• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FADIL PACRAMI- BILAL XHAFERRIT:”TË KEMI PUSHKATUAR BABANË….JE ARMIK!”

August 19, 2017 by dgreca

bilala-xhaferrii1KUSH ISHTE FADIL PAÇRAMI DHE SI I THA BILAL XHAFERRIT “TË KEMI PUSHKATUAR BABANË. EDHE TI JE ARMIK!”/ NE FOTO:BILAL XHAFERRI/

1 Fadil-Pacrami

Në Foto: Fadil Pacrami/

– Një kujtim i padëshiruar/2 Kolec Traboini Student 1973

Në Foto:Autori i shkrimit, Kolec Traboini, student 1973/

Nga KOLEC TRABOINI/Një portal ka faqosur një shkrim në përpjekje për ta humanizuar figurën e kuadrit të lartë komunist Fadil Paçramit, për ta bërë gjoja më njerëzore këtë kuadrovik të ngulfatur, pjesë e strukturës shtypëse të diktaturës së Enver Hoxhës. I dhashë këtë gjegje portalit: Për ta kuptuar se kush ishte Fadil Paçrami, mjafton të rikujtoni mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve kur diskutohej romani i soc – realizmit skematik “Dasma”, kur duke marrë në mbrojtje autorin, në mes të mbledhjes së hapur, ju vërsul shkrimtarit Bilal Xhaferri me këto fjalë:

“Të kemi pushkatuar babanë. Edhe ti je armik!”.

Kjo shprehje e tij cinike, e egër, vrastare, ti thuash të birit të kemi pushkatuar atin, aty nga presidiumi ku tundej e shkundej si aga, e tregon më së miri çfarë njeriu i ulët e megalloman ka qenë Fadil Paçrami. Asnjë mëshirë njerëzore nuk kish në shpirtin e tij. Ai veç artist e shkrimtar nuk mund të ishte. Sepse arti fjalës nuk ka të bejë në asgjë me hanxharin e kasapit.

E kam takuar rastësisht në Minierën e Tuçit, ku kisha shkuar për një shkrim në gazetën “Zëri i Rinisë” se e kisha punë praktike gazetarie në kohën që isha student në Universitetin e Tiranës. Fadil Paçrami ishte tek gryka tunelit ku seleksiononte mineral. Më pa, po jo në sy. Mua afrua me një gur në dorë e më tha se çfarë kualiteti i mirë ishte minerali. Mu zunë sytë kur mu kujtua Bilal Xhaferri, por nuk fola asnjë fjalë. Librin e Bilalit që ma kishte dhuruar bashkë studentja Zenepe Çekrezi (Luka), i kisha grisur kapakun dhe emrin e Bilal Xhaferrit dhe e ruaja të fshehur në një valixhe druri të kyçur poshtë krevatit në Qytetin “Studenti” të cilën ma kishte punuar një komshi në Shkodër, Zefi, vëllai i Don Nikoll Mazrrekut i njohur me pseudonimin e famshëm Nik Barcolla.

Për mua që shkruaja tregime ishte një manual artistik për mënyrën se si duhej kërkuar e gjetur e bukura në jetë e si duhej mishëruar në art. E dija se po t’ma gjenin do të më përjashtonin nga Universiteti e madje punët do të venin keq e më keq. Po vazhdoja ta ruaja si një relikë e çmuar. Ishte ushqimi im i përditshëm shpirtëror ashtu si “Vërshimet e lumenjve të Konstandin Paustovskit dhe tregimet me shi të Minelaos Ludemis.

Atë çast kisha parasysh librin e fshehtë të Bilal Xhaferrit të arratisur në Amerikë. Kisha parasysh edhe persekutorin e atij që e adhuroja si shkrimtar. E kisha urryer kur anatemonte si të ishte një Zeus shkrimtarin Bilal Xhaferri, i rritur jetim e me sakrifica, talentin e madh, shpresën për një art të lirë e sublime që dilte nga shpirti. Tani ai, Fadil Paçrami, persekutori, ishte kthyer në një grusht njeri në pritje të fatit të vet të gremisur.

Atë çast e mëshirova shpirtvogëlsinë e tij sepse tashmë edhe ai ishte asgjë më shumë veç një viktimë e makinës shtypse komuniste, të asaj monstre e cila, meqë nuk u ngop me gjakun e popullit, kishte nisur të hante edhe bijtë e vet. I ktheva krahët e ika. Ish kthyer në kufomë e gjallë ky njeri që kërkonte ti kthente në kufoma të tjerët.

Ky pra ishte intelektuali komunist Fadil Paçrami.

I harruar qoftë kujtimi i tij!

 

18 gusht 2017

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Bilal Xhaferri, Kolec Traboini, kush ishte Fadil Pacrami, Pushkatim babait

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT