“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës së shqiptarëve, tha Engel, duke përmendur, çlirimin dhe Pavaërsinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, anatarësimin e saj në NATO, dhe luftën për më shumë të drejta të shqiptarëve në Ballkan.Unë me kolegët e mi në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju” shtoi Engel..
Nga BEQIR SINA, New York
WESTCHESTER – NEW YORK : Nga përvoja e tyre, komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë ka qënë shumë aktiv në fushatat për president, ose anëtarët e kongresit dhe senatit të SHBA. Sipas praktikave amerikane, komuniteti shqiptaro-amerikan në fushatat – fondmbledhese, u është afruar atyre kandidatëve të cilët njihen si miqtë e dëshmuar të shqiptarve në Amerikë.
Personalitete, këto, që komuniteti shqiptaro amerikan, i ka patur edhe në të kaluarën dhe që përsëri i ka, si miq të mëdhenjë. Ndihma e shqiptaro amerikanëve, megjithse simbolike ka qënë në shenjë mirënjohje, për atë se çfarë kanë bërë ata për çështjen shqiptare.
Me këtë rast ashtu si dhe nga përvoja e kaluar, komuniteti shqiptaro – amerikanë, ka ditur të zgjedhë kë të mbështesë dhe përkrahë, vazhdimisht në kohë të këtilla fushatash elektorale, pikërishtë, për ata që kanë punuar dhe punojnë në Uashington – për çështjen shqiptare.
Rikandidimi i mikut të dëshmuar të shqiptarve në Kongres, demokratit të New Yorkut, Eliot Engel, edhe për një manadat tjetër, i cili deri tani i ka kaluar 12 mandate (terme – në 24 vjet) duke shërbyer si ligjëvënës në Kongres, nuk duket se do të jetë shumë e “vështirë”, pasi ai edhe në zgjedhjet e fundit, në këtë zonë(District 16-th) fitoi me lehtësi ndaj rivalit të tij në vitin 2012, duke marrë mbi 79 përqind të votave, por, gjithësesi ndihma materiale është më se e nevojshme në fushata të tilla tipike amerikane, për çdo kandidat.
Mbrëm ka qenë një grup rreth 30 veprimtarësh të komunitetit shqiptarë, që përfaqësonin biznese të suksesshme në zonën Tri-Shtetshit, të cilët njoftuan se kan për të mbështetur Kongresmenin Eliot Engel në përpjekjen e tij për rizgjedhjeje në Qarkun 16-të(Bronx – Westchester – New York), të Kongresit.
Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Elmi Berisha, Jonh Bitici, Rustem Gojçaj, Paulin Kolaj, Eli Rusi, Martin Shkreli dhe Palok Vulaj – ishin ata që ftuan këtë grup biznesmenësh në një fushat fondmbledhëse, organizuar për rritjen e fondeve financiare për kongresmenin demokrat të Nju Jorkut Elitot Engel, i cili ri kandodon në zgjedhjet e 4 nëntorit.
Takimi fondmbledhës – Cocktail, u mbajtë mbrëm në lokalin “TuttaBella Trattoria” në White Plains – Scarsdale, New York, me pronar shqiptarë.
“Kongresmeni Eliot Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan, për 25 vjetë në Kongresin e SHBA, dhe i pari që ka folur nga politikanët e huaj në deklarimin e Kushtetutës së Kosovës në qershor 2008,” theksojë në fjalën e përshëndetjes, miku i tij i ngushtë veprimtari i njohur i komunitetit zoti Harry Bajraktari, i cili ishte dhe njëri prej organizatorëve kryesorë të kësaj fushate fond mbledhëse.
Fushatën e udhëhoqi dhe e hapi zoti Harry Bajraktari, i cili njihet për lidhjet e tija të mira me kongresistin Eliot Engel.
Bajraktari duke prezantuar zotin Engel, tha se: “Kongresmeni, është një mik i vjetër i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe bashkë-kryetar, dhe themelues i Grupit të përfaqësuesve të kauzës shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Në 2013, ai u bë anëtar i pakicës në rangimin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Ligjëvënsit amerikan, duke zëvendësuar Howard Berman, i cili humbi përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit 2012.Kongresmeni Engel, u shpreh Bajraktari,- ishte i parë personalitet i lartë politikan amerikan, që shkoi në Prishtinë për të folur në vitin 2008 kur u miratua Kushtetuta e Kosovës.”
Mirëpo, duke spjeguar diçka rreth fushatës, së zoti Engel, zoti Bajraktari, mendon se fushata të këtilla elektorale, sipas praktikave amerikane, kërkojnë ndihmën e mbështetësve të tyre, kudo në zonat elektorale, ku ata kandidojnë. “Kjo, është koha, tha ai që Kongresmeni Engel – ka nevojë edhe për ndihmën tonë dhe ne jemi duke iu përgjigjur të ndërgjegjëshëm për atë çka ka bërë ai në Kongres, për çështjen tonë – sidomos atë të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe kudo ka e ka kërkuar nevoja për çështjet shqiptare,”
Në takim u shpreh bindja se Engel, i cili ka më shumë se dy dekada duke punuar për çështjen shqiptare, do t’a bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Andaj edhe mbështetja është që ai të ri-zgjidhet edhe një mandat tjetër për të pasur gjithmon shqiptarët, një zë të fuqishëm dhe një mik në Kongresin Amerikan.
Në këtë takim mori pjesë edhe komandanti i batalionit të Forcave Speciale, në Afganistan kolonel Dritan Demiraj , i shoqëruar nga miqt e tij shqiptaro amerikan, i cili këto ditë po qëndronë në një vizitë në SHBA. Ai tha se jam krenar që mu dha rasti edhe mua të marrë pjesë në këtë darkë fondmbledhëse, për mikun e shqiptarëve zotin Elliot Engel – Ai foli edhe për detyrën që po kryejn forcat shqiptare në kuadrine Natos, në luftën kundra terrorisimit, me në krye Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët e saj” .
Më pas duke iu faleminderuar shqiptarëve për ndihmën që i kan dhënë, atij, në çdo fushat, ligjëvënsi demokrat i njujorkut, zoti Eliot Engel, ka thënë se ashtu si kemi punuar së bashku dhe kemi bërë së bashku shumë punë për çështjen e Kosovës në Amerikë, do të jemi përsëri në krye të çdo çështje të shqiptarëve në Uashington duke ngritur zërin tuaj atje .
“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës së shqiptarëve, tha Engel, duke përmendur, çlirimin dhe Pavaërsinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, anatarësimin e saj në NATO, dhe luftën për më shumë të drejta të shqiptarëve në Ballkan.Unë me kolegët e mi në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju” shtoi Engel..
Zoti Engel duke u faleminderuar edhe një her përzemërsisht kontribuesve, u shpreh se “Ju them me sinqeritet se jamë shumë krenar për atë çfarë kemi bërë së bashku me ju për t’u ndihmuar dhe mbështetur, ju në punën madhe, me dekada për vëndorigjinën tuaj. Por, mendoj se puna juaj së bashku me ne në Uashington nuk ka përfunduar dhe duhet punuar edhe më shumë që së bashku të bëjmë edhe më shumë për çështjen shqiptare – kudo”