Nga Albano Kolonjari-
Si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në historinë e Ligës së Kampionëve (UEFA), festa e Cristiano Ronaldos është pothuajse po aq e famshme sa vetë super ylli i Juventusit.
Lojtari i Kombetares Shqiptare Myrto Uzuni sigurisht që di gjithçka rreth Ronaldos. Anësori i Ferencvaros e tregoi atë pasi shënoi dhe i dha hungarezëve një epërsi të habitshme kundër Juventusit në gjysmën e parë të ndeshjes së Grupit G të Martën në stadiumin Allianz Stadium në Itali.
Goli erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë. Uzuni fitoi një goditje me kokë në mesfushë dhe pasoi përpara Tokmac Nguen. Nguen vrapoi në zonë dhe dha një pasim tek Uzuni që gjuajti duke zhvlesuar bllokimi që u mundua të realizonte mbrojtësi i Juventusit Alex Sandro. Më pas, Uzuni lëshoi veten në ajër dhe u rrotullua 180 gradë, duke imituar Ronaldon në shtëpinë e tij Allianz Stadium.
Myrto Uzuni shkruajti emrin e tij në Ligën e Kampioneve duke shënuar golin e jetës kundër një klubi me histori si Juventusi.
Ronaldos do ti duheshin vetëm 6-të minuta për të barazuar rezultatin në 1-1, me një goditje të mrekullueshme të tij, duke shënuar golin e 131 në Ligen e Kampioneve (Champions League). Alvaro Morata i dha Juventusit fitoren në minutën e 92-të të takimit duke kaluar italianët në raundin tjetër dhe zhvlerësuar golin e lojtarit të Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni.