalaja në fshatin Kalivaç.Kalaja në fshatin Nivicë. Kalaja e Zharës në fshatin Dukaj.Kalaja në fshatin Horë.Vendbanimi antik në fshatin Qesarat. Ujësjellësi i Bënçës në fshatin Bënçë.Rrënojat e Urës antiko-mesjetare mbi lumin e Vjosës ne Tepelene.Rrënojat e Kishës së Dashajt në Lagjen, Dashaj në Stanajt.Banesa e Myfit Kaçubajt në fshatin Nivicë.Shtëpia e Selam Musait në fshatin Salari.Mulliri në fshatin Nivicë.Duke sjellë në kujtesë monumentet kulturore të këtij rrethi përmenden kalat vendfortifikimet. Ajo e Mathoasanj është një qytete fortifikues që kishte si kryeqendër Amantian në Plocë të Vlorës. Arkeologu S.Anamali në vitin 1972 ka shkruar: “Prova e sjelle nga Ugolini se ne afërsi te Ploces, mungojnë rrënoja te tjera të lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit rreth Ploces janë zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara, bashkëkohës me atë te Ploces, dhe pikërisht ne Matohasanaj ne lindje të Ploces, ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Mavrove, ne perëndim, të dyja ne luginën e Shushicës.
Rrethi Tepelene
Duke udhëtuar për në Kurveleshin e sipërm ka monumente monumente natyre të cilat janë një atraksion i rrallë natyror si:
1-Shpella Mema e Ujit
2. Sterra e Cikes
3. Shpella e Leke Petes
4. Shpella e Ujit –Dhembel
5. Vrima e Shkembit
6. Ujevara e Progonatit
7. Shpella e Kasarit
8. Kanionet e Nivices
9. Lugjet e Dhemblanit
10. Lisi i Levanit
11. Buza e Bredhit – Luzat
12. Rrapi i Selam Musait
13. Shpella e Mezhgoranit
14. Shpella e Leklit
15. Burimet e Ujit te Ftohte
16. Pusi i Shendellise
17. Mogillat e Vasjarit
18. Tarraca erozive e Bençes
19. Shkembi i Prere Dukaj
20. Triavgat ne Gllave
21. Rrepet e Dervenit
22. Rrapi i Dames
23. Rapi i Progonatit
24. Rrapi i Qesaratit
25. Rrepet e Donies -Kalivaç
26. Rrepet e Ujit te Ftohte
27. Lisi i Luzatit
28. Rrapi i Hormoves
29. Mrezhda e Zhabokikes
3.
Tepelenën e kanë përshkruar edhe autorë të huaj. Roberto Almagia dhe Gaetano De Sanctis.Roberto Almagia shkruan kështu Enciklopedia italiane (1937).“Tepeleni – Vendndodhja e Shqipërisë jugore, në bregun e majtë Voiussa, në një tarracë rreth 40 m në fund të luginës, 2 km. Ishte qendër e shquar në gjysmën e parë të shekullit. XIX, sepse ajo dominon rrugën që shkon deri Voiussa dhe të çon në Greqi..
Ndërsa Gaetano De Sanctis në Enciklopedia italiane (1929) shkruan për lumin Vjosë
“AOO. – Lumi në pjesën veriore të Epirit, sot Voiussa .Një betejë është luftuar midis mbretit Filip V të Maqedonisë dhe romakëve. Në fillim të një sezoni të mirë viti 198. C. Filipi, për të mbrojtur atë nga sulmet që romakët ishin të përgatitur nga bazat e tyre në Shqipërinë e sotme dhe në veçanti nga Apollonia, ai mori një pozicion mbrojtës në AOO pranë Antigonia, rrënojat e të cilit qëndrojnë pranë Tepelenës , në afërsi lugines lumit Aoo dhe Drino….
5.Duke parë këtë mrekulli të krijuar nga dora e njeriut në kohët e Ali Pashait,vrojton se ky ndërtim në anën e djathtë të tij është i vendosur mbi një urë me hark me dy këmba ku poshtë tij nanuriset lumi i Bënçës që rrjedh nga kationet e thella të Lekdushi e Progonatit. Ujërat, ujësjellësi i merte nga zona e kodrës .Këmbët e tij fillojnë me një lartësi më të vogël se të tjerat të tjerat vijnë duke u rritur për të arritur kuotën .Ka rreth 20 këmbë që mbajnë bazamentin e tij. 4 këmbët fundit të tij që përfundojnë në anën e djathtë të lumit janë me harqe dhe të vendosur përmbi një urë tjetër e cila përbëhet nga një hark i madh dhe tre të vegjël në anët e saj. Si një vepër inxhinjerike ,ky ujësjellës mund të quhet i përsosur për kohën e ndërtimit të tij. Ujësjellësi është ndërtuar nga Ali Pasha në kohën sundimit të tij. Sillte ujët nga njëri breg në tjetrin.
Lumi i Bençës rrjedh nga burime te ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit,thotë Ëikipedia, ai është i pastër ku munde te përdoret edhe për te pire pamvaresishte se fshataret nuk kane nevoje për ta përdorur për ujë te pijshëm mbasi aty ka shume burime te tjera dhe qe janë te një cilësie tepër te veçante ku furnizohet edhe qyteti i Tepelenës ne mënyre te pandërprere, ai pra lumi bashkohet me me lumin e Vjosës një kilometër ne veri te qytetit te Tepelenës dhe derdhet ne detin Adriatik.
6.
Ujësjellës i ndërtuar nga Ali Pashai në Bënçë.Ali Pasha 1740-1822.Katherine Elizabeth Fleming shkruan:Sapo morri titullin “pasha i Janinës” nisi një projekt ambicioz veprash publike, duke ndërtuar rrugë, lokale, duke permirësuar rrugt e komunikacionit dhe inkurajuar tregëtinë.Broughton shkruan: Ka ndertuar ura mbi lumenj, diga në këneta, ka hapur shumë rrugë, zbukurar fshatrat dhe qytetet me ndërtesa të reja. Me sa duket Aliu synonte të prezantohej si një guvernant shpirtgjerë dhe mbrojtës i popullit të vet, duke permirësuar nivelin e jetesës. Vepra të tilla shërbenin edhe su garanci në rast të ndonjë revolte nga ana e popullit. Aliu i njihte mirë fatet e një regjimi të decentralizuar, i izoluar nga territorret e veta dhe nga popullsia e vet. Në fund të fundi ai vet kishte marrë fuqinë edhe fal paaftësi së së qeverisë otomane për të kontrolluar edhe pikat më të largëta të Perandorisë. Përmirsimi i komunikacioneve ishte i leverdisshëm si për Pashain si për popullsinë e pashallëkut.Gjatë viteve të rinisë Aliu kishte mësuar ti njihte jashtzakonisht mirë tokat në të cilat më vonë ndërtoi pashallëkun e vet.Kjo njohuri, si dhe shumë të tjera të fituara në fitet e rinisë, ishte shumë e dobishme për pashain. Udhëtar të shumtë si Leak e Broughton vunë re se pashai shpeshherë nuk gjëndej në Janinë, dhe kalonte shumë kohë duke lëvizuar në territoret e veta.
Një udhëtar europian pohoi se kishte mësuar nga burime të sigurta se Aliu vizitonte, pa perjashtim, të paktën një herë në vit të gjitha fshatrat e veta.(Hobhouse 1813:121)1.Përveç se i vizitonte këto zona periferike Aliu kishte ngritur një rrjet të gjerë informatorësh lokal. Kështu Broughton dhe Byron që më 1809 po prejektonin një udhëtim drejt Peloponezit u habitën nga njohja perfekte e Aliut pë rrugën që duhet të përshkruanin. Ali Tepelena kujdesej shumë për centralizimin e pashallëkut dhe ishte shumë i kujdesshem dhe i kudogjendur ne tokat e tij, i kushtonte vëmëndjen më të thelle dhe zonave më të largëta. Ndërtimi i rrjetit rrugor të zgjeruar, hanet dhe magazinat kishin si synim kryesor lehtësimin e udhëtimeve të pashait. Rezidenca dytësore dhe verore u ndërtuan në të gjitha qytetet kryesore, qoftë për arsye strategjike qoftë për arsye dashurie.Ali ndërtoi një nga rezidencat dytësore më të pasur dhe madheshtore në vëndlindjen e vet, në Tepelenë. Këto ndërtime , më shumë se pashait, iu shërbyen popullsisë, tregtarve, artizanve dhe shtegëtarve të huaj. Punime të tjera të nisuara me urdhër të Aliut ishin dhe bonifikimi i kënetave. Ato në veri të Artës u thanë me supervizim të inxhenierve europin, dhe rritën ndjeshëm prodhushmërinë në këto zona. Këto vepra publike dhe siguria e padiskutueshme e territoreve ndihmuan në një zhvillim të paparë të tregtisë të brëndshme dhe internazionale. Pirateria e përhershme e Egjeut dhe Adriatikut bënë që interesi i tregarve t’i drejtohej transportit tokësor. Territoret e Aliut ishin mjaft të përshtatshme.Të gjithë këta element e bënë ekonomine e pashallëkut të fortë dhe në rritje kostante.
7.
Për të dhëna rreth lashtësisëë të kësaj zone .Në luginën e Bences, shkruan Engjell Shehu, kanË jetuar disa fise Ilire si : Bishqevi, Bathesi,Bukshi, Dilqni,Ludova dhe tola. keto emra jane te fiseve ilire dhe pikerisht banesat e tyre te hershme jane disa shpella qe i mbajne edhe sot e kËsaj dite emrat e tyre sic jane : shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit , shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Keto fise themeluan fshatin me emrin BENCE . Ne keto shpella kane banuar fiset e lartpermendura ku ato kane bere nje jete primitive per vete kushtet e atehershme te shkeputur nga njeri tjetri duke jetuar ne natyre. Kjo periudhe qe une po pershkruaj ketu i parkete komunitetit primitiv. ..
8.
Qendra e sotme e fshatit është një rrëpirë me gjithë bukurinë e saj.Fshati përbëhet nga ndërtsa ku ndihet dora e amvisave.N jë kafene në qëndër punuar mjeshtërisht me gurë të gdhendur me grin dhe të bardhë. Mirseardhja është dëshira e kahershme,mirëpo porta e kycur.Kafe është mbyllur. Edhe këtu bënë vapë. Shprehja ndizet guri,besoj këtu ka lindur.Një tufë dhi e dhënë na zënë udhën. Bariu përshëndet. Paro dhe Goliku me sjellin ndër mend këngën e tyre :bijë çobanësh neve jemi/dhën e dhi kullotur kemi. Sipas të dhënave ky fshat ka 2225 ha pyje mbashtron dhinë, që i përshtatet zonës malore.
Bënca duhet të futete në hartat turistike. Klima,ujërat,largësia nga qyteti rreth 5-6 km. Turizmi malor këtu duhet të kishte filluar prej kohësh.Si problem kryesor është udha. Këto dreq udhë. Nuk shkohet në Labëri as me avion,as më det as me hekurudhë e vetmja për të shkuar atje është rruga automobilistike. Është në ndërtim e sipër autostrada e jugut. Një degë e saj fillon në Levan dhe gjarpëron anës Vjosës,tjetra ka filluar nga Memaliaj dhe shkon të takohet me pjesën tjetër. Cfarë do të zgjidhin këto arterie?Ardhjen e turistëve të huaj ,pakësimin e kohës,kursimin në goma, karburant etj. Por për të shkuar në Bënçë dhe më tej në komunën Kurvelesh me se duhet të udhëtosh?Kurveleshi si pjesë e Labërisë ka një histori të pasur:Ne lashtësi, Tepelena bënte pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlorës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia/NË BENCË TE UJESJELLSI, I ALI PASHËS

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT