• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tirana i dhuron kualifikimin Crvena Zvezdes

August 25, 2020 by dgreca

Liga e Kampioneve.Tirana i dhuron kualifikimin Crvena Zvezdes./

-Egbo:”Keshtu e kishte vendosur zoti”.Dean Stankoviç:”Ne kishim fat dhe fituam”…

Pergatiti Albano Kolonjari-
Ne perfundim te takimit Tirana-Crvena Zvezda 0-1, mund te thuash pa frike se bardheblute ishin te pafat dhe i dhuruan Crvena Zvezda kualifikimin.  Ne stadiumin “Air Albania” kampionia e Serbise Crvena Zvezda (Ylli i Kuq) nuk tregoi ate cfare pritej nga nje ekip me emer te madh, ne futbollin europian. Nese Muçi dhe Kobina do te tregoheshin me te sakte kualifikimi do te ishte ne anen e bardhebluve. Por ky eshte futbolli. Por nuk shenove do te pesosh. Tranjeri i Tiranes Egbo shprehet se:”Keshtu e kishte vendosur Zoti qe te ndodhte. Nuk jam merzitur fare, jam shume i kenaqur. Jeta vazhdon. Do te luajme fatet tona, ne Ligen e Europes”. Tirana kishte ne perberje te saj lojtare te rinj pa eksperince ne ndeshje te nivelit te tille, dhe kjo ishte e vetmja diference midis dy ekipeve. Bradheblute treguan qe kane nje ekip me mentalitet fitues dhe kerkuan deri ne minuten e fundit qe te ndryshonin rezultatin por ishin te pafat. Tirana luajti si e barabarte perballe Crvena Zvezdes, krijoi volum loje, dominoi dhe krijoi raste te pastra per shenim. Pika me e dobet e Tiranes ne kete takim ishte stoli bardheblu:” Aq lojtare kishim, aq mundesi kishim per te bere nderrime”, shprehet Egbo pas ndeshjes. Persa i perket lojtareve te rinj tranjeri bardheblu shprehet:” Nuk kishim çfare te benim. Aq mund te jepnim brenda fushes. Lojtaret e rinj nuk kishim mundesi per t’iu bashkuar ekipit. Ekipi ka nevoje per lojtare”. Persa i perket paraqitjes se ekipit ne kete takim Egbo thote se:” Ekipi ka fituar besim jashtezakonisht te larte, ka krijuar personalitet dhe mentalitet fitues. Jam krenar çfare kane dhene lojtaret, ne fushen e lojes dhe perpjekjet e tyre per te ndryshuar rezultatin”.Ne fakt sa here qe ka nje perballje midis ekipeve shqiptare dhe serbe, ato perfshihen ne nje vorbull nacionaliste, dhe kjo me shume nga ana e mediave serbe, te cilat si gjithmone perpara takimit krijuan tension e zakonshem. Por ish futbollisti i njohur i Interit, i cili eshte aktualisht tranjeri i Crvena Zvezda (Ylli i Kuq), Dean Stankoviç, shprehet:”Jemi ndjere shume mire. Hera e pare qe kam erdhur ne Tirane. Na kane pritur shume mire. Kam pershtypje mjaft te mira. Dua t’i falenderoj te gjithe. Një perqafim nga zemra”. Persa i perket ndeshjes Dean Stankoviç, thote se:”Tirana kishte nje ekip shume te pregatitur dhe te motivuar dhe ata zhvilluan nje ndeshje shume te mire. Fati eshte nje faktor shume i rendeshishem. Ne e kemi merituar fatin dhe fituam. Tirana ka nje talent shume te mire si Muçi te cilin une e urova dhe i thashe se duhet te vazhdoje te luaje ne ate menyre”. Me kete humbje Tirana eshte skualifikuar nga Liga e Kampioneve, por ne baze te rregullave te UEFA-s do te marre pjese ne turin tjeter te Liges se Europes dhe gjate ketyre diteve do te mesoje edhe kundershtarin e saj te ardhshem. 
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka menjëherë pas ndeshjes KF Tirana – Crvena Zvezda, ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka përgëzuar kampionen e Shqipërisë për paraqitjen në sfidën e UEFA Champions League të luajtur sot në “Air Albania Stadium”. Pavarësisht humbjes që solli eliminimin e ekipit shqiptar nga ky kompeticion, presidenti Duka u kërkon bardhebluve të shohin përpara dhe të vazhdojnë rrugën e nisur në kompeticionin tjetër europian, UEFA Europa League.
“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim. Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Sfida europiane vazhdon!-

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo:

CRVENA ZVEZDA: Borjan, Gobeljiç, Degenek, Milunoviç, Pankanov, Nikoliç, Sanogo, Spiridonoviç, Kanga, Katai, Tomane

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Liga e Kampioneve, Zervena Zvezdes

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT