• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kuvendi miraton Ligj të rëndësishëm

March 31, 2018 by dgreca

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit kaloi sot pas shqyrtimit të dytë në Kuvendin e Kosovës, pas miratimit në parim në 26 janar 2018. I rëndësishëm edhe për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja dhe punëtorët e saj, si dhe të shumë ndërmarrjeve tjera shoqërore/

-Në Kuvendin e Kosovës sot një zhvillim tjetër që u pa është kalimi i grupit parlamentar me 10 deputetë të Listës Serbe në opozitë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, u pa largimi nga ajo i Listës Serbe me tre ministra, një prej të cilëve edhe zëvendëskryeministër/

1 Kuvend

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 30 Mars 2018/  Një Ligj i rëndësishëm – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit kaloi sot pas shqyrtimit të dytë në Kuvendin e Kosovës, pas miratimit në parim në 26 janar 2018.

Ky projektligj, për shqyrtim të dytë, është futur në axhendë në 23 mars, me shumicë votash të Kuvendit, me propozim nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa, në kooredinim paraprak me kryeparlamentarin e ministrin e Financave.

“Projektligji me ndryshimet e ofruara ka për qëllim lejimin e investimeve të mjeteve të fondit të privatizimit në letrat me vlerë të emetuara nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ka theksuar qeveria në ditën e miratimit në 10 nëntor 2017 dhe procedimit në Kuvend.

Këtë e ka ritheksuar ministri i Financave, Bedri Hamza, edhe në seancën plenare të Kuvendit, duke prezantuar në shqyrtimin e parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 “Mundësohet edhe transferimi i një pjese të mjeteve të privatizimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimti për Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës. Këto mjete do të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe në projektet madhore me inters për qytetarët e vendit”, shtoi ai.

 Përmes këtij Projektligji, ka vijuar ministri i Financave, synohet të krijohet edhe një mekanizëm për shpronësimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore që janë të nevojshme për sektorin publik.

“Nëpërmjet këtij mekanizmi qeveria e Kosovës si autoritet shpronësues do të paguajë vetëm 20 përqind të mjeteve financiare dedikuar për punëtorët përfitues të ndërmarrjeve shoqërore dhe tarifën administrative për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me kusht që mos të ketë konteste tjera”, theksoi ministri Hamza.

Në një konferencë shtypi të fundvitit, Agjencia Kosovare e Privatizimit 2017-tën e punës së saj e ka vlerësuar shumë të sukseshme dhe ka theksuar pritjet që të vazhdojë dinamikën e rritur edhe në vitin 2018.

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari dhe zëvendësdrejtori Menaxhues për Likuidim, Avni Jashari, janë shprehur se presin edhe më shumë mundësi për punë e rezultate me miratimin Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 Edhe në Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë theksuar se Ligji i ndryshuar e plotësuar është i rëndësishëm edhe për pagesën e 20 përqindëshit për ish-punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, asetet e të cilave janë shpronësuar nga qeveria.

 Që nga viti 2008, qeveria e Kosovës ende nuk ka paguar asnjë shpronësim për pronat shoqërore, ndërsa ka marrë më shumë se 700 vendime për shpronësime, mes të cilave të Pallatit 18 katësh në Prishtinë ku ishte gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, i cili është shëndrruar në objekt qeveritar, ndërsa 20 përqindëshi i vlerës duhet t’u shpërndahet punëtorëve të ndërmarrjeve që ishin në atë ndërtesë.

Një e drejtë tjëtër e ligjëshme është privatizimii i gazetës tradicionale të Kosovës dhe për këtë është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin, madje pa asnjë ndërprerje dhe në objektet ku kanë qenë.

Gazeta e përditëshme tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 73 vitesh, në 12 shkurt 1945. Gazeta historike e Kosovës Rilindja, e cila ka filluar të dalë në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, është mbyllur detyrimisht para 16 vitesh me dëbim të kundërligjshëm e të padrejtë nga Pallati i saj nga administrata e UNMIK në 21 shkurt 2002. Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues e specialë të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm.

 Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave protestues para gati 10 viteve, në 30 dhjetor 2008, me numrin e festës së Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë në vazhdimësi edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila  është autoritet mbi ndërmarrjet shoqërore dhe është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë, të përfunduar në qershorin e vitit 1999.

LISTA SERBE E LARGUAR NGA QEVERIA, OPOZITË NË KUVENDIN E KOSOVËS

 Kuvendi i Kosovës me 13 pika në axhendë zhvilloi sot paradite punime të seancës plenare të nisur në 16 mars, e të vijuar në 23 mars, ndërsa pasdite nisi një seancë të re me 11 pika.Në Kuvendin e Kosovës një zhvillim tjetër që u pa është kalimi i grupit parlamentar me 10 deputetë të Listës Serbe në opozitë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, që mori vendime për të 19 pikat e axhendës, u pa largimi nga ajo i Listës Serbe me tre ministra, një prej të cilëve edhe zëvendëskryeministër, i deklaruar pas arrestimit të hënën në veri të Mitrovicës të zyrtarit të qeverisë së Sebisë, Marko Gjuriç, që kishte kaluar kufirin jashtëligjshëm dhe pa respektuar marrëveshjet e dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel. Në mbledhjet e qeverisë së Kosovës  kur mungojnë ministrat marrin pjesë zëvendësministrat.

Një nga 10 deputetët në grupin parlamentar të Listës Serbe është goran, i cili javën e kaluar, në 21 mars, në momentin e fundit shkoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës dhe votoi pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duke siguruar edhe votën e 80 të duhur për ta kaluar me dy të tretat e parlamentit 120 anëtarësh, derisa 9 deputetët serbë të Listës nuk morën pjesë fare në seancë. Pro votoi edhe një nga 10 deputetët  serbë, që është i Patisë Liberale Serbe, pa grup parlamentar.

Ky është një shembull se në demokraci, në Kosovë, edhe vendime të mëdha mund të merren edhe pa votat e deputetëve serbë të Listës Serbe.

Pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit votuan edhe të gjithë – të 27 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti në opozitë.

Në 27 mars Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se, “në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”.

Deklarata u bë pas paralajmërimeve të Listës Serbe për dalje nga koalicioni qeverisës.

“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguronte deklarata.

Përfundohej se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Liga i rendesishem

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT