• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Globalizmi Komunizëm Integral

January 13, 2021 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

Gjithë këto vite kam vrarë mendjen pse pala demokrate Amerikane përkrah Globalizmin që,  në tre dekadat  e fundit është tregëzuar në masë si shpëtim i botës ?!  Sepse, globalizmi  indirekt  është  filozofi  Marksiste, përdorur dhe ngritur nga  anti-nacionalisti, anti-kapitalisti, neoliberali, David Harvey, i cili u mundua që zehrin e komunizmit ta kthejë në teori “mrekullibërëse” për botën, përpjekje për të qorruar dritën dhe mirëqënien e kapitalizmit. Amerika  nuk ka qenë asnjëherë globaliste… një filozofi e vjetër komuniste  me një  “kontorno të re”. Filozofia e kapitalizmit dhe pragmatizmit amerikan është bazuar dhe zhvilluar mbi kapitalin dhe besimin në Zotin dhe jo mbi teoritë eteriane nihiliste. Unilateralizmi dhe multilateralizmi amerikan ka poseduar një filozofi në vete… mbrojtje dhe bashkëpunim në favor të interesave amerikane, dhe e theksoj: në favor të interesave amerikane! 

Gjatë Luftës II Botërore, ndërsa bota mundohej t’i mbijetonte kësaj lufte, Amerika dhe Anglia hartonin strategjinë e pasluftës për pesëdhjetë vitet e ardhshme. Sigurisht, gjeopolitika e saj përfshinte dhe vendet aleate në kontekstin e bashkëpunimit. Franklin Delano Roosevelt, Winston Churchill dhe Dwight D. Eisenhower, mendonin që t’u siguronin vendeve të tyre për një gjysëm shekulli, begati, prosperitet, siguri dhe në planin politik. Ruajtja e influencës  gjeo-strategjike që ishte dhe është jetike për Amerikën. Sot, ne nuk shohim më mendje të tilla të ndritura, por vetëm politikanë karrieristë, mediokër e revanshistë. 

Lufta e ftohtë solli  nevojën e NATO-s dhe  më vonë OSCE, për t’u mbrojtur nga Traktati i Varshavës, si nga ana strategjike ushtarake por dhe politike të moskthimit të komunizmit në vendet që ishin prekur nga murtaja e kuqe. Po çfarë po ndodh? Pas  skadimit të filozofisë 50 vjeçare të luftëtarëve fitimtarë dhe mendimtarëve që shkatërruan pa luftë perandorinë e hekurt të BRSS –së, presidencat e demokratëve  patën  një shkarje graduale në prehërin e globalizmit, ku vendet e nivelit joamerikan ishin dhe janë të interesuara që të fitojnë sa më tepër prej teknologjisë dhe fondeve të planetit blu. Të mundurit e mëdhenj, Rusia, Kina krijuan me durim të madh strategjinë e marrjes së kalasë nga brenda, duke  frymëzuar dhe financuar filozofinë e globalizmit. Ndryshe bënë Gjermanët me disiplinën e filozofisë së fshehtë të Heidegerit, krijuan një supremaci në Europë (bashkim racional dhe jo globalizëm), duke hapur rrugë për një Europë të bashkuar si nevojë e balancave dhe supremacisë. Projekti gjerman, dukej dhe duket afatgjatë, por Brexit, apo më saktë dalja e Britanisë nga Unioni, ka shtruar një pikëpyetje historike që ka mbetur tash për tash pa përgjigje. 

Illuminati (Illuminatus), skeptri i Commonwealth-it  të sotëm  e shikoi nevojën e lojës së dyfishtë për t’u ribërë faktor, ashtu si në të shkuarën, për të rimarrë kontrollin e eskaliburit të fuqisë drejtuese. Kjo perandori, gjoja e fjetur, është boshti i rrotullimit të botës. Ardhja e Donald Trump, aspak politikan, kalorës i biznesit, nacionalist religjioz ,  prishi interesat e tri botëve të vjetra, të cilat nuk përkonin me filozofinë unilaterale të Trump, filozofi kjo e aplikuar për herë të parë nga George Washington: “America first!”, Donald Trump ishte i vetmi që kuptoi impaktin e konglomeratit infiltrativ dhe neoliberalëve si kërcënim për Amerikën. Ai e shikoi regresin e jashtëm si  kurs konspirativ kundër vlerave, kulturës  dhe ekonomisë së vendit. I vetmi gabim që bëri ai, qe politika ndaj emigrantëve, e cila u pa dhe si fobi, dhe ndoshta harroi se shteti amerikan është formur nga vetë emigrantët. Është e vërtetë se emigrantët e 30 viteve të fundit kanë përmbysur balancat e vjetra politike. Kjo përmbysje ka qenë e parashikuar, sepse qasja e PD amerikane ka qenë konstante në këtë drejtim. Ajo kërkon ta shfrytëzojë këtë superioritet me nisma që sfidojnë ligjin e vënë nga baballarët e kombit, atë të elektrovotës, sepse duke e eleminuar këtë ligj, ata besojnë se sigurojnë një pushtet absolut për shumë e shumë vite. 

Sipas mendimit tim, Trump e shikoi globalizmin si komunizëm integral dhe u përpoq ta luftonte diplomatikisht. Marrëdhëniet me vendet dhe me botën i vendosi mbi parimet e interesit reciprok, ndërsa koston e paqes kërkoi ta ndante me të gjithë ata që e konsiderojnë veten faktorë. Trump e kishte kuptuar se bashkëpunimi multilateral nuk është funksional, edhe pse në aparencë duket si tillë, por në realitet, është e kundërta, është një gënjeshtër e madhe, një mënyrë për të mos zgjidhur asgjë pikërisht për të lënë ndezur krateret e konflikteve. 

Bota gjithnjë ka operuar me disa standarte. Amerika shprehjen “duble standart” e përdor si gjykim për jo trajtimin e njëjtë, por nuk ka qenë e thelluar të  kuptojë natyrën e funksionimit të mjaft diferencave, sepse vetë Zoti e ka ndarë botën në standarte të ndryshme: në engjëj e djaj, në të mirë dhe të këqinj, në patriotë e tradhëtarë, në të ditur dhe injorantë, barbarë e të qytetëruar, të pasur dhe të varfër, në të moralshëm dhe të pamoralshëm. Vetëm teoria Marksiste e Manifestit Komunist ka pasur  një standart, i cili  u shkërmoq si teori dhe praktikë përballë fuqisë kapitaliste dhe demokracisë perëndimore, por që sot mundohet të ringjallet falë mendjeshkurtërve, përmes një teorie relativisht të re dhe të frikshme që emërtohet “Globalizëm!”, term që unë e përkthehej:  Internacionalja e Re!  

Që  nga koha e luftës civile  amerikanët nuk kanë qënë asnjëherë më të ndarë se sot!

Në lajmet e shtypit neoliberal të kryesuar nga CNN shohim një pasqyrë kundraproduktive të reales. Lëvdatat ndaj Kinës, ndaj aleatëve të rremë, nga njëra anë, sulmet rrënuese ndaj kulturës, institucioneve, bizneseve nga ana tjetër. Me muaj, ky stacion, i cili ka qenë një dritare informimi dhe shprese, ka humbur emrin dhe  qëllimin e lirisë. Ndaluni vetëm në ngjarjet vandale që ndodhën verën e kaluar, rrënimin e institucioneve , shkatërrimin e bizneseve, anarkisë totale, sulmi ndaj  Shtëpisë së Bardhë  ku kaluan barrikadën e policisë me dhunë. Në Amerikë është një ligj që po kalove barrierën e vënë nga policia, quhet krim. Biles, po e lëvize dhe barrierën e punëtorëve që  punojnë në rrugë,  përbën  felony (krim)! Po sa barriera e gardhe policie, djegie, rrahje dhe vrasje policësh ndodhën gjatë luftës “paqësore” të paguar nga miliarderët dhe politikanët  e majtë, sa?! E pra, stacionet në fjalë (duke u përkrahur dhe nga ca  “analistë” tanë që nuk e kanë lexuar një libër politik në jetën e tyre)  i bënë  jehonë barbarëve dhe konglomeratit infiltrativ, duke i quajtur paqësorë etj. Kurse, vetëm një ditë tufani nacional Trumpist, u përpoqën që ta gozhdojnë me të gjithë arsenalin e urrejtjes dhe epiteteve, deri në Insurrection! Filozofi  popull  thotë: “ Çdo të mbjellësh do korrësh !”  Nëse mbjell erë do korrësh fortunë!  

Armiku i demokracisë është anarkia që shkërmoq qëllimin e idesë në  polarizimin e  veprimit. Në këtë rast, paqa humb, duke humbur  si ideatorët  dhe protektorët. 

Kur dëgjova se sa patriotë do të mblidhen në Washington për të protestuar në 6 Janar, seç ndjeva një trishtim sepse e dija se është e pamundur që të kontrollohen një milionë e gjysëm protestues. E para: Pala kundërshtare do të bëjë çmos që t’a kompromentojë me të gjithë arsenalin e saj. E dyta: Bindja e heroizmit tek nacionalistët nuk njeh kufi dhe nuk ka pushkë e mitroloz që t’i ndalë! E ajo parandjenjë e trishtim që pata u vërtetua.

Asnjëherë nuk e kam thënë më parë, por me 13 Dhjetor 1990 në Shkodër, xhami i parë që u thye… u thye nga një njeri i panjohur, të cilin e gjeta në polici pas arrestimit tim. Ishte oficer i ri me shtat mesatar me flokë  ngjyrë kafe të hapur me onde… me një fytyrë të bardhë dhe sy gri. E shikuam njëri-tjetrin gjatë, por heshtëm të dy! (Në vend e mendova se kishte qenë një kurth, në të cilin ra për fat të keq një pjesë e demonstruesve. Ishte një përvojë e re që mua  më ndihmoi më pas.) Gjatë atyre momenteve teksa depërtova përmes fantazmës së gjallë që kisha përpara, m’u kujtua demonstrata e 14 Janarit 1990, një demonstratë model që e gjithë bota e qytetëruar do ta merrte shembull. Një heshtje kuptimplote. Demostrimi lexohej në fytyrën e çdo shkodrani: “Liri!”. Një ngjarje qytetare brilante. Heshtjen e theu vetëm i riu Helidon Bele: “Poshtë Partia e Punës!”, por më pas, dhe pse u arrestuan Kastriot Haxhi e  Branko Mixha etj, nuk u thye asnjë xham, biles as nuk u dëgjua as ndonjë zhurmë nga këmbët që ishin ngjitur në trotuare dhe asfalt, çfarë tregonte vendosmërinë ideale të shkodërloces së naltë. Ajo heshtje vendosmërie foli më tepër se sa një revolucion me zhurmë e gjak. Atë ditë Shkodra i bëri  funeralin  regjimit komunist, gjë që e kam thënë që në vitin 1991. 

Nëse do rrethohej Capitol Hill në distancën e lejuar dhe të qëndronin disa ditë proteste për votën e vjedhur,  Amerika do të kthehej në vlerat e saja që bota i kishte dhe i ka ëndërr.  Por, me 6 Janar, kjo megalëvizje u kompromentua rëndë, dhe ju siguroj që kjo nuk ishte në planin e Partisë Republikane dhe të Donald Trump, sepse ajo ishte vetëvrasëse dhe nuk i interesonte askujt, por vetëm palës kundërshtare që ta përdornin më vonë në planin diskreditues. 

Vetë vendimet  e fundit të Twiter, FB, Google, Amazon, Apple  etj., tregojnë se sa të drejtë kishte Trump, për webin majtist. Kompani të  tilla kanë brenda kalin e Trojës, padyshim amalgamat e inteligjencës së  huaj.  Mendoj se  njerëzit më të aftë të këtyre agjensive spiunazhi janë punësuar enkas si “specialistë” të medias  për të goditur sistematikisht (por më fort në momentin e duhur), demokracinë amerikane. 

Nëse dikush mendon se demokratët (megjithë gabimet e tyre…),  nuk kanë vlera humane e nacionale, mendon dhe shprehet gabim! Demokratët e Amerikës janë një vlerë nacionale dhe ndërkombëtare, një shkollë në vete, por trajtimi i problemeve në këtë mënyrë në një kohë kur Kina dhe Rusia po luajnë një lojë të rrezikshme,  nuk e ndihmon Amerikën e Madhe dhe lidershipin e saj në botë, përkundrazi e dobëson atë. Në këtë rast do doja ta kisha gabim, por kam frikë se kam të drejtë!

Duke u kthyer nga retrospektiva e përvojës së kaluar për ngjarje të tilla, vazhdojmë me të kundërtën e CNN dhe makinën e shtypit neoliberal, Fox News. Një kanal serioz dhe dinjitoz që mundohet të thotë të vërtetën. Fox News, denoncon të shëmtuarën dhe mbron demokracinë duke mbrojtur kombin amerikan dhe realen, por përsëri brenda të vërtetës theksi logjik dhe trajtimi i problemit nuk parandalon dot masivitetin dhe dominimin e mediave të skeptrit të ekstremit të majtë !!! Pra, nuk është mjaft!

Sot neoliberalët janë në festë, pasi plani i detajuar i komplotit global u realizua. Boritë e fitores ua kanë errësuar arsyen, dhe siç theksova më lart, kanë  filluar revanshin duke mbyllur webe e llogari në Twiter dhe FB. Rasti i mbylljes së dritares së komunikimit në Twitter të Trump dhe  suspendimit  të “Parler” nga APP Store etj., tregon  një nga dukuritë negative të markës Globalizëm. Në Twitter është dhe diktatori Iranit, Ruhollah Khomeni, ndërsa Presidentit Trump i mbyllet llogaria! Çfarë morali është ky ? Ky është morali i komunizmit integral, ku krimineli i klanit global është më i vlefshëm se sa nacionalisti amerikan, shqiptar apo gjerman. Kjo  tregon  definicionin real  të klasës së re të përzier  pa vizion, parime dhe atdhe, që unë guxoj ta quaj internacionalizëm selektiv, i cili udhëhiqet nga kundraproduktiviteti klasor majtist. Çmeduria nuk ndalet aty, por klasa politike e komunizmit integral që është e frikësuar nga udhëheqësi unilateral i 75 milion votuesve amerikanë, për të mbyllur kapitullin e furtunës nacionale bëri  impeachment ndaj Trump! Ju siguroj, se edhe nëse do mundohen të ndalojnë nacionalizmin  e Donald Trump, ai do rritet dhe do bëhet një cunam jo vetëm Amerikan, por dhe më gjerë. Gjenerali Bolivar , njeriu që çliroi Amerikën e Jugut nga robëria Spanjolle u degdis deri në eksil, por ja që sot një pjesë e botës së qytetëruar e ka monumentin e tij deri dhe në Amerikë. Pra legasia e tij qëndron më fort sot se atëherë kur qe gjallë. 

Gjatë këtyre ditëve, kam parë shumë karkalecë gjoja intelektualë pa bosht që marrin poza dhe skuqen në fytyrë si specat, duke mos qenë në gjendje të mbulojnë defiçencën e dijes, historisë dhe sjelljes qytetare. Askushët kërkojnë të bëhen dikush me përralla fëmijësh. Njëri nga ata, dhe pse nuk i mjaftoi “analiza brilante” e kurthës së fesë… hyri dhe në histori pë të na treguar se si u vra Indira Gandi, duke  ngatërruar keq luftën  sektiste me politikën e votës! O zot! Deri kur do të na shfaqen këta sharlatanë?!  Pasioni majtist, ka qenë dhe është gjithnjë gangrena e paqes dhe zhvillimit. Çfarë nuk shikuam e dëgjuam  gjatë këtyre katër viteve, retorika të shëmtuara kundër Presidentit të Amerikës, një llum dialektik degjenerativ që do ta kishte lakmi dhe Pol Poti.  Askush nuk e ka përkrahur thyerjen në Capitol Hill! Ka qenë një akt i dënueshëm, sepse dhe ne që kemi ardhur më vonë në këtë vend e kemi quajtur altarin e demokracisë botërore…shtëpinë tonë , shkollën tonë  dhe jo  vetëm tempullin e shenjtë të popullit amerikan! 

Histeria e majtë kundër demonstruesve paqësorë patriotë do gjykohet nesër nga historia dhe kurrë nga aparatçikët partiakë dhe mjeranë që  shfrytëzojnë  momentin për qëllime të mbrapshta. Thyerësit e ligjit nuk kanë asgjë të përbashkët me idealistët  nacionalistë që nuk mund të barazohen kurrë  në asnjë kusht e rrethanë me puthadorët e paguar. 

Do vijë një ditë, kur të majtë e të djathtë, centristë e liberalë  do e kuptojnë se kjo nuk ishte lufta kundër Trump, por ishte një konspiracion global ndaj  Amerikës .

Dy fjalë për Joe Biden: Politikani amerikan  që i dërgoi letrën e “famshme” Josiph Bros Titos. Njeriu që u tërhoq nga gara presidenciale në vitin 87-88 , sepse u kap në rrenë. Ky ishte kandidimi i tretë i tij. Megjithatë, ky personalitet pati fuqinë e korigjimit të vetvetes si ashkush tjetër, duke përkrahur pa rezerva Dardaninë martire, por në udhëtimin e vet politik nuk bëri asnjë gjë signifikative. Le të shpresojmë se, askush tjetër nuk e ka përvojën e tij politike per të bërë punët që nuk ka mundur t’i bëjë me parë. 

Uroj me gjithë zemër Joe Biden, për Presidencën  sepse dhe ky është mik i dashur i shqiptarëve  dhe i demokracisë. 

Ai duhet të bëjë kujdes nga dragoi i verdhë, globalizmi që padyshim është komunizëm Integral, neoliberalizmi (që nuk ka lidhje aspak me liberalen tradicionale amerikane)  dhe Illuminati… dhe sidomos nga majtistët e partisë së vet.    

Ai duhet të tregojë se është një gur i çmuar i shkollës politike klasike amerikane. Nëse ky bie viktimë e konspiracionit global, humbësi më i madh do të jetë  Amerika! 

Dy vite na ndajnë nga e vërteta e madhe !

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, Globalizmi, Komunizëm Integral

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT