• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Toka e djegur-Klaiqi i mbetur në mëshirën serbe

October 1, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
“Do të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka mbi të cilat dikur flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit (Nisusit ) dhe në perëndim të Leskovcit është një tokë që edhe sot, quhet Klaiqi që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe jetohej shqip.
Nuk e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka ,por vetëm t`a bëjë të dijtur se dikur e jo fort largë në kohë, ishim ne aty. Na dogjën aso kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm dikush mundi mundi të ikë e të shpëton vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm ..Rritje me dhunë e hisës së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve.
Ishim Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut . S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri janë Shqiptarët. “ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. “ (fxh Toka e djegur, shpirti i përvëluar…. – Fahri Xharra )
“Ç’janë k’to shpi pa tymue
Muhaxhirët i kanë lshue
N’kohë t’shtira tuj udhëtue
Pleq e fëmij për mej pshtue “… nga kënga e muhaxherëve të ikur nga fshati Klaiqi.”( të mbledhuara nga z, Rifat Klaiqi )
Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashaninit ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë.
“Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit l455 “, banorë të fshatit Gjelekarë ishin njëfarë Branku i biri i Berishës dhe Radonja gjithashtu i biri i Berishës. Edhe në Gërbac përmenden Vlladko Arbanas dhe Novaku i biri i Arbanasit. Edhe në ditët e sotme ekzistojnë fshati Arbanash dhe Arbanashka në rrethin e Prokuples……( nga Rifat Klaiqi )
Klaiqi është një fshat që gjendet në Komunën e Lebanës, 25 kilometra larg kufirit Kosovë -Serbi, saktësisht larg vendbanimit të dytë të familjes sime, Kikës.
Para shpërnguljes së banorëve, Klaiqi kishte më shumë se 80 shtëpi. Ka qenë i pasur dhe mjaft i zhvilluar për shkak të tokës pjellore. Më 1860 nga fshati janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, të vendosur në Malësi të Karadakut. Mjerisht…, afërsisht së bashku me 700 vendbanime të tjera ishte detyruar nga regjimi serb i kohës, 1877-78, të shpërngulej nga trojet stërgjyshore. Ndërkaq, në këta dy vjet të vështirë të shpërnguljes masive, nga Klaiqi kanë dalë më shumë se 79 familje. Vetëm në Poliçkë janë vendosur 16 familje, në Desivojcë 4 , në Marocë afër Poliçkës 3 , në Gmicë 3, në Svircë 6, në Gjilan 10, në Laçiç 3, në Velegllavë 2, në Tygjec 5, në Shqipëri 5, dhe në Runikë të Drenicës 1 familje. Familjet pastaj janë zgjeruar, kështu që janë vendosur të jetojnë edhe në shumë vendbanime të tjera, kryesisht urbane. Do përmendur këtu që ende ka toponimi shqipe në këtë fshat, si Latifova Livada (Livadhi i Latifit), etj. Fshati ka qenë pothuajse i pari që ishte kolonizuar nga serbët për faktin se ishte ndër më pjellorët në këto anë.(shënime familjare të Klaiqëve )Me mijëra libra,dhe përkthime të atyre librave në shumë gjuhë të Evropë janë shkruar nga serbët për ato toka , Janë shkruar dhe Evropa lexon ,e libri mbetët . E me librin edhe gënjeshtra serbe. Shqiptarët nuk i lernin tokat nga dëshira por nga dhuna ,nga masakrat e nga vrasjet.Toka e djegur dhe shpirti i përvëluar i shqiptarit që vazhdimisht i duhej të lëvizte të ikëte që vetëm e vetëm të shpëtojë shipirtin e shkallmuar dhe të riçelë si lulja e humbur nëpër tokat e huaja. I përndjekur gjithëmonë.
Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. E ne ende heshtim….
“Ohh… muhaxhirët o bre kah po shkojnë, Dru e gurë o bre ç’po vajtojnë,Bari n’tokë o bre s’po mbin, muhaxhirët kanë marrë dynjanë n’sy Vdesin n’borë e vdesin n’shi, Vdesin pleq o bre vdesin t’ti Vdesin gra e vdesin fëmijë. Muhaxhirët bre kah po shkojnë ,Për ta malet po vajtojnë,buk pa hangër e ujë pa pi, Kanë marrë udhën për Shqipni, Udhën e gjatë o bre për Turki, oh kush njeh Zot, Muhaxhirëve konak iu ban, Muhaxhirët brenda i shtin,””
Fahri Xharra,
29.09.14. Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Kaliqi, meshiren serbe, toke e djegur

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT