• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Libri si ilaç shërimi

February 19, 2013 by dgreca

Nga Behar GJOKA*/
Kërkimi në internet, më solli një lajm që mu duk i pazakontë, në Londër ishte hapur një librari, ku libri trjatohet për shërim. Në fakt, kur flitet për letërsinë, krahas atributeve të tjera, gjithnjë e me shumë i mëvishet edhe gjasa shëruese. Shërimi, me anë të librit, e ka marrë emrin biblioterapi, pra një shërim, unik dhe specifik. Thelbi i biblioterapisë shprehëse, lidhet me komunikimin, si akt i leximit dhe shërimit, për gjithë grupmoshat. Për të kuptuar diçka, le të nisemi nga një situatë shërimi me anë të psikoterpisë, që realizohet me anë të psikologut. Këto dy anë të shërimit me komunikim, nëse i bashkon komunikimi, ato ndahen në formën e komunikimit, sepse biblioterapia realizohet me tekstet letrare, pra është një komunikim specifik, që mundësohet me anë të leximit/aktiv. Megjithëse në mjediset tona, pak dihet, e prandaj është momenti pwr të ndezur drita jeshile për ta hipotekuar si një shans të ri, aftësinë shëruese të teksteve letrare, e njohur dhe përdorur gjerësisht. Kështu, grekët e lashtë, qysh në hershmëri, kanë besuar në fuqinë shëruese të leximit, prandaj gjithmonë në derë të bibliotekave kanë vënë mbishkrimin “vend shërues për shpirtin”. Formën e vetë të plotë si koncept dhe shkencë, Biblioterapia, e fiton sidomos rreth viteve ’30 të shekullit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë periudhë ka një zgjim të jashtëzakonshëm ndaj libri si një mënyrë dhe mjet shërues, në Londër. Në mes të tjerash kemi një situatë të tillë që lajmëron se: Libraria e fundit është hapur këto ditë dhe quhet “School of Life” (“Shkolla e Jetës”). Për të kuptuar përbërjen dhe rolin e saj, duhet ndjekur filli i njoftimeve që vijnë, ku mes të tjerash shkruhet: Është një lloj “farmacie kulturore” shumë e veçantë, që u ofron vizituesve të saj ushqim për barkun dhe mendjen. , që në fakt të sjellë në mend gjithë ndihmesën e dhënë nga shkrimtarja Virginia Woolf. Për të sjellë për lexuesit edhe një mendim tjetër që ilustron idenë shëruese të librit: Pasi përfundova së lexuari për të 12-ën herë librin Lufta dhe Paqja, shkruante në 1951 në ditarin e tij shkrimtari rus Mikhail Prishvin, kuptova më në fund domethënien e ekzistencës sime. Këto fakte na mundësojnë jo pak, që të krijojmë një ide mbi skeretin që bart një tekst letrar, që përpos se të të njohë me botën, të edukojë dhe zbukurojë shpirtin, ndikon edhe për shërimin nga lëngatat e ndryshme jetësore dhe psikologjike. Prandaj, këto e bëjnë të pashmangshme një diskutim mbi këtë prani, një diskutim të institucioneve të kulturës dhe të shëndetit mendor, të shkrimtarëve dhe studiesve, të shkollës dhe familjes, të gjithë shoqërisë. Po flasim për një hemisferë të tjetër të tekstit letrar, që aty ka qenë, që nuk e kemi vënë re, ose nuk e kemi ditur, por që tashmë do të duhet të njihet, të zbulohet dhe mbi të gjitha të hipotekohet si mënyrë e re e forcës shëruese të librit. Bazuar në rezultatet ku ka mbërritur biblioterapia në hapësirat e tjera, kryesisht të perëndimit, aq sa vihet re se tanimë njihen edhe fazat e ndryshme, të cilat na vijnë edhe të përcaktuara: Identifikimi – kur lexuesi e gjen dhe identifikohet me personazhin; Katarza – kur lexuesi ndan shumë mendime dhe ndjenja me personazhin në veprën letrare; Mishërimi– kur lexuesi përmes personazhit kupton se si të përballet me problemet dhe çështjet e veta. Duke qenë një temë e re, në marrrëdhnie me librin, tashmë si mjet utilitar, vetvetiu lindin disa pyetje, që në përnjohje të kësaj hapësire. Si do të realizohet njohja e problemeve, e simptomave që mundet të shërohesh duke lexuar? Kush do të merret me ata që kanë shqetësime, pra cilët do të jenë terapeutistë të njohjës së librit, apo të shenjave të rëndimit shpirtëror dhe mendor, pra psikologët? Nga praktika e përbotshme, këtë rol dhe mision, e kanë marrë përsipër shkrimtarët, studiuesit, por edhe njohës të librave. Por, përcaktimi i shenjave të dëmtimit, bëhet e nevojshme për tu ndjekur nga një psikolog. Pra, mbase do të duhet të kemi një ndërthurje të palëve që mundet të jenë ekspertët e biblioterapisë. Cili do të jetë pozicioni dhe marrëdhëniet e institucioneve, si shkolla, bibliotekat, libraritë, lidhur ngushtësisht edhe me këtë aspekt të përfaqësimit të hapësirës së teksteve letrare? Po familja, në çfarë lidhje do të jetë me librin, tanimë edhe si një mjet shërues? Kuptohet se biblioterapia, pasi të njihet si vlerë, të kuptohet si mision, shpejt do të jetë një bashkudhtar i jetës së njeriut, si shkrim letrar, që përmban energji të shumëfishta, por disi më tepër si lexim, që ndihmon për të çliruar këto energji dhe përmes tyre të shërohet nga jo pak shqetësime që e shoqërojnë qenien njerëzore.
*Shkrimtar, studiues

Filed Under: Kulture Tagged With: Behar Gjoka, Libri si ilac sherimi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT