• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Heroina që i shërben motrës së saj të sëmurë rëndë nga persekutimi

March 31, 2016 by dgreca

Bisedë me gruan dhe poeten e persekutuar nga regjimi diktatorial znj.Donika Hamitaj/

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

Unë jam kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për të sepse është motra ime, pengu dhe dhimbja e prindërve të mi e cila deri sa vdiqën mbeti plagë e pa mjekuar, varr i hapur para syve. Hamitaj

Ju jeni lindur dhe rritur ne Shqipëri, cila ka qenë fëmijëria juaj dhe si e kujtoni sot qe ju jeni rritur dhe keni krijuar familjen tuaj?

Te falënderoj Kozeta që më mundësuat këtë intervistë disi të sikletshme për t’i përmbledhur tërë ato vite tragjike që shkaktoi ai sistem, jo vetëm familjes sime, por gjithandej. Fëmijëria ime, nëse do të përmblidhej brenda një fjalie të vetme do them vetëm kaq:  Ajo u gjymtua para se të mëkëmbej.  Sot them: Faleminderit Zot që kjo spatë ra mbi mua dhe jo mbi fëmijën tim. Por ndërkohë më rishfaqen vuajtjet më tepër shpirtërore se sa ato fizike të prindërve. Pasi u bëra prind vet ndjeva dhe i kuptova më qartë dhimbjet shpirtërore të tyre, mund të them me plot gojën, atyre u shqyhej zemra teksa shihnin kur ua gjymtonin fëmijët para syve, dhe kjo ishte agonia më e tmerrshme e dhimbjeve që ata përjetuan.

Ne çfarë moshe keni qenë kur ju dëbuan për te shkuar ne Hekal dhe si e keni përjetuar dëbimin dhe jetën e vështire atje?

Unë jam më e vogla e fëmijëve, kur na dëbuan si kisha mbushur pesë vjeçe, ende e kam të gdhendur në çdo qelizë atë ditë prilli, shpërfytyrimin, dëshpërimin e thellë që kish pllakosur në fytyrën e gjithësecilit prej familjes. Ne si fëmijë përjetonim dhimbshëm momentin, por prindërit shihnin më tej, një kalvar torturash që nuk i dihej fundi…Vështirësia më e madhe nuk ishte ikja nga qyteti dhe ardhja në fshat, as puna fizike tepër e rëndë, por përbuzja, koncepti i gabuar që u ish injektuar atyre njerëzve të cilëve u ishte dhënë një informacion i rremë, duke na trajtuar si të ishim përbindësha dhe duhej të na izolonin mes telave me gjemba, kjo ishte fjala që përmendnin herë pas here ata që përfaqësonin pushtetin e asaj kohe, të cilët me doktrinën mashtruese bindnin masën e paditur të shoqërisë për “rrezikshmërinë” tonë.

Cilat janë disa nga mbresat tuaja të shkollimit në Shqipëri dhe momentet më të hidhura të saj?

Fakti që vinim nga prindër intelektual, me traditë të lashtë fisnikërie ishte pozitiv për të gjithë ne si fëmijë, pavarësisht kushteve jo favorizuese në të gjitha drejtimet e tjera.  Ne shkëlqyem gjatë kohës së shkollës si në mësime po ashtu edhe në sjellje, për këtë janë dëshmitar gjithë mësuesit dhe nxënësit e asaj kohe. Babai kishte mbaruar liceun e Korçës, vlerësuar me medalje ari, ai qe marrë me trainim kuadrosh, kishte aftësi dhe shumë takt për të na i bërë mësimet të dëshirueshme. Por nga ana tjetër ne do ndeshnim çdo ditë sytë paragjykues të bashkëmoshatarëve tanë, të vetë mësuesve që na jepnim mësim, të cilëve u ish dhënë urdhër për mos të na lënë ta ngrinim kokën duke demonstruar dijen dhe aftësitë tona dalluese nga të tjerët. Momentet më të hidhura për mua si fëmijë ishin kur na shpinin në muzeun e shkollës, atje kishin bërë karikaturë gjyshin, babanë e babait, dhe kur gjithë nxënësit qeshnin, talleshin, pastaj njëkohësisht sytë e tyre ironik binin si shigjeta mbi gjithë qenien time, unë ndihesha fëmija më fatkeq në botë sepse dhe vet mësuesi i miratonte ato shikime thumbuese përderisa nuk reagonte fare ndaj tyre, ndërsa kulmi i hidhërimit tim ka qenë kur më privuan vazhdimin e shkollës, pavarësisht se babai i mbante të gjithë librat dhe më mësonte vet.

Ju jetoni dhe punoni ne Shqipëri, ndërkohe jeni një motër shembullore pasi i shërbeni motrës suaj e cila është me depresion me diagnozë A1, mund të na shpjegoni ju lutem diagnozën A1?

Diagnoza që u konstatua nga psikiatria e Vlorës quhej skizofreni, ndërsa statusi që mori nga INSTITUTI I INTEGRIMIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË A1, u quajt kështu sepse sëmundja e shkaktuar qe si rrjedhojë e përndjekjes dhe persekutimit me konfirmim te vet mjekëve që konstatuan kush ishte shkaku i këtij depresioni nervor. Kjo traumë e rëndë i dha goditje në tru e cila e shpuri në gjendje të pashpresë për rikthimin normal të menduarit, dmth ky status A1 konfirmon shkallën maksimale të persekutimit në bazë të një komisioni ngritur enkas për shqyrtimin e kësaj çështje.

Sa ju ndihmon shteti si e persekutuar dhe a e ndjeni praninë e tij ne lehtësimin e dhimbjeve dhe te shërbimit për motrën tuaj?

Në fillim kur ishim të gjithë familja së bashku, u dha një shpërblim i vogël dhe iu lidh një rrogë minimale, tani që e mbaj unë personalisht qysh prej 20 vjetësh veç asaj rroge asgjë tjetër, nuk më kanë njohur as kujdestarin, më thonë: “vetëm të paralizuarve u takon shpërblimi për kujdestarinë”. Gjithësesi un jamë kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për të sepse është motra ime, pengu dhe dhimbja e prindërve të mi e cila deri sa vdiqën mbeti plagë e pa mjekuar, varr i hapur para syve. Kjo pra është arsyeja përse unë nuk i mora parasysh problemet dhe pasojat të cilat më privuan jetën në shumë drejtime…

Ju keni botuar libra me poezi, në disa prej tyre janë plagët e shpirtit ende te pashëruara, cilat janë disa nga motivet që ju kanë dhënë muzë për te shkruar?

Zanafilla e motivimit tim merr udhë qysh nga fëmijëria, pasi m’u desh të përballesha aq e vogël me një padrejtësi të madhe deri në ekstremizëm. Fryma ime filloi kontradiktën në brendi të saj, ndoshta si të thuash një “rebelim” i cili duhej të shpërthente diku…Unë nisa të shkruaja, por jo çka i përkiste moshës fëmijërore, mendimet ishin tej masës të sforcuara, pavarësisht asaj që rimonte bukur në fletë. “Rebelimi” im vazhdonte të merrte përmasa, shkruaja fshehurazi të gjithëve se nuk doja të më diktonte asnjë prej familjes pasi shkrimet e mia rrezikonin nëse do të zbuloheshin, dhe unë isha e vetëdijshme se ç’mund të ndodhte nëse do të diktoheshin nga dikush jashtë familjes. Plagët e shpirtit të pashëruara pasojnë njëra tjetrën, gjithësecila plagë ka një dhimbje më vete… Babai një intelektual ku brenda botës shpirtërore kishte thesare vlerash, u shkel nga injoranca, u përçmua nga harbuti, iu mohua çdo e drejtë për t’i shpalosur më tej këto vlera, deri sa vdiq në moshën 63 vjeç. Nënës i ra gjithë pesha e vuajtjeve se babai pasi erdhi në fshat sëmundja e vuri përpara, dhe ju desh asaj të përballej fizikisht dhe psikologjikisht në çdo drejtim. Motra e vëllezër shkëlqenin në mësime, sjellje e kudo…iu mohua e drejta e shkollës dhe demonstrimi i aftësive që kishin, sigurisht pasojat vazhdojnë sot e kësaj dite sepse asnjëri prej nesh nuk është atje ku mund të ishte po të mos ishin privuar nga ai sistem. Plaga më e madhe është motra e sëmurë mendërisht, cunguar në çdo qelizë, e pashpresë më në këtë botë, një dhimbje më e dhimbshme se vetë vdekja.

Ndonëse ne jemi rritur ne një vend ateist, ne poezitë e tua ndihet fryma e Zotit, si jeni lidhur me Hyun dhe sa jua ka ndryshuar jetën Zoti? 

Sa më shumë botë të kesh brenda vetes aq më shumë të shtyn kurreshtja ta njohësh atë…Babai më kish thënë se kur isha e vogël isha tepër kurreshtare për natyrën, si funksiononte jeta, i kërkoja detaje dhe e bombardoja me pyetje, ndonjëherë më anashkalonte, kur përgjigja e tij ishte jo e duhura arrija ta kuptoja, sa që ai ngelej i befasuar. Kështu, imagjinata ime filloi të fokusohej mbi krijiminë dhe natyrën, pavarësisht se kisha studiuar evolucionin nuk ishin fakte bindëse për mua, faktikisht dhe një krijim apo prodhim sado elementar të jetë kërkon dituri…po i gjithë ky krijim mahnitës, programuar në mënyrë të atillë sa milimetri të devijoj çekuilibron gjithë rruzullin tokësor! A mund te themi për orën, kompjuterin dhe gjithë mekanizmat u vetëprogramuan…!? Disa shkencëtar janë dorëzuar përpara një qelize mikroskopike kur kanë zbuluar funksionimin e saj janë befasuar! Çdokush është i vetëdijshëm për aftësitë njerëzore të cilat janë të kufizuara dhe të përkohshme pasi dhe kur lindim nuk na pyet njeri nëse duam a jo…! Qoftë dhe vdekjen nuk kemi forcë të ndalim procesin e saj!…Ajo që mua më bëri më tepër të thërrisja Zotin ishte gjendja shpirtërore, këtë analizë e bëja shpesh në mendjen time, vërtetë njeriu ka përparuar aftësitë e tij, teknologjia ka evoluar në dobi të njerëzimit deri diku…por ajo nuk mund të japi frymë, shpirt, ndjenja…Sa me tepër rendet pas saj aq më tepër ngurtësohen, mekanizohen ndjesitë. Sigurisht shohim një botë moderne, por të stresuar më shumë se kurrë…! Gjithësesi un i thirra Zotit në çaste tepër të vështira, kur ke probleme fizike kërkon mjekun kompetent për ndërhyrje, ndërsa thellësitë e shpirtit i njeh vetëm ai që ka frymuar brenda dhe di çdo sekret apo detaj të tij, kushdo tjetër më shumë ka për ta komplikuar situatën sesa mund ti japi zgjidhjen e duhur, edhe sikur të ketë dëshirën e mirë për të ndihmuar. Zakonisht njeriu është i predispozuar t’i referohet materies, edhe pse është i vetëdijshëm dukuritë frymore janë shumë herë më të ndjeshme nga fiziket! Të gjithë e dëgjojmë dhe e kemi përjetuar shprehinë – “fjala vret më shumë se plumbi”- Një fjali e vetme, nëse do thellohemi, na shpie përtej ekzistencës së materies!…Çfarë është fjala!? Kë vret ajo!? Kush të dhëmb!? Do doja t’ia përcillja gjithkujt këtë mesazh që të meditoj dhe të thellohet pak brenda këtyre pyetjeve dhe të nxjerri përfundimin, dhe më pas të dali nga egoja e përditshme të natyrës së mishit, fizike. Për mos të zgjatur më unë do citoj një shprehi biblike-  “Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe Ai mu përgjigj.” Thirrja ime doli bashkë me lotët e shpirtit, qysh aty filluan hapat e para të ndryshonin rrjedhën e mendimeve, mënyrën e të gjykuarit, nuk mund të them u ndan me spatë, por fryma ime nisi një luftë tjetër që ja vlente, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve sunduese të botës së errësirës, kundër frymërave të mbrapshta…pata ndjekur disa rite fetare, studiuar libra dhe fe të ndryshme, por asnjë nuk pati atë forcë qe më dha fjala e vërtet e Zotit nëpërmjet Biblës. Pjesa më e vështirë për mua ishte të falja ata që na i mbytën të gjitha ëndrrat e kësaj jete, dhe na bën dëme të pariparueshme fizike dhe mendore. Gjithësesi unë me Zotin ja dola mbanë, Ai më mbushi me forcë, dashuri dhe dinjitet, gjithashtu e përdori të kaluarën e dhimbshme timen për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë zemrën e thyer nga fatkeqësi të ndryshme në këtë botë e cila sundohet nga djalli.

Cilat janë ëndrrat e parealizuara të Donikës para viteve 90-të dhe pas viteve 90-të? Cilat janë disa nga projektet tuaja për të ardhmen?

Të flas për ëndrrat e mia nuk di nga t’ia nis më parë, veçse mund të përzgjedh dëshirën e madhe që kisha për të shkruar, lirinë e të shprehurit dhe nëse do mundesha të isha një vlerë  në gjurmët e atyre burrave dhe grave fisnikë, ku ti përçoja më tejë vlerat, traditat e familjes sime që historikisht i dhanë emër të nderuar këtij kombi. Pas viteve 90-të unë kisha obligime familjare dhe më duhej të siguroja të ardhurat ekonomike, kjo ishte tepër e vështirë të punoje me dinjitet dhe të mos korruptoheshe me “ofertat” që mund të hasësh nga individ, shoqata, parti politike të çdo lloj sistemi qofshin, nuk më pëlqeu të angazhohesha në politikë apo të përdoresha nga të tjerë, më mjaftoi ajo liri që mund të zgjidhja një mënyrë për të siguruar të ardhurat ekonomike dhe mos të varesha nga dikush tjetër, vërtetë ishte mjaft e vështir, por mua me lumturonte fakti që po ja dilja mbanë. Do kalonin vite që diku në skutat e shpirtit të rizgjohej pikërisht ajo ndjenjë që e mendoja përfundimisht të vdekur, ndoshta jo me nivelin artistik të duhurin, por janë shkrime reale, tashmë me një këndvështrim tjetër, nën ndikimin  e frymës së Zotit e cila nuk bën kompromis me padrejtësitë dhe mëkatet, gjithashtu pa kopjuar dhe përshtatur me poet të tjerë kushdo qofshin ata. Sa për të ardhmen nuk mund të projektoj asgjë sepse ne nuk i dimë ditët e jetës sa i kemi, por në dashtë Zoti dhe në paçim jetë më pëlqen t’i jap prioritet dhuntisë që kam. Te falënderoj Kozeta që më pritët për këtë intervistë dhe të uroj suksese pafund ty në gjithë projektet që ndërmerrni në misionin tuaj fisnik. Respekte!

Fund marsi, 2016

Staten Island, New York

Top of Form

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Donika Hamitaj, Heroina, nga persekutimi, që i shërben motrës së saj të sëmurë rëndë

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT