Të Hënën, 9 Qershor 2014, në Shtëpinë e Vatrës ishin mysafire deputetet e Parlamentit Shqiptar,të cilat ndodhen për një vizitë në SHBA. Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetare e “Aleancës së Grave Deputete” Mesila Doda, Albana Vokshi,deputete e PD, që kryeson komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, si dhe më e reja e deputete e Parlamentit Shqiptar, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, u pritën nga zv/kryetarët e Vatrës, Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu dhe anëtari i Kryesisë së Vatrës, njëkohësisht arkëtar i Vatrës, Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Besim Malota, editori i Diellit Dalip Greca. Zv/kryetarët e Vatrës z. Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati u kanë uruar mirëseardhjen zonjave deputete dhe kanë prezantuar veprimtarinë e Vatrës. Deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Kejdi Mehmetaj, kanë informuar për vizitën e tyre në SHBA dhe për veprimtarinë në Parlamentin e Shqipërisë. Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu,arkëtari Marjan Cubi, anëtari i këshillit të Vatrës Zef Balaj u kanë uruar mirëseradhjen mysafirëve. Editori i Diellit, Dalip Greca, u ka prezantuar mysafireve rrugën 102 vjecare të Vatrës, duke prezantuar edhe ekspozitën e arkivin e Vatrës.Vizita u filmau nga Televizioni Kultura Shqiptare, Adem Belliu.
(Më gjërsisht do të lexoni kronikën në gazetën Dielli të printuar)