• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit

March 17, 2020 by dgreca

Shtëpia e Bardhë rekomandoi që njerëzit në Shtetet e Bashkuara të shmangin tubimet sociale me më shumë se 10 persona për të paktën 15 ditët e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 4,200 raste me koronavirus. Deri tani, ka pasur më shumë se 80 vdekje të raportuara.

Duke komentuar udhëzimet e reja të nxjerra nga grupi i punës për koronavirusin, Presidenti Donald Trump tha se se amerikanët duhet të shkollohen në shtëpi, të shmangin udhëtimet dhe të mos frekuentojnë bare dhe restorante.

“Ndërsa luftojmë virusin, secili prej nesh ka një rol kritik për të ndalur përhapjen dhe transmetimin e tij,” tha presidenti, duke folur në një konferencë të gjatë shtypi për gazetarët.

Ai mohoi se po shqyrtohet mundësia e një bllokimi në shkallë vendi të qendrave të banuara.

I pyetur se sa do të zgjasë kriza e virusit, Presidenti Trump parashikoi se ajo do të shtrihej deri në korrik ose gusht apo ndoshta më gjatë.

“Ndoshta pikërisht në atë kohë do të zhduket,” tha ai.

Disa nga përpjekjet e fundit për të parandaluar përhapjen e virusit, janë urdhrat e reja të nxjerra të martën për rreth 7 milion njerëz në zonën e San Francisko që ata të mos dalin nga shtëpia, si dhe mbyllja e kinemave, palestrave dhe restoranteve në kryeqytetin Uashington.

Organizatorët e garave me kuaj Kentucky Derby pritet të njoftojnë shtyrjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme tradicionale nga muaji maj në shtator.

Jeta normale në Shtetet e Bashkuara tashmë është ndalur me mbylljen e detyrueshme të shumë bizneseve që filloi në shtetet e ndryshme të hënën. Çmimet e aksioneve në Wall Street gjithashtu shënuan rënie të ndjeshme.

Megjithë hapin e jashtëzakonshëm të ndërmarrë nga Banka Qendrore një ditë më parë për të rritur besimin e investitorëve, treguesi Dow Jones të hënën ra 13 përqind, humbja më e madhe që nga fillimi i krizës së koronavirusit.

“Tregu do të jetë shumë i fortë sapo të shpëtojmë nga virusi,” u përgjigj Presidenti Trump kur u pyet për shifrat e bursës ndërsa ishte ende në sallën e konferencës.

Rezerva Federale, ose Banka Qendrore e SHBA, të dielën bëri një ulje urgjente të normave të interesit, duke i sjellë ato në pothuajse zero, mes shqetësimit të thellë se pandemia e koronavirusit do të godasë të ardhurat e korporatave në nivel global. Megjithë këtë, tregjet në Azi ranë ndjeshëm, një parathënie e asaj që do të ndodhte disa orë më vonë në Wall Street.

Si Presidenti Trump ashtu edhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow pranuan se vendi mund të hyjë në recesion.

“Nuk ka diskutim, kjo është sfidë për ne. Nuk do ta etiketoja në asnjë mënyrë tjetër,” u përgjigj Kudlow I pyetur nga Zëri i Amerikës.

Ai shtoi se ndërsa statistikat e tremujorit të parë do të jenë të mira, tremujori i dytë “mund të jetë shumë i vështirë”.

Për të zbutur ndikimin në ekonominë e vendit, Kudlow zbuloi se administrata po shikon mundësinë t’u ofrojë kompanive 100 përqind të shpenzimeve për të hequr fabrikat e tyre nga Kina.

“Kjo do t’i ndihmonte të gjithë në Amerikë,” tha Kudlow i cili shpjegoi se presidenti ende nuk I ka dhënë dritën e gjelbër propozimit.

Më vonë gjatë ditës edhe Presidenti Trump tha se qeveria po shikon mundësinë për të ndihmuar me kredi kompanitë ajrore të vendit që po kalojnë vështirësi të mëdha nga humbja e udhëtarëve për shkak të pandemisë.

“Ne do të mbështesim linjat ajrore 100 përqind. Nuk është faji i tyre,” u tha ai gazetarëve.

Presidenti foli të hënën me udhëheqësit e tjerë të G-7 për të koordinuar veprimet në përgjigje të koronavirusit.

“Ishte një diskutim shumë i mirë,” tha ai, duke përshkruar frymën e miqësisë mes udhëheqësve, megjithëse nuk dha hollësi për rezultatin.

Pas kësaj ai pati një telefonatë të ngjashme me guvernatorët e shteteve amerikane për të njëjtën temë.

Presidenti pohoi se u kishte thënë atyre që, nëse janë në gjendje të gjejnë ventilatorët e nevojshëm për spitalet më shpejt se sa mund t’i marrin nga qeveria federale, ata duhet ta bëjnë këtë.

Senati, i kontrolluar nga Partia republikane e presidentit, këtë javë po shqyrton një paketë për zbutjen e pasojave të koronavirusit.

Legjislacioni, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga Demokratët, siguron qasje në testimin falas për koronavirusin si dhe leje të paguar për punonjësit që humbin punën, ndër përfitimet e tjera.

Presidenti Trump tha se projekt-ligji mund të përmirësohet më tej nga republikanët e Senatit duke përfshirë pushim sëmundjeje për një grup më të madh punonjësish.    

        ***

Stimul financiar për të zbutur ndikimin e COVID-19

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin do t’i kërkojë Kongresit 850 miliardë dollarë për të zbutur ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirus, njoftuan të martën mediat në SHBA.

Pritet që zoti Mnuchin t’ua sjellë sot propozimin republikanëve në Senat.

I ashtuquajtur “stimul I fazës 3”, i shtohet paketës prej 8,3 miliard dollarësh për testim dhe mbështetje afatshkurtër të propozuar në fillim të këtij muaji dhe të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të javës së kaluar.

Senatori demokrat Chuck Schumer, ndërkohë, pritet të dalë me një paketë prej 750 miliardë dollarësh të përqendruar tek spitalet, sigurim për papunësinë, fonde për systemin shëndetësor Medicaid dhe ndihmë për pagimin e kredive federale.

Njoftimet vijnë pas një komenti në Twitter të hënën vonë nga Presidenti Donald Trump i cili la të kuptohet se qeveria amerikane do të mbështesë “me forcë” industritë vendase të goditura nga koronavirusi.(VOA)

Filed Under: Featured Tagged With: Coronavirus, Kufizime te reja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT