Një analizë nga Rafael Floqi/
Dr. Fauci tha se “situata e paracaktuar” duhet të jetë që fëmijët të kthehen në shkollë, si për mirëqenien e tyre, ashtu edhe për të mbrojtur prindërit që punojnë.“ Por në këtë pohim, ka edhe një ‘megjithatë’”, shtoi ai, duke deklaruar, se siguria, shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve, mësuesve dhe personelit është “thelbësore”. Pasi nuk ka asnjë formë që t’u përshtatet të gjitha rasteve dhe zgjidhjeve. Pra përgjigjet për shumë pyetje në lidhje me rihapjen e shkollave mbeten të panjohura.
Ndërsa shkollat rreth SHBA-së kërkojnë t’i rikthejnë nxënësit në klasa këtë vjeshtë, udhëheqësit e arsimit dhe shëndetit publik po kërkojnë të gjejnë hulumtimin më të fundit për tëorganizuar rihapjen në mënyrë sa mëtë sigurt të shkollave. Por ekspertët thonë se kërkimi shkencor se si mund të përhapet Covid-19 në shkolla është ende shumë e pasigurt dhe shumë ngapërgjigjet për shumë pyetje në lidhje me rihapjen e shkollave në vjeshtë mbeten të panjohura.
“Në shumë aspekte, për fat të keq, megjithëse kjo mund të duket pak e frikshme dhe e ashpër… është që ti tha ai (një mësuesi nga unionit i arsimtarëve), ti do të jesh në të vërtetë pjesë e eksperimentit”, tha Dr. Anthony Fauci, anëtari i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për coronavirusin dhe eksperti i lartë i sëmundjeve infektive. Pas shumë hamendjeve, logjistika e rihapjes së shkollave është mjaft marramendëse. Vërejtjet e tij vijnë,në mes një debati, nëse fëmijët do tëduhet të kthehen në shkolla në vjeshtë. Edhe pse rastet e COVID-19 rriten në të gjithë vendin, presidenti Donald Trump përsëri i ka shtyrë arsimtarët dhe nxënësit që ata të kthehen në shkolla.
Fauci tha se “situata e paracaktuar” duhet të jetë që fëmijët të kthehen në shkollë, si për mirëqenien e tyre, ashtu edhe për të mbrojtur prindërit që punojnë.“Por në këtë pohim, ka edhe një ‘megjithatë’”, shtoi Fauci, duke deklaruar, se siguria, shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve, mësuesve dhe personelit është “thelbësore”. Pasi nuk ka asnjë formë që t’u përshtatet të gjitha rasteve dhe zgjidhjeve. Pra përgjigjet për shumë pyetje në lidhje me rihapjen e shkollave mbeten të panjohura.
Pyetje pa përgjigje
Çfarë madhësie do tëkenëklasat? Çfarë lloj pastrimi do të përdoret ? A do të ketë kontrolle të simptomave apo matje të temperaturës? A do të ketë maska për të gjithë, apo thjesht vetëm për të rriturit? Këto plane janë të rëndësishme dhe të nevojshme. Por ekziston edhe një çështje për të cilën udhëzimet nuk flasin mjaftueshëm: “Çfarë do të ndodhë kur një rast me Covid-19 të zbulohet në një shkollë?
Qëllimi është që ne të punojmë për t’u siguruar që nuk kjo gjë të mos ndodhë, dhe natyrisht ky është qëllimi. Por ky qëllim ndoshta është joreal. Edhe nëse shkollat mund të jenë të suksesshme në masat e sigurisë brenda tyre dhe nuk do kenë rasteve me Covid-19 në shkolla, përsëri ka rrezik nga rastet që mund të vijnë nga komunitetet përreth.
Drejtuesit e distrikteve arsimore kanë hartuar plane me detaje, sipas të cilave fëmijët do të kenë të drejtë, të mësojnë ne klasa drejtpërdrejt dhe masat që duhen të merren për të parandaluar që studentët dhe stafi të sëmuren.
Pse fëmijëtjanëmë pak të rrezikuar nga Covid-19?
Aftësia e fëmijëve për të transmetuar koronavirusin ndryshon me moshën. Kjo u zbulua nga një studim në Korenë e Jugut në Cheongju. Sipas studiuesve koreanë deri në moshën 9 vjeç, fëmijët transmetojnë virusin 50% më pak se të rriturit. Por nga mosha 10 deri në 19 vjeç ata e përhapnin atë në të njëjtën mënyrë. Këto përfundime u arritën duke analizuar pothuajse 6 mijë fëmijë dhe duke analizuar kontaktet e tyre, në gjithsej 60 mijë persona. Në familjet me fëmijë të moshës 10 deri në 19 vjeç, shkalla e infeksionit të zbuluar ishte 18.6%. Infeksioni binte në 5.3% në familjet me fëmijë nën moshën 9 vjeç. Ajo që i bën të vegjlit më pak infektues janë 2 faktorë: sasia e ajrit që lëshohet nga frymëmarrja dhe lartësia trupore. Me çdo frymë ata do të lëshonin më pak ajër se të rriturit, duke përhapur kështu më pak grimca virale.
Emetimi i ajrit më afër tokës ka më pak të ngjarë të arrijë një të rritur në këmbë. Studimi tregoi edhe disa gjëra që janë nënvlerësuar, siç është numri i fëmijëve që përhapnin virusin në familjet e tyre. Kjo edhe për shkak se ata shfaqin më pak simptoma.
Kur shikojmë të dhënat nga vendet me shkolla të hapura – për shembull si Suedia – ato janë inkurajuese për të treguar që mësimi i hapur nuk është punë me rrezik të lartë. Por kjo do të thotë që mësuesit janë të infektuar në të njëjtën shkallë me pjesën tjetër të komunitetit. Thënë qartë: Nëse 5 për qind e të rriturve në një komunitet kanë Covid-19, atëherë pritet që edhe 5 për qind e punonjësve të shkollave ta kenë edhe ata, edhe nëse nuk kanë ndonjë rrezik më të madh. Ky problem është më i madh në vendet që aktualisht kanë përhapje të lartë të virusit në komunitet, por është një shqetësim praktikisht kudo.
Statistikisht në SHBA ka pasur vetën 63 fëmijë të vdekur nga kjo pandemi dhe vetëm 17 në New Jork në epiqendër të pandemisë, krahasuar kjo me numrin total të vdekjeve në SHBA ka arritur në 150 000. Por ja vlen të ndalemi për një moment pa politizime
Pse hezitohet për të diskutuar se fëmijët nuk janë aq të rrezikuar?
Sipas mendimit tim, kjo është për shkak se ata që duan që shkollat të hapen, kanë frikë se do se duhet tëpranojnë se do të ketë raste infeksioni në shkolla, dhe se ata që kundërshtojnë hapjen e tyre do ta përdorin atë për të argumentuar se shkollat janë të pasigurta. Në të vërtetë, ka lëvizje në Kaliforni dhe gjetkë, që thonë se mësuesit nuk duhet të kthehen në klasë, për derisa të mos ketë raste të reja me Covid-19 në komunitetin e shkollës për 14 ditë. Ky është në të vërtetë një argument për të mos i hapur shkollat fare. Sidoqoftë, ky shqetësim duhet të na çojë në kërkesat për më shumë transparencë, sesa më pak. A është vërtet më mirë të mashtrosh njerëzit me hapje të sigurt, vetëm për t’u përballur me panikun dhe zemërimin kur të ketë ndonjë rast? Nëse do të përballemi tani me realitetin, ne do të jemi më të aftë e më të përgatitur si emocionalisht, ashtu edhe praktikisht, për atë që është e pashmangshme.Pasi të pranojmë realitetin e mundësisë rasteve me infeksion në shkolla, është e qartë se shkollat duhet tëkenë nevojë për një plan. Pjesa e parë e këtij plani duhet të pranojë që shkollat nuk duhet të hapen personalisht derisa rastet e virusit në zonat përreth jenë të ulëta. Vendosja e një numri të saktë për këtë është e vështirë, por një minimum duhet caktuar, sidoqoftë.
CDC ka dërguar udhëzime janë mjaft të qarta se çfarë duhet të bëni me individin e sëmurë dhe çfarë lloj pastrimi duhet të bëhet. Udhëzimet për qasjen e përgjithshme të shkollës janë pak specifike. Sugjerimi për shkollat është, që ndoshta ato nuk kanë nevojë të mbyllen,vetëm për një rast të vetëm, por përtej kësaj, ajo i a le marrjen e vendimit kryesisht shkollave dhe departamenteve lokale të shëndetit. Udhëzimet sugjerojnë një mori faktorësh që duhet të merren parasysh – nivelet e transmetimit të virusit në komunitet, nivelet e kontaktit dhe kështu me radhë – por nuk vë ndonjë kufi të dukshëm. Edhe sugjerimi për të mos mbyllur një çështje e vetme nuk është përfundimtare.
Shkollat kanë mbetur të zgjedhin vetë qasjen e tyre. Një ekstrem është që në thelb të mos bëjnë, asgjë – thjesht veç sa t’i thoni studentit ose mësuesit të sëmurë të qëndrojë në shtëpi. Ekstremi tjetër është të mbyllin shkollën për secilin rast. Nëse një shkollë planifikon ta bëjë këtë të fundit, ajo gjithashtu mund të mos hapet fare. Ekziston edhe një mundësi e ndërmjetme: Të mbyllet klasa për disa ditë, pastrojeni dhe rihapeni përsëri.
Ne mund të shikojmë në vendet që i kanë mbajtur shkolla të hapura për të dëshmuar atë që funksionoi. Shumë vende evropiane kanë mbajtur hapur shkolla, kryesisht me sukses. Ata e bënë këtë duke marrë qasje të ndryshme për mbylljet. Në Gjermani, shokët e klasës dhe mësuesit (por jo pjesa tjetër e shkollës) u izoluan për dy javë pas një rasti të raportuar. Tajvani, me sa duket, kishte planifikuar të mbyllte shkollat për dy ose më shumë raste në shkollë. Izraeli, i cili ka pasur ndoshta shkollat e hapura i ka mbyllur pas çdo rasti. Kjo ka rezultuar në një numër shumë të madh shkollash të mbyllura.
Dëshmitë nga vendet e tjera sugjerojnë se shkollat mund të marrin një shumëllojshmëri të qasjeve. Për prindërit, mundësia që shkolla e fëmijëve tuaj do të mbyllet me një njoftim në moment, është thelbësore edhe në vendimin nëse fëmijët tuaj do kthehen në shkollë apo jo.
Dilemat e prindërve
Unë jam po aq i etur sa kushdo që fëmijët e mi të kthehen në shkollë, por nëse shkolla do të mbyllet për dy javë pas secilit rast infeksioni, unë mund të preferoj të përqafoj të pashmangshmen dhe të planifikoj mësimin on line, në vend që ata ta bëjnë shkollën copa-copa Ky planifikim mund të përfshijë identifikimin e masave rezervë, duke biseduar me prindërit e tjerë, se si do duhet ta mbushim kohën gjatë mbylljes së shkollës apo do të duhet të vendosim, se duhet të zgjedhim për një përvojë plotësisht në internet që nga fillimi.
Distrikti Warren Consolidated Schools ku studiojnëfëmijët e mi paraqiti këto ditë një plan që u linte në dorë prindërve të zgjedhin gjatëkësaj jave, se çfarë opsioni donin të ndiqnin fëmijët e tyre, atë live apo atë on line, kjo për të përcaktuar stafin mësimdhënës. Kjo gjë i ve prindërit, sidomos ata me sëmundje dhe kondita paraprake si diabeti, etj. në vështirësi se si nuk mund të caktohet në pak kohë, se si do duhet tëveprojnë me fëmijët.
Nëna e një shoqeje të vajzës sime 9-vjeçare, me diabet dhe tension të lartë, vajza e së cilës është shoqe e ngushtë e vajzës time, dhe kishte kaluar sindromën Kawasaki, më parë nga një sëmundje tjetër, kërkonte mendimin e sime shoqe, se si do të vepronim ne me vajzën tonë. Shqetësimi i saj ishte i sinqertë dhe maksimal. Shqetësimin që dhe e kishim dhe çdo prind e ka.
Shkollat kanë një nxitje dhe shqetësime të ngjashme. Sa më shumë mbyllje të planifikohen, aq më i fortë do duhet të jetë plani i mësimit në internet. Shkollat duhet të përballen me realitetin tani, të bëjnë një plan dhe pastaj t’i përmbahen atij.Me vitin akademik që pritet për të filluar muajin e ardhshëm në pjesën më të madhe të vendit, prindërit janë të dëshpëruar që mësuesit të japin mësime më interaktive- si në internet ashtu edhe ballë për ballë këtë vjeshtë, ashtu aty ku shkollat janë të sigurta për të.
Paradoksi i sindikatave të arsimtarëve. Esencialë apo jo?
Shumë sindikata të mësimdhënësve , ndërsa janë të shqetësuar për sigurinë e klasave, po luftojnë gjithashtu për të kufizuar kohën që kërkohet nga mësuesit të jenë në dispozicion në video on-line gjatë një dite mësimi.
“Unë nuk mund të jap mësim nga varri”, thuhej në një parullë të sindikatave të mësuesve që kundërshtojnë hapjen. Disa kritikë i shohin sindikatat e mësuesve ndërsa përpiqen t’i kundërshtojnë të dyja mënyrat: nuk kanë dëshirë të kthehen në klasë, por gjithashtu ka rezistencë në disa rrethe për të siguruar një ditë të plotë të shkolle në distancë përmes mjeteve si video live – dhe udhëzimet interaktive, në internet që shumë prindër thonë që fëmijët e tyre kanë nevojë pasi, patën [RF1] përvojë të tillë në pranverë.
Drejtuesit e sindikatës tregojnë se shumë mësues punuan përtej orarit të punës të parashikuar në marrëveshjet e punës kur shkollat u mbyllën në mars. Anëtarët e tyre ofruan mbështetje teknike për familjet duke iu përgjigjur email-eve dhe mesazheve me tekst nga nxënësit dhe prindërit deri vonë natën. Tani, ata duhet të balancojnë shqetësimet ndaj nevojave urgjente të fëmijëve dhe kërkesave shpesh kërkuese të zyrtarëve lokalë dhe federalë. Kjo është një çështje e komplikuar, pasi edhe prindërit nuk pajtohen për atë çka dëshirojnë nga shkollat gjatë pandemisë.
Megjithatë, arsimtarët vështirë se paraqesin një pikëpamje monolite. Një logjikë thotë që ata mësuesqë i druhen infektimit mund të bëjnë mësim on-line, kurse të tjerët më të rinj mësim në klasë.
“Unë jam një shërbyese publike dhe jam e gatshme të shërbej kudo që të kërkohet,” thotë, Aida K. një mësuese e anglishtes e shkollës së mesme në Utica Community Schools . Ajo kishte disa pyetje dhe kërkesa të vazhdueshme në lidhje me sigurinë, por shpresonte që ato të zgjidheshin para shtatorit.
“Unë jam i entuziazmuar të kthehem, nëse kjo është ajo që do të vendoset,” thotë ajo. “Më mungojnë nxënësit e mi.”, tha ajo. Dhe unë duke punuar për një farë kohe si mësues e kuptoj plotësisht atë.
Në një nga parullat e sindikatave, që kërcënojnë me greva, nëse do të fillojë mësimi normal në shtator, shkruhej “Ne nuk jemi punonjës esencialë”. Mos, ndoshta, mësimi on-line do t’i kthejë mësuesit në jo esencialë, dhe komunitetet që gjithnjë i kanë mbështetur sindikatat e arsimtarëve në kërkesat e tyre për rritje pagash do të bjerë.
Por a konsiderohen mësuesit punëtorë thelbësorë? Shumë argumentojnë që-Po.
Po, mësuesit janë thelbësorë – ata janë shtylla kurrizore e edukimit të shoqërisë dhe suksesit të saj përfundimtar.