NE NDIHME TE VATRANEVE NE PRAG TE KUVENDIT/
QËLLIMET E FEDERATES/
Shenim: Eshte ngritur nje komision pune qe po studion mundesine e aktualizimit te kesaj Kanunoreje, pa prekur frymen dhe parimet e saj. Jane disa juriste, anetare te Vatres, qe po terheqin edhe mendimete vatraneve dhe te degeve, me qellim qe ne Kuvend te diskutohet dhe te miratohen me votim. Kush ka mendime, propozime, vrejtje te lidhet me drejtuesin e ketij Komisioni, z. Bashkim Musabelliu dhe t’ia percjelle me shkrim mendimet. Emaili I z. Musabelliu: musabeu@yahoo.com/
***
Kjo Federatë u themelua dhe u vendos për këto qëllime dhe me këtë
program:
Nyje 1. Të rritë në mes Shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në
mes Shqiptarëve të Shqipërisë shpirtin e ndihmës në mes tyre dhe të
dashurisë për kombësinë e tyre me konferenca popullore dhe botimesh.
Nyje2. Të rritë mes tyre nderimin dhe dashurinë për kanunet dhe
institutat e SHBA edhe të forcojë marrëveshjet e miqësisë mes qytëtareve
amerikanë dhe Shqiptarëve.
Nyje 3. Te përkrahë mësimin e gjuhëve inglishte dhe shqipe dhe të
përhape në mes Shqiptarëve të Amerikës stërvitjen dhe doktrinat morale.
Nyje 4. Të ndihë moralisht për përmisimin e anëtarëve të Federatës edhe
të mprojë sa të mundë immigrantët dhe punëtorët shqiptarë.
FRYMA E FEDERATES
Nyje 5. VATRA nuk duhet të merret me politikë.
ANETARET
Nyje 6. Cdo Shqiptar prej soji që rron në SHBA, që është 18 vjec e
lart, që ka sjellje të mirë dhe që është normal nga mendja munt të
kërkojë të bëhet anëtar i VATRES.
Nyje7. Një njeri që beson në përmbysien e Qëverisë Amerikane me mjetë
revolucionare ose kriminale, ose të pakanunëshme në cdo mënyrë që të
jetë nuk pranohet si anetar i VATRES dhe ne qoftëse ka qëne pranuar nga
lajthtia or mosdija e zyrtarit emeri i tij do të shuhet nga lista e
anëtarve.
Nyje 8. Nje njeri që ka marredhenie me revolucionare, që i përkrah keta
me para ose me artikuj ose me me konferenca ose me cdo menyre tjetër nuk
pranohet si anetar i VATRES edhe sikur të jetë nje njeri i ndershem e i
urtë dhe faji i tij të jetë vetëm nje faj moskuptimi. Neqoftëse nje
njeri i tille u pranua me pare si anetar i VATRES do shuhet nga lista e
anetareve.
Nyje 9. Nje njeri sado i ndershëm të jetë, ne qoftë se ka zakon të
kundershtojë kurdoherë, të grindet e të shaje zyrtaret e Federatës dhe
me sjelljen dhe fjalen e tij të ftohtë e të largoje njerzit nga VATRA
dhe t’a kllase shoqërine ne harxhe duke shumëzuar e duke zgjatur
mbledhjet , nje njeri i këtille nuk pranohet si anetar; ose në qoftëse u
pranua do të shuhet nga lista antareve.
TE ARDHURAT
Nyje 10. Te ardhurat e VATRES jane : a) Nga këstet e përmotcme , numeri
dhe shuma e kësteve duke u caktuar cdo mot nga Kuvendi i VATRA , atëhere
kur Kuvendi nuk i ka caktuar vazhdohet sistëmi i motit që dolli.
b) Nga botime (libra dhe gazeta)të VATRES.
c) Nga dhurata vullnetare prej anetaresh ose miqsh të jashtëm të VATRES.
ZYRTARET
Nyje11. Zyrtare e VATRES jane; Nje Kryetar, nje Sekretar, nje Arketar,
edhe katër Kontrollore. Keta zyrtare të bashkuar dhe formojnë një
Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRES ,
kuvënt i cili eshtë nje mbledhje e përmotëhsme e mbajtur nga Delegatët e
Degeve të VATRES.
DETYRAT DHE TE DREJTAT E KOMiSiONiT.
Nyje12. Komissioni organizon Deget, i pranon ne Federatë, ose i heq nga
lista e Federatës ne qoftë se nuk i binden Kanunores dhe regulores se
VATRA ose porosive të Kuvendit ose vendime të Komisionit.
Nyje 13 . Komissioni emëron dhe pushon nga puna axhentë , konferencierë,
dhe të tjere përfaqësojnes ose delegatë të Vatrës, si pas nevojes, me
rroge ose pa rroge.
Nyje14. Komisioni kqyr hesapet e Federatës, cdo katër muaj dhe me ane të
Kryetarit e të Arketarit boton ne Bulletin zyrtar të Federatës e të
hyrat ne Arkën qëndrore të shoqërise.
Nyje 15 Komisioni me ane të Kryetarit ve ne veprim vendimet të votuara
ne Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij ne kufi të
Kanunores dhe Rregullores.
Nyje 16. Komisioni mblidhet të paktën 6 here ne mot; Ne qoftëse se
Kryetari e gjykon të nevojshme , Komisioni mund të mblidhet dhe me
dendur.
Nyje 17. Thirrje për mbledhjen të Komisionit i ben Kryetarit i cili
cakton ditën dhe oren e mbledhjes.
Nyje18. Katër Anetare të Komisionit po ta shohin të nevojshme , mund ti
kerkojen Kryetarit të therrese ne nje mbledhje ekstraordinare të
Komisionit. Kerkimi duhet të behet me të shkruar dhe duhet të cfaqë
ckoqur arsyet për cilat desherohet mbledhja ekstraordinare.
KRYETARi i Vatrës
Nyje19. Komisionin dhe kryesisht tëre Vatrën e kryeson Kryetari i
Vatrës.
Nyje 20. Kryetarin e Vatrës e zgjedh Kuvendi i Vatrës dhe vetëm nje
Kuvend i Vatrës mund ta nxjerre.
Nyje21. Kryetari gati dhe shtron përpara Komisionit cdo pune me
rendesi, vecan ben harxhe dhe për ndodhjen e Degeve.
Nyje22. Kryetari ne fund të motit me ndihmen e Komissionit i jep
Kuvendit hesap për harxhet dhe për veprimet e Komisionit.
SEKRETARi
Nyje 23. Sekretari i Qëndres eshtë i dyti zyrtar i Vatrës , ze vendin e
Kryetarit kur ky eshtë i larguar, mban deftëre e qënderes dhe
korrespondencen me Deget dhe me anetaret dhe përsonat e jashtme, mban
rekordet e mbledhjeve të Komisionit, mban Arshivat, kycet e zyrave dhe
të Arkes.
ARKETARi
Nyje 24. Arketari iVatrës mban fondet e Federatës, për të cilat eshtë
përgjegjes. Te gjitha sa suma merr duhet ti depozitoje që atë të ditë
ne Banken e zakonshme të shoqërise. S’ka të drejtë të mbaje me tëpër se
qint dollare.
Nyje 25. Arketari ben pagesat e vendosura nga Kuvendi ose Komisisoni.
Cdo pagese behet me ceke të cilat vertëtohen me nenshkrimin e Kryetarit
dhe të Arketarit bashke.
Nyje26. Arketari gati hesapet e katërmuajshme për Komissionin dhe
hesapet e përmotshme për Kuvendin.
KONTROLLORET
Nyje27. Kontrolloret duhet të ndodhen ne cdo mbledhje të Komissionit,
vec në qoftë se ndalohen nga semundja ose nonje shkak të papritur.
KUVENDi
Nyje 28 Kuvendi i Vatrës mblidhet nje here ne mot dhe përbehet nga
delegatët e cdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila
të ketë numrin e duhur anetaresh.
Nyje 29 Vendin dhe Kohen e Kuvendit e cakton Kuvendi i meparshem, ose
neqoftë nje nevoje e shtërnguar e cakton nje votë e kerkuar dhe e
derguar me postë nga Pleqësia e Degeve. Në qoftë se se as Kuvendi i
shkuar ka caktuar gjesendi as Deget kane dhene leje për nje caktim,
kuptohet se Kuvendi do të mbahet ne Boston ne javen e pare të korrikut.
Nyje 30 Delegatët ne Kuvend s’mund të pranohet vec se nje njeri që ka
qëne anetare i rregullt të paktën dy vjet dhe ka paguar të paktën
gjashtë kestët e fundit.
Nyje 31. Prova, ne eshtë Delegati nje anetar i rregullshëm ne dy vjetët
e fundit, do ti kerkohet ne Arshivat e Vatrës.
Nyje 32 Nje anetar i rregullshëm për me tëpër se dy vjet , në qoftë se u
largua nga Amerika fiton të drejtat e nje anetari të vjetër posa paguan
dhe shkruhet përseri anetar që muajin e pare që kthehet ne Amerike.
Nyje 33. Nje anetar i rregullut i semur ne nje spital vazhdon se qëni
anetar i Vatrës pa paguar sa ndodhet ne spital, po e humbet anetarsine
posa del nga spitali në qoftë se s’ paguan kestin se afërm.
Nyje 34 Kredencialet e Delegatëve të Kuvendit i kqyr Kryetari me
Komisionin ne Zyrat e Vatrës para se të hapet Kuvendi dhe i vertëton
sit e rregullshme ose të pafuqishme.
Delegati , ne mos u pranoftë duhet t’i bindit ketij vendimi të paktën si
mase provizore dhe ka të drejtë ti kerkoje Kuvendit i cili munt të
përmbus vendimin e Komisionit.
Ankimi mund t’i behet Kuvendit me të shkruar dhe Delegati i papranuar
mund të thirret nga Kuvendi që të shtroje shpjengimet e tij; po nuk
mund të hyje ne Kuvend i pautorizuar, dhe cdo hyrje me pahir nga ana e
tij do të denohet heqjen e anetarsise si nje turbullonjes dhe shkeles
i rregullave dhe si nje njeri i paqytëtëruar.
Nyje 35 Chairman i përkohshem i Kuvendit eshtë Kryetari i Vatrës, i cili
e hap Kuvendin me nje fjalim ku përmbledh veprimet e Federatës. Pastaj
me vota te hapura zgjidhet Chairman-i i regullt i Kuvendit dhe pas
ketij Sekretari dhe Reportëri i Kuvendit.
Nyje 36 Ne Kuvend merr pjese dhe Komisioni i Vatrës i cili s’ ka votë
dhe mund të marre pjese ne bisedime vetëm për të dhene shpjegime.
Nyje 37 Kuvendi shikon hesapet dhe veprimet e vitit të shkuar , ben
hetime, pyet Kryetarin dhe anetaret e tjere të Komisionit dhe pastaj
voton pelqimin dhe mospelqimin e hesapeve dhe të veprimeve.
Nyje 38 Kuvendi pasi ben vendime ose ndryshime për vitn e ardhshem ,
zgjedh Komisisonin e ri , i cili shtron nje buxhet për bisedim dhe
miratim përpara Kuvendit.
DEGET
Nyje 39 Vatra përbehet nga Dege të ndryshme të cilat nuk quhen pjese të
Federatës ne qoftë se nuk i ka njohur ose nuk i njeh Komissioni.
Nyje 40 Deget duhet të jene plotësisht të bindura të Komissioni; kane të
drejtë të kundershtojne Komisionin përpara Kuvendit me ane të Delegatit
të tyre dhe asnje me menyre tjetër.
Nyje 41 Nje dege përbehet prej nje Kryetari, nje Sekretari , nje
nen-sekretari, nje arketari dhe tre kontrollorësh.
Nyje 42 Cdo Dege , posa njihet nga Komisioni i Vatrës , merr nje vule ,
dy deftëre ( njerin për rekordet , tjetrin për për listën e anetarve),
dhe forma deftësash. Duhet kuptuar mire që të gjitha keto gjera të cilat
Dega i merr pa paguar, jane malli i Federatës, dhe duhet t’i kthehen pa
bisedim Komisionit të Vatrës kur Komisioni i kerkon prape qoftë sepse e
përjashtoi Degen nga Federata, qoftse sepse deshiron t’i inspektoje.
Dega pastaj mund të ankohet Kuvendit dhe t’i marre të drejtat e saj në
qoftë se jane shkelur nga Komisioni. Po për të kthyerit e mallit të
Federatës s’mund të ketë bisedim.
Nyje 43. Deget mbajne dy mbledhje ne vit, njeren për të bere hesapet e
për të zgjedhur pleqësine, tjetren për të zgjedhur nje Delegat ne
Kuvend.
Mbledhje të tjera mund të behen ne qoftë se pleqësia ose nje shumice
anetaresh deshirojne. Mbledhja duhet të parelajmerohet të “Dielli” të
paktën nje jave me pare , dhe ka fuqi që heren e pare sado pake anetare
që ne qofshin.
BOTiMET E Vatrës.
Nyje 44 Vatra boton “Diellin” nje gazetë qëllimi i se ciles eshtë t’ju
jape anetarve lajme dhe ti informoje përgjithesisht.
Nyje 45 Fryma e gazatës do jetë përparimtare por antirevolucionare.
Nyje 46 Editori dhe ndihmesit e tij zgjidhen nga Komisioni. Neqoftëse do
të jetë e nevojshme nje zyrtar i Vatrës mund të jetë edhe Editori i
“Diellit”.
Nyje 47 Reklamat për gazetën , pranohen sipas kufirit të vendit me
pagese të caktuar nga Komisioni. Pelqimi a refuzimi i reklamave lihet
ne doren e manaxherit.
RROGAT, PAGESAT DHE TE ARDHURAT
Nyje 48 Cilët zyrtarë, delegatë, konferencierë, ose punetore të Vatrës
do të marrin rroge ose shpërblim, dhe sa do të jetë rroga ose
shpërblimi , e voton me imtësi Kuvendi ne buxhetin e zakonshem.
Nyje 49 Komisioni ka fuqi për të harxhuar shuma të vogla të pavotuara
ne buxhet , Neqoftëse Komisioni vendos me zera të përgjithshem.
Nyje 50 Cdo pagese e bere nga Vatra behet me cek të firmosur nga
Kryetari dhe Arketari..
Nyje 51 Cdo deftëse e dhene nga Vatra për para të marra shenohet nga
Sekretari dhe nga Arketari.
MARREDHENiET E QËNDRES ME DEGET
Nyje 52 Cdo Dege duhet ti bindet Qëndrës gjer ne Kuvendin e ardhshem.
Nje Dege s’ka të drejtë të kritikoje ose të friksoje ne mes të motit
Kryetarin ose Komisionin me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore.
Nyje 53 Cdo dege mund të keshilloj dhe ti ankohet Komisionit, pos ka të
drejtë të kerkoje botimin e cdo gjeje që dergon ne Qëndër.
Nyje 54 Raportët e mbledhjeve të Degeve botohen ne organet Vatrës , po
raportët s’duhen të kene fryme polemike, as duhet të kene qëllim të
goditin tëthori vendimet e Kuvendit.
Nyje 55 Qëndra e mabn kontaktin me Deget me ane të Bulletinit zyrtar të
botuar të “Dielli”dhe me ane qarkoresh.
REGULLiME TE NDRYSHME
Nyje 56 Cdo delegat i regullshëm i derguar ne Kuvend ka 1 votë për 15
gjer ne 30 anetare që përfaqëson; ka 2 vota për 41 gjer 70 anetare
qëpërfaqëson; ka 3 vota për 71 gjer 100 ; ka 4 vota për 101 gjer 130
anetar dhe 1 votë me tëpër për cdo 30 anetare me shume se 131 e lart.
Nyje 57 Numëri i anëtarve për të caktuar delegatët zgjidhet duke marre
numrin mesatar të tri kestëve të fundit sipas pageses që eshtë bere ne
Arken e Qëndres . Per shembull, Neqoftëse nje Dege pati 15 anetarë ne
këstin e Qërshorit, 25 anetarë ne këstin e Tetorin, dhe 110 anetarë në
këstin e shkurtit, që bejne tëresisht 150 vota në vit, duke ndare numrin
150 me 3 gjejme 50, dhe pas ketin numeri të mesme Dega ka aq vota sa i
jep numeri 50.
Nyje 58 Anetaret e Vatrës mbajne kopsen të caktuar që ne fillim të
pranimit si anetarë. Kur s’janë anëtarë nuk kanë të drejtë ta mbajnë
kopsën.
Nyje 59 Nje anetar që shkel rregullat e shoqërise ose punon kunder
frymes se saj ose me sjelljen e tij pakeson rendesine e shoqërise, dega
e tij e heq anetarsinë pasi i kërkon shpjegime ne një mbledhje të Deges.
Anetari munt të qahet te Komissioni, dhe vendimi i Komisionit do jetë
përfundimtar.
Nyje 60 Nje anetar i padesherushem për arsyet e numeruara ne artikullin
59 mund të shtyhet nga Komisioni i Federatës Neqoftëse Dega ka vonuar të
beje detyren e saj ose nuk ka patur mjaft informata për ta shkarkuar
anetarin si pjesetar të shoqërise. Ky vendim i komunikohet Deges nga
Qëndra me ane të të Organit të VATRA. Anetari ka të drejtë të qahet me
ane të nje delegatë të ankohet ne Kuvend për masen e Komisionit.
Nyje 61 Komisioni ka të drejtë të pakufizuar të pezulloje cdo Dege që
shkel nje ose me tëpër nyja të Kanunores.
Nyje 62 Cdo anetar i Vatrës eshtë i detyruar të rregjistrohet ne Degen e
qytëtit ku eshtë vendosur me përjashtim të caktuar ne Nyjet 63 dhe 64.
Nyje 63 nje anetar që rron ne nje qytët ku s’ka Dege mund të shkruhet
anetar ne Degen e të përndareve
Nyje 64 Zyrtarët dhe punetorët e Qëndres mund të shkruhen nese kane
deshirë anetarë ne Degen e të Perndareve , që të shpetojne nga
influencat locale. Kur dalin mga puna mund të vazhdojne të jene anetare
të Deges se të Perndareve.
Nyje 65 Dega e të Përndarve ka për pleqësi Komissionin e Vatrës dhe ka
Arshiva dhe vule si deget e tjera.
Nyje 66 Dega e të Përndarve dergon si Degët e tjera Delegatë ne Kuvend.
Delegati zgjidhet nga Komisioni i Vatrës.
Nyje 67 Ne mbledhjen e Kuvendit, Komisionit e të Degëve, vazhdohen
rregullat e zankoshme të mbledhjeve ne Amerike si për zgjedhje e nje
Chairmain, për të drejtat e Chairmanit të jape dhe prese fjalen dhe të
përzere për ca kohe ose përgjithnje nje trubollonjes të mbledhjes, për
rendimin e votës nga shumica e të tjera. Po në qoftë se nje nyje e
Kanunores dhe Rregullores të caktojne ndonje pike ndryshe, Kanunorja dhe
Rregullorja ka fjalen e fundit.
Nyje 68 Nje anëtar që eshtë denuar për sjellje të liga prej Qëndres ose
prej Degeve mund të pranohet si anëtar me dy të tretat e votave., por
nuk ka të drejtë si zyrtar i Deges, zyrtare i Qëndres ose Delegatë
Kuvendesh për dy vjet të paktën.
Nyje 69 Vatra duhet të ketë nje liber nderi net e cilin shenohen emrat e
zyrtareve të Degeve dhe emrat e gjithe atyre që sherbejne moralisht.
Kohe pas kohe ose ne cdo kest të botoje veprimet e zyrtareve të cdo
Dege, shtimin ose pakesimin e anëtarve dhe shkakun e shtimit ose
pakesimit të anëtarve.
Nyje 70 Te gjitha raportët e Degëve dhe zedheniet duhet ti drejtohen
Sekretariatit të Qëndres dhe botimi i tyre të jetë ne përgjegjesine e
Sekretarit dhe jot e Editorit.
Nyje 71 Cdo botim që i përket Degeve duhet të botohet me marreveshjen e
Sekretarit dhe Editorit.
Nyje 72 Neqoftëse se Sekretari me editorin nuk zgjedhin dot botimin e
ndonje raporti ose ndonje artikulli kjo do ti shtrohet Komisionit, me
kusht që kur bisedohet duhet të marre pjese editori.
Nyje 73 Cdo njeri që pranon të jetë anetar i Vatrës zotohet ti bindet
Kanunores dhe Rregullores pa asnje diskutim
Nyje 74 Nje Delegatë mund të përfaqësoje gjer tri Dege, duke bashkuar
votat. Po votat e mbledhura s’duhet të kapërcejne 3 vota.
Nyje 75 Gratë shqiptare mund të pranohen anetare të Vatrës me të gjitha
të drejtat që kane anetarët e tjere.
Nyje 76 Studentët e vërtetë(“ bona fide students”) paguajne gjysmen e
cdo kesti
Nyje 77 Cdo ndryshim i bere ne Kanunore dhe Rregullore prej nje Kuvendi
mund të behet vetëm me pelqimin e dy të tretave të votave të
përfaqësuara ne Kuvend.
Nyje 78 Kjo Kanunore dhe Rregullore u votua nga Deget e Vatrës ne
Vjeshtën e Dytë 1926
Nyje 79 kjo Kanunore dhe Rregullore do të përkthehet e do shtypet edhe
ne gjuhen inglisht dhe nje kopje do ti depozitohet ne autoritetet e
Shtetit të Massachusetts.