• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mosdekretimi për Ambasador i Gjinishit dhe Ndrecës-Nishani: Për mungesë standardi

March 27, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin, “Top Story”,  se ka pasur akte nga ana e mazhorancës kundër Presidentit të Republikës.“Janë faktet. Akti i pare i qeverisë ishte heqja e portretit të Presidentit. Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë. Ishte një mesazh. Presidenti është dhe Kryetari i Shteti. Është protokolli që përfaqëson mënyrën e sjelljes, prezantimit të një kryetari shteti. Presidenti nuk mund të përfaqësojë sot shtetin shqiptar si kryetar i shtetit. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti si çështje përfaqësimi e shtetit shqiptar”, tha Presidenti Nishani.

Rast tjetër, vijoi Nishani, “ka pasur nga deputetë të PS në parlament argumente kundër kandidaturave të zgjedhura nga Presidenti për Gjykatën Kushtetuese, pasi i plotësojnë kushtet, por Presidenti nuk është konsultuar për emrat me ne. Nëse Presidenti futet të diskutojë për emrat atëhere nuk ka më rol. Rrëzimi i tyre është mesazh i qartë politik kundër Presidentit”.

“Minstri i Brendshëm kërkon takim, pritet në takim dhe më pas organizon konferenca shtypi para institucionit të Presidentit duke atakuar Presidentin. Ko nuk i bën nder atij. Ministrja e Mbrojtjes sulmon pa argumeta Presidentin, megjithëse merr lavdërime në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Gjithashtu procesi i zgjedhje së kryetarit ë ri të ILDKP ka ardhur përmes një vakance. Atëherë është eleminuar roli i Presidentit”, tha Nishani, duke shtuar se, gjithashtu, “akti i fundit i Ministres së Mbrojtjes, që injoron dekretin e Presidentit për lirimin  nga detyra të gjeneralit Kristaq Gerveni. I dërgon urdhër për t’u kthyer. Pra një marrje tjetër e kompetencave të Presidentit. Ky është një mesazh”.

Lidhur me çështjen e shkarkimit të gjeneral Gervenit, Presidenti u shpreh se, “dje ka ardhur kërkesa që në fund të marsit përfundon shërbimi i tij dhe natyrisht do ta marr parasysh”.

Lidhur me mosdekretimin e kandiaturave për ambasadorë në Arabinë Saudite të z. Emir Gjinishi dhe dhe në Vatikan të z. Ardian Ndreca, Presidenti Nishani u shpreh se, “kam shprehur shqetësim fillimisht Ministrit të Jashtëm lidhur me emërimin e ambasadorëve, më pas dhe kryetares së Komisionit të Jashtëm dhe më pas edhe vetë Kryeministrit për mungesën e një konsultimi paraprak me Presidentin për kandidaturat. Në morinë e emrave të kandidatëve potencial Presidenti mund të ketë rezerva. Në të gjitha rastet, të cilët Presidenti do të refuzojë të miratojë propozimet që vijnë nga qeveria do të ketë të bëjë me standardet që duhet të plotësojë një person për të shërbyer si përfaqësues i shtetit shqiptar”.

Lidhur me situatën e rendit në vend, Presidenti u shpreh se, “ka një vullnet të autoriteteve dhe organeve ligjzbatuese në vend për tu përballur me situatën kriminale, por rezultatet mbeten për tu parë”.

“Është evidente që situata e rendit vazhdon të mbetet shqetësuese dhe problematike. E rëndësishme është mënyra sesi sillet shteti ndaj grupeve kriminale, sa serioz është shteti ndaj grupeve kiminale, sa seriozisht e kanë institucionet e ligjit përballjen kundër grupeve kiminale dhe kjo bazuar mbi sjelljen me integritet të lartë të personave që merren”.

Sa i përket dekretimit të ligjit për amnistinë, Presidenti u shpreh se, “amnistia është një produkt i parlamentit, një propozim i qeverisë. Presidenti e ka dekretuar si të gjithë ligjet e tjera që janë në përputhje të plotë me Kushtetutën. Është një akt për t’u vlerësuar, ky i amnistisë. Ministria e Drejtësisë do të ishte me vend të bënte një fushatë sensibilizuese.

Lidhur me një zgjidhje për Lazaratin, Presidenti u shpreh se nuk jam dakord me etiketimin e një komuniteti të tërë si kultivues hashashi. Sigurisht ka raste që kultivohet në mënyrë masive hashashi. Kultivimi mbetet një vepër kriminale. Shteti nuk është treguar i dobët. Mbetet prioritet bashkëpunimi me pushtetin vendor, komunitetin atje”.

Lidhur e praninë e z. Basha në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Nishani tha se “prezenca e kreut të opozitës në një mbledhje ku diskutoheshin dy dokumeta të rëdësishëm që do reflektojnë në dekadat e ardhshme nuk ishte e pavend. Kam bërë shumë mire që e kam ftuar edhe z. Basha. Kjo u reflektua edhe në qëndrimin e aktorëve të tjerë që nuk patën asnjë rezervë”.

Lidhur me një inisiativë të mundshme të Presidentit për të ulur në takim Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës, z Basha, Presidenti u shpreh se, “nëse do të jetë e nevojshme dhe rrethnat do ta lejojnë do ta ndërmarrë inisiativën që Rama me Bashën të takohen”.(Gjergj Mima)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Flet presidenti Nishani, Gjinishit, mosdekretimi i ndreces

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT