• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GATIMET ME MIELL GRURI, USHQIMI BAZIK I SHQIPTAREVE

October 18, 2019 by dgreca


“Punoni o këmbë e duar/
Të hani bukë e lakruar”- Populli/


Nga Kostandin Mosko-Boston/ Në menutë shqiptare çdo gjë mund të ndryshojë, vetëm buka jo. Ky asortiment bazik, ka mbetur i njëjtë, përditë e për çdo vakt, për mijëra vjet me radhë. Shqiptarët kur ulen të konsumojnë ndonjë ushqim thonë: “do të hamë bukë”, ose “u shtrua buka”. Në shekuj buka konsiderohej e shenjtë. Nuk duhej të shpërdorohej, të lozje me të, ta hidhje poshtë, apo më keq, ta shkelje me këmbë, sepse “ishte gjynah nga Zoti”. Mbeturinat e bukës përdoreshin ushqim për bagëtinë, apo shpendët shtëpijake. Asnjë thërrime nuk duhet të shkonte kot. Sofra nuk duhej të mbetej zbrazët, pa një fetë bukë edhe kur të ngrënët kishte përfunduar. Betimi më i zakonshëm ishte: “për këtë bukë”, ose “më zëntë buka sytë”, “betohem për bukën që hamë”. “Bukë e krypë e zemër, mirëseardhe”, i thuhej mikut në hyrje të shtëpisë.  Gjithashtu edhe mallkimi më i rëndë për shqiptarët ka qenë: “Të zëntë buka grykën, apo sytë”, etj. Ky respekt dhe vlerësim i trashëguar brez pas brezi, ishe ngulitur thellë në ndërgjegjen e çdo individi, sepse buka ishte jetike, sigurohej me shumë vështirësi e mundime.    Sipas burimeve të shumta historike e arkivore, të shkruara dhe zbulimeve arkeologjike, që në lashtësi, shqiptarët janë shquar për prodhimin e drithërave, sidomos në llojet e gatimit të bukës. Për prodhimin e bukës, në prehistori, sipas historianeve bimorë, epirotët domestikuan lënde valanidhi, një lloj lisi, duke përmiresuar vetitë e tyre ushqyese, por kjo nuk dihet pse nuk u vazhdua më tej, por u ndërpre. Gjatë gërmimeve arkeologjike në fshatin Vashtëmi të Korçës, një ekspeditë shqiptaro-amerikane ka zbuluar se aty ka qenë një nga vendet e para pioniere në Europë ku fshatarët kultivonin drithërat e bukës. Ky zbulim, daton 8600 vjet përpara. (Allen&Gjipali, 2014,2016).  Shqiptarët kanë qenë nga të parët në Evropë edhe për gatimin e bukës, madje ishin ata që e shpërndanë këtë gatim në popujt e tjerë të Europës. Me pushtimin e Ilirisë prej romakëve, shekulli II para Krishtit,  filluan të shfaqen në Romë furrat e bukës. Plutarku shkruan se mbasi në Epir romakët dogjën 70 qytete sollën me vete skllevër për t’u shërbyer në shtëpitë e tyre. Sipas prof. Niko Qafëzezit referuar një studjuesi italian, Pajonët ishin të parët që u mësuan Masapeve teknikën e gatimit të bukës, etj.

            Sundimet e gjata nga okupatorët e huaj, luftrat që nuk kanë reshtur kurrë këto 20 shekujt e fundit, nuk i kanë lënë këta banorë paqësorë të zhvillojnë në qetësi aktivitetet jetësorë. Populli ynë, ashtu, përmes barbarizmave dhe luftrave të gjata, cfilitëse e të pabarabarta, diti si të vazhdonte të prodhojë ushqimin e të mbijetojë, duke refuzuar me armë për të mos u shkulur nga vatrat e tyre. Një pjesë u rrudhën nëpër male. Atje, me shumë durim, punë të mundimshme, shpesh midis gurëve e bokërrimave, mbuallën arat dhe mbijetuan për mijëra vjet. Tokat i mbillnin me drithëra dhe më së shumti me grurë, për të siguruar jetesën e përditëshme. Të parët tanë i quanin ose vetquheshin Arbër, që për disa studjues do të thotë arë-bërës.  Të habit mjeshtëria, finesa dhe prakticiteti i ndërtimit të tarracave me format e tyre të përshtatura estetikishit me mjedisin. Arbërit ashtu siç janë shquar në ndërtimin e banesave, objekteve fortifikuese, ndërtimeve sociale si urat, çesmat dhe ujësjellësit, po aq të talentuar e krijues shfaqen edhe për bërjen e arave në male. Destabilizimet dhe okupimet e bënin të vështirë gjetjen e tregjeve me leverdi, sepse dhe në fusha prodhimi i grurit qe i paktë. Ishte mungesa e nje shteti të mirfilltë shqiptar ku të përfshiheshin të gjitha trojet etnike shqiptare për të pasur një treg të qëndrueshëm e shkëmbime të ndërsjellta. Ndaj prodhimi i grurit fillimisht përbënte një nevojë jetike, ishte një lloj kodi. Me kalimin e një kohe të gjatë kjo u bë edhe traditë. Motoja e këtyre njerëzve punëtorë e paqësorë ishte: “Puno si rob e jeto si zot”.
   Përpara çdo gjëje ishte ushqimi për familjen, buka e përditëshme. Kjo duhej të sigurohej edhe në kushtet e luftrave dhe okupimeve, madje të qe e mirë, e shijshme, e shumëllojëshme. Shqiptarët si mbartës të një civilizimi e qytetërimi të lashtë, kishin kërkesa të larta për ushqimin në vatrat e tyre. U duhej të gatuanin një shumëllojshmëri të madhe bukësh e ushqimesh të tjera me bazë grurin që e prodhonin vetë, të një cilësie të mirë e të kontrolluar. Llojshmëria dhe cilësia e bukëve që ata gatuajnë bëjnë xhelozë edhe sot markatot më të mira të tregëtimit të ushqimeve. Këto nuk bëheshin në njësi të specializuara, por i përgatitnin amvisat nikoqire, fluturat duararta, në shtëpitë e tyre, atje rrëzë shkrepave të maleve, në bazë të një kodi të pashkruar që trasmetohej nga nëna tek e bija, nga vjehrra tek nusja, në mijëra breza.
 Shtepite  e ndërtuara që në vitet 1700, apo edhe më herët, dëshmojnë se secila kishte edhe furrën e vet të bukës për nevojat familjare. Disa shtëpi kishin edhe dy të tilla, një për të pjekur byrekët, qollopitat, birjanët me oriz apo tavat me patate dhe një më të madhe për bukët. Gjatë perandorisë osmane të shumtë qenë ata shqiptarë që ushtronin zanatin e furëxhiut në Stamboll e gjetkë. Këtu në SHBA, në Detroit të Michiganit, unë kam njohur një biznes të tillë. Emigranti lunxhiot, Jani Kardhashi, i emigruar në vitin 1935. Mbasi bëri shërbimin ushtrak në Japoni në vitet 1942-1946, kur u kthye së bashku me lunxhiotin tjetër nga Stegopuli, Petro Boga, hapën një furrë buke për hot dogs dhe hamburger, nga më të mëdhenjtë dhe modernët në shtetin e Michiganit, për kohën dhe llojin e vet. Konkuronin me sukses në atë xhungël biznesesh agresivë. Ata kishin të punësuar deri në 70 punëtorë. Këtë furrë e menaxhuan me sukses për më se 45 vjet, deri në vitin 2000, pastaj e mbyllën pasi kishin arritur moshën 80 vjeçare. Fisi Lena nga fshati Selckë i Gjirokastres, kishin ndërtuar një perandori të tërë me ëmbëltore e restaurante në Stamboll të cilat i shtrinë edhe ne Nju Jork e Nju Xhersi me restorantet Wendy’s. Një biznes i suksesëshm me gatime gjysme te gatëshme me miell gruri, është ngritur e funksionon edhe aktualisht nga familja lunxhiote Kiço Noti në Tiranë. Ky biznes i njohur nën logon “Trahana Lunxhëria” është bërë i njohur tani jo vetem në Shqipëri, por dhe më gjerë. Shembuj të tillë ka plot.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kostandin Mosko- Gatimet shqiptare

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT