• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJOK MARTINI I SHQIPTARISE

July 7, 2021 by dgreca

Refleksione-Gjokë Martini në Detroit!

Shkruan  Nafi Çegrani

Aktualisht në zonat me popullsi më të madhe e amerikanëve me prejardhje shqiptare janë New York  City, Detroit, Boston, Chicago, Connecticut, dhe New Jersey.Ndër vite, popullsia shqiptare në SHBA është përqëndruar kryesisht në disa vende. 62,000 shqiptaro-amerikanë janë të vendosur në New York – dhe përbëjnë komunitetin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Rreth 43,700 jetojnë në Michigan – 22,200 në Masachusetts – 16,800 në Illinois dhe rreth 16,000 jetojnë në Connecticut, sipas një studimi të Universitetit të Oxford mbi diasporën shqiptare në Amerikë.

Mes organizatash të ndryshme të formuara nga shqiptarët në Amerikë, e para ishte ajo e “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan” që edhe sot drejtohet nga anëtarë historik të diasporës shqiptare dhe ka si mision kryesor lobimin për shqiptarët dhe promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.Këto aktivitete ishin preokupim edhe të patriotit dhe veprimtarit atdhedashës  Gjokë Martinit.
Malësia në Mal të Zi, prej nga i ka rrënjët edhe Gjokë Martini,  është ndër rajonet me shumicë shqiptare që ka njohur ritme të larta emigrimi. Kjo prirje, sipas demografëve pasqyrohet në faktin se dy herë më shumë se popullata aktuale e zonës, jetojnë në mërgim, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve ka një numër faktorësh për këtë emigrim, por dominojnë shkaqet ekonomike, papunësia dhe ato politike.

*** 

Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë , gjëgjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit , Plavën,  Gucinë, Krajën, ,Rugovën , Pozita e shqiptarëve do të përmirësohet disi në Jugosllavinë e Titos . Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banaur rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre do të rritet deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve …

Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit.Komuna e Ulqinit , e përbërë nga Ulqini  me rrethinë dhe Ana Malit .  Por,  shqiptarët janë shumicë sidomos  në Malësi (ku bën pjesë  Hoti , Gruda  dhe Koja ), që i takojnë territorit të Komunës  së Tuzit.  Gjithashtu një numër i madh i shqiptarëve jetojnë  në trevat e  Plavës, Gucisë , Krajës dhe  Rozhajës .

*** 

Gjokë Martini  lindi në Velipojë, por rrënjën e ka  nga Malsia !

Ai qysh herët kishte menduar se duhej të bënte diçka për vendin nga i kishte rrënjët Trungu i tij familjar, pra ishte i lidhur ngushtë me fatin e Malësisë.Sidomos me emigrimin e tij në Amerikë, e vetmja brengë malli dhe fati ishte ajo e trevave shqiptare në Mal të Zi, e popullit shqiptarë gjetiu, e sidomos për fatin e Kosovës… Andaj gjitha demonstratat që organizoheshin në SHBA, si në Njujork, Uashington, Dretoit, Boston etj.  përbënin si ngjarje për thirrjen e ndërgjegjjes së çdo shqiptari të ndershëm, të çohej në këmbë ,  që shqiptarët ta merrnin fatin në duart e veta dhe të bëheshin të paktën të barabartë me kombet tjera që jetonin në Federatën Jugosllave.  

    ( Gjok Martini pas arritjes në Detroit të SHBA-së )

Ngjarjet të cilat pasuan demostratat ku merrte shpesh pjesë edhe vetë Gjoka në ballë, pasi, siç ceka edhe më herët, çështja shqiptare në Mal të Zi në  Jugosllavi,  u bënë brengë e madhe, duke  i vë vetes detyrë të gjente forma dhe mënyra për të treguar se edhe shqiptarët në Mal të Zi trajtoheshin njëlloj si ata në Kosovë, pavarësisht se regjimi përmes disa “shpirtshiturve” nga këto treva tentonte t’i paraqiste shqiptarët në Mal të Zi të ndryshëm nga ata të Kosovës. Gjoja shqiptarët e këtyre trevave ishin besnik ndaj regjimit dhe përkrahës të “vëllazërim-bashkimit”  jugosllav apo siç i quanin ata “shqiptarë të ndershëm”, të cilët në atë kohë bashkëpunonin me Shërbimet e sigurimit jugosllav sië ishin SJM, UDB-a dhe KOS-i. E tërë kjo kishte sjell edhe zhgënjimin te një numër i madh të shqiptarëve në Mal të Zi. 

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjok Martini, mbetet legjendë , histori dhe rrëfim më vete për gjeneratat që vijnë ! Ai që i ri në Amerikë ndiqej nga UDB-a dhe KOS-i jugosllav, si veprimtar i kauzës kombëtare dhe hero lufte për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe gjetiu, sidomos rreth pavarsisë së Kosovës. UDB-a e Beogradit atë kohë në marrëveshje me SDB n  Titograd (  tash Podgoricë) kishin hap një dosie personale për përpunim operativ me shifrën: „Montenegro“. Tanimë ishin angazhuar gjitha Shërbimet informative jugosllave, në veçanti ai i SIV-it diplomatik në SHBA, duke   instaluar  njëkohësishtë edhe një rrjet informatorësh të cilët edhe përmes rezidencave diplomatike jugosllave jepnin të dhëna relevante  rreth deklaratave dhe qëndrimeve politike të malësorit  Gjokë Martinit  i cili kishte dinjitetin e tij dhe u bënte ballë stuhive të intrigave udbashiane edhe në Michigen. 

Nga informatorët kryesor ishin me emra të koduar si  „Tara“  , „Mataguzi“  ( të vendosur në Detroit) , kurse   „Bujela“ , „Karabusan“ ,“Banovac“  dhe „Çakor“ ishin nga Tuzi dhe Malësia.

( Gjokë Martini, veprimtarë në Amerikë, e survejuan UDB-a dhe KOS-i )

                                  (Pamje nga demonstratat në Amerikë !)

Nga disa biseda që kishe personalisht me të birin e Gjokë Martinit, atdhetarin Agron Martinin,  i cili rrëfen se babai tij edhe para ardhjes si emigrant në Detroit, ishte mjaft i frymzuar nga historia e bujshme dhe patriotike shqiptare. „Ai gjithmonë kishte mall për Kosovë dhe ëndërr  Pavarsinë e saj. Andaj edhe me aktivitetet dhe pjesëmarrjen e babait në demonstrata të mobilizuar me patriota të denjë shqiptaro-amerikanë,  ngrinti zërin për interesat e kauzës kombëtare shqiptare!“ -, thotë  me një krenari të veçantë Agron Martini, duke vazhduar më tej:

“ Duhet të nënvizoj edhe atë se ngjarjet në  Kosova që nga 1981 dhe me Pavarsinë e saj, kanë ndikuar shumë në kalitjen e ndjenjave patriotike dhe atdhedashurisë të babait tim. Dinjiteti i tij i pathyer përballë intrigave dhe prapaskenave të spiunazhit jugosllav në Amerikë, herë-herë ndjehej si i zhgënjyer. Por, me vullnet dhe forcë patriotike ecte rrugës së tij, duke u prri rradhëve të para në demonstratat shqiptaro-amerikane qofshin ato në Njujork, Detroit, Boston apo edhe Çikago!”-përfundon   Agroni. 

           (Bill Klintoni për Gjokën ishte dhe mbeti yll i shqiptarisë!)  

( Shkëputur nga libri “Udba dhe spiunët” ) 

Filed Under: Featured Tagged With: Detroit, Gjok Martini, Shqiptari

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT