• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët se bashku me amerikanet kujtojnë 11 shtatorin

September 11, 2015 by dgreca

Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan./
Nga Beqir SINA-New York/

LOWER MANHATTAN NY: Në të gjitha insititucionet shtetërore, sot, flamuri kombëtar amerikan bie në gjysëm shtizë. Ndërsa, në mëngjes fillojn mbahen edhe tre minuta zi, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe ndizen qirinjë e vendosen buqeta me lule të freskta në afërsi të Qëndrës Tregtare Botërore. Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjencës, këmbanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve e policisë luajn pran vendit ku ndodhen ngjarjet marrshe funebre, bëhet egzekutimi i hymnit, dhe ngirtja e flamurit kombëtar amerikan, duke shënuar në këtë mënyrë më solmne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 14- vjetorin e sulmeve terroriste mbi simbolet amerikane atë tregëtis e mbrojtjes.

Sot, në datën 11 Shtator, ashtu si ditën e martë më 11 shtator 2001, ora 08:46’00 e mëngjesit, bëhen katërmbëdhjetë vite nga sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërishtë, kjo orë dhe data 11 shtatorë 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qëndrat simbol të Amerikës, Qëndrën Tregtare Botërore”World Trade Center” dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtes”Pentagonin” dhe kur një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensllvenia.

Pra, sot, është koha që të kujtohen afro 3.000 mijë njërëz të pafajëshëm që vdiqën me 11 shtator dhe që të lutemi për ta, për familjet e tyre, dhe miqtë e tyre. Atyre mijëra viktimave nga rreth 70 shtete, nga të gjitha ngjyrat, racat e fet, një botë e tërë në minjatur. Éshtë dita sot, të kujtohet kjo ditë, dhimbja e tmerri që shkatojë ajo ditë tek dikush që qe në vend-ngjarje, dikush ishte i shtangur me lot e duke mos besuar tek vetja, për atë që po shikonte në ekranin e televizorit, tek Nju Jork-u, Ushingtoni e Pensillvenia.

14- vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka syt e mëndjen tek përvjetori i përkujtimit të 9-11, e cila ështtë shpallë dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Prandaj do të dëshiroja që me këtë rastë të tregojë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtimin e një vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vranë njerëzit e pafajshëm.

Kjo luftë ia kundërven lirinë frikës, ia kundërven tolerancën jotolerancës dhe ia kundërven të drejtën asaj që është e gabueshme. Në pyetje janë vlerat, që ne i konsiderojmë si më të shenjtat. Sikurse ka thënë ish- Presidenti George W. Bush, atë ditë se: “Këta terrriotsë vrasin jo vetëm për të marrë jetët, por që të ndërprejnë një mënyrë të jetesës…..Ata urrejnë lirinë tonë – lirinë tonë të fesë, lirinë tonë të fjalës, lirinë tonë të votës dhe të tubimit dhe madje lirinë tonë që të mos pajtohemi me njëri tjetrin”.

Sot, metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi “shpatullat” e tij peshën e madhe të dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar ka gjihtë Amerikën dhe gjithë botën e qyteruar, përfshirë edhe ne shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare . Procesioni kememorativ ka flluar edhe me leximin sipas traditës të ermave të tre shqiptarëve, ku anëtarët e familjeve të tyre, miq dhe dashamirë, janë mbledhur së bashku me familjet e tre viktimave shqiptar, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve, për të vizituar këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.

Mbasi, në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan. Shqiptarët, treguan këtë ditë se, ne ndoshta janë të vetmit, kombë në botë, që kurr nuk e pranuam ose nxitëm terrorismin në tokat e tona!

Shqiptarët, megjithse, u terrorizuan sistematikisht në periudha të ndryshme, nga rregjimet komuniste, andej e përtej kufrit shqiptaro-shqiptarë, mbeten dhe janë symbol i lirisë dhe demokracisë, luftës kundra ideologjisë komuniste dhe terrorizmit nderkombetar. 45 vjet nen sundimin e eger komunist te Enver Hoxhes, dhe sundimi gjakatar serbo – sllav ne Kosove dhe trojet etnike shqiptare, viti, 1999-të, tragjedia më e tmerrshme e popullit tonë, treguan kete çerek shekulli, se sotë, shqiptaret i perkasin botës së qytetruar, Sepse, kurr nuk u dorzuan dhe nuk i humbën shpresat – Pikërisht, edhe athere kur në trojet shqiptare, shqiptarët, u kërcënuan, deri në zhdukejn tyre, nga dora kryekriminele, e serbis së Millosheviqit. Ne shqiptarët e ndijem, me shumë dorën e ngroht dhe përkrahejn e madhe të këtij vendi Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili përkujton, sot, Ditën e Patriotëve Amerikan – 11 Shtatorin.

Shqiptarët që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit:
Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60-vjeç: Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, 26 vjeç: Punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë, katin e 78-të. Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç: Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake.

Në gjithë Shtetet e Bashkuara përkujtohen, sot afro 3 mijë viktimat e 14 vjetëve më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristet e Al Qaida-s. Ndër mijëra viktimat që humbën jetën në Manhatan ishin edhe tre shqiptarë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Në këtë përvjetor në Shtetet e Bashkuara, tragjedia e këtyre viktimave është kthyer në shpresë dhe frymezim për brezat e tjerë. Në Manhatan, organizohet si per cdo vjet një ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë, me nje procession zyrtar përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që u zhdukën nga sulmet terroriste. Nderkohe, qe jane inauguruar anembane vendit dhe jane ngritur shumë përmendore dhe rrjetet televizive amerikane nisin e të transmetojnë, qysh ne mengjes sot programe të zgjeruara për 11 shtatorin e vitit 2001.

Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.

Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij ta kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë.

Nëna e Simonit, duket më e qetë në këtë përvjetor se më parë kur ajo nuk ishte në gjendje të më thoshte asnjë fjalë për të birin. Por, përsëri, emocionet e pengojnë të flasë për Simonin dhe ia kalon telefonin të shoqit. Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se për prindërit dhimbja e humbjes së fëmijës është shumë e rëndë dhe nuk shërohet kurrë. Marashi, ky burr malësiet, thotë se të trija familjet shqiptare, që kanë humbur pjestarë të tyre shkojnë në vendin e Kullave Binjake cdo përvjetor për t’i përkujtuar ata. Por, zëri i Marashit merr tjetër ton kur flet për vdekjen e të birit, dhe fondacionin e krijuar me emrin e te birit te tij.

“Fondacioni Simon M. Dedvukaj” me qendër në New York synon të ndihmojë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Amerikë të ruajnë kulturën, historinë dhe besimet e ndryshme fetare shqiptare. Fondacioni jep bursa për nxënësit e gjashtë shkollave të mesme në New York përmes fondeve të mbledhura nga individë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fondacion. Familja e Simonit synon që fondacioni të kontribuojë në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Rrok Camaj – ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit. Kujtimi i Rrokut është mbajtur gjallë edhe përmes shumë mesazheve të vendosura në një faqe të posaçme interneti. Të tri familjet shqiptare shkëmbejnë mesazhe jo vetëm në çdo 11 shtator, por edhe për festa e gëzime, duke vështruar përpara, me shpresë e jo vetem dhimbje.

Një mesazh kujton ditën kur në gusht 2001 Rroku së bashku me katër vëllezërit e tij ishin takuar pas shumë vitesh. Ndarja për t’u kthyer në New York ishte e vështirë dhe do të kthehej në dhimbje pas sulmit të 11 shtatorit. Per hartuesin e mesazhit, vdekja e Rrokut u kthye në një mësim të dashurisë për njerëzit, për familjen dhe shokët. “Përqafoji të afërmit e t’u njësoj sikur nuk do t’i takosh përsëri më vonë, se nuk i dihet nëse do t’i shohësh më të nesërmen”, thuhet në mesazh.

Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake numer dy, amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë. Familja për të ishte gjëja më e çmuar. Salë Gjonbalaj, i biri, ende thotë se edhe pse kanë kaluar kaq vjet, babai i tij është i gjallë në kujtesën e tij dhe të familjes.

Megjithse më të dhimbshme bëhen këto kujtime, kur vije keto pervjetore dhe ai shikon në televizion lajmet që lidhen me terrorizmin. Por Sala shton se familja e ka përballuar dhimbjen dhe ka mbetur e fortë siç e dëshironte Mon Gjonbalaj. Madje, në këtë përvjetor – kujtimi i Mon Gjonbalajt nga Vuthajt, do të jetë një frymëzim për ted he gjithe familjen Gjonbalaj nga njëri prej përvjetor tek tjetri cdo 11 Shtator.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, kujtojnë 11 shtatorin, Shqiptarët se bashku me amerikanet

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT