• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takimi I dy Qeverive-Kosova e Shqipëria së bashku për burimet energjetike

June 3, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci dhe  Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi./

-Stavileci e Gjiknuri nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese/

– Sipas memorandumit, rezervat specifike të secilit vend me burime primare gjeneruese të energjisë elektrike, ku Republika e Shqipërisë mbështetët në burimet energjetike hidro dhe Republika e Kosovës në burimet energjetike termo, si dhe lidhja e të dy vendeve me linjë 400 kV të interkonjeksionit Tiranë – Prishtinë, do të shfrytëzohen maksimalisht me krijimin dhe zhvillimin e një tregu të përbashkët energjetik/

PRISHTINË, 3 Qershor 2016 Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci dhe  Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri në kuadër të takimit të sotëm të dy Qeverive në Prishtinë nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi.

Ky Memorandum ka objekt bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, nëpërmjet Agjencive përgjegjëse të secilit vend, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe/ose fuqizimin e kapaciteteve aktuale gjeneruese me investime të përbashkëta, me synim optimizimin e burimeve energjetike.

Ministri Stavileci tha se pas katër projekteve të fushës së energjisë si; autostrada energjetike Prishtinë-Tiranë, tregu i përbashkët i energjisë, bursa e energjisë dhe gazit, po paraqet edhe një pikë të re Memorandumin për hulumtimit të opsioneve  për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.

“Ky memorandum mes MIE dhe MZHE-së ka për qëllim thellimin edhe më konkret të bashkëpunimit ndërmjet hisedarëve kyç  të sektorit të energjisë për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe forcimin e kapaciteteve aktuale gjenerues, me investime të përbashkëta me synim adresimin e sigurisë së furnizimit dhe optimizimi e burimeve energjetike të dy vendeve”, tha ai.

Ndërsa, Ministri i Energjisë dhe Industrisë i Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, tha se projekti i fundit për kapacitetet e reja gjeneruese është shumë i rëndësishëm dhe i mundshëm për shkak të burimeve të linjitit që ka Kosova, dhe interesit të partnerëve privatë të shprehura tashmë për tu bërë pjesë e këtij projekti të përbashkët energjetik.

“Shqipëria dhe Kosova po aplikojnë si një vend i vetëm në Bashkimin Evropian për projektet e fushës së gazit. Janë projekte të pranuara nga BE si projekte prioritare dhe kjo do të hapë mundësinë që jo vetëm Shqipëria të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike por diversifikimi i Kosovës me gaz do të hapë mundësinë e krijimit të unazës energjetike. Kjo do t’i japë rajonit një siguri më të madhe energjetike dhe do të ulë varësinë nga burimet tradicionale të furnizimit”, tha Gjiknuri.

Me këtë Memorandum Bashkëpunimi palët bien dakord se ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese dhe/ose fuqizimi i kapaciteteve aktuale gjeneruese me investime të përbashkëta do të realizohet në Republikën e Kosovës.

Sipas memorandumit, rezervat specifike të secilit vend me burime primare gjeneruese të energjisë elektrike, ku Republika e Shqipërisë mbështetët në burimet energjetike hidro dhe Republika e Kosovës në burimet energjetike termo, si dhe lidhja e të dy vendeve me linjë 400 kV të interkonjeksionit Tiranë – Prishtinë, do të shfrytëzohen maksimalisht me krijimin dhe zhvillimin e një tregu të përbashkët energjetik.

Palët bien dakord se shfrytëzimi i dy sistemeve komplementare të burimeve të gjenerimit në të dy vendet dhe ndërtimi i burimeve të reja gjeneruese në Republikën e Kosovës, do të optimizojnë shfrytëzimin e burimeve gjeneruese dhe do të rrisin sigurinë e furnizimit me energji elektrike të të dy vendeve

Të dy qeveritë  bien dakord që drejtpërdrejte  ose nëpërmjet Agjencive të tyre zbatuese, do të bashkëpunojnë  për sigurimin e fondeve financiare për realizimin e investimeve në burime të reja gjeneruese.

Palët shprehin vullnetin  që të marrin masat e arsyeshme në mënyrë që të sigurojnë fondet financiare për realizimin e objektit të këtij Memorandumi nga burimet si më poshtë: nga burime të brendshme financiare, në varësi të mundësisë dhe buxhetit të secilës palë; nga burime të jashtme financiare, ku përfshihen  financimet nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare  apo nga iniciativa të tjera që do të identifikohen nga palët.

Iniciativat për sigurimin e financimeve nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare do të realizohen në bashkëpunim me njëra tjetrën.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Gjiknuri, Kosova e Shqipëria së bashku për burimet energjetike, Stavileci…

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT