• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LITUANIA SHUAN ËNDRRËN KUQ E ZI

September 8, 2020 by dgreca

-Liga e Kombeve: Nuk ka ëndërr kuqezi. Lituania shuplake historike Kombetares tonë-

-Gabim foshnjor i mbrojtjes, që i dhuroi golin kundërshtarëve.

– Lituania ishte zot në fushë, edhe pse në 22 ndeshjet e fundit kishte 20 humbje dhe vetëm 2 barazime…

– Rasti i Roshit, mësim për trainerin Reja, për të forcuar disiplinën në ekipin kombëtar.

Përgatiti:Albano KOLONJARI-

Kombëtarja e Shqipërisë e meritoi humbjen përballë Lituanisë 0-1, ku profesionistët kuq e zi luajtën si amatorë. Nëntëdhjetë minuta lojë, vetëm një gjuajtje në kuadrat, tregojnë për varfërinë e lojës sulmuese të skuadrës tonë në këtë ndeshje, që duhet harruar. Një ekip pa ide, dhe pa energji. Një skuadër pa dinamikë, një skuadër qe nuk arriti të ushtronte presion mbi kundërshtarin, dhe mbi të gjitha një skuadër që nuk arriti të “vraponte” në fushën e lojës, duke bërë gabime të shumta gjatë pasimit të topit. Përballë tyre Lituania u duk një skuadër e “madhe”, e freskët fizikisht, me lojtarë që vraponin në fushën e lojës, që pasonin saktë dhe që ushtronin presion lart duke filluar qe nga zona jonë e mbrojtjes, në mesfushë por dhe në mbrojtjen e tyre duke mos krijuar asnjë hapsirë për sulmuesit tanë Sadiku dhe Manaj. Një humbje që të djeg, kur mendon që Lituania në 22 ndeshjet e fundit kishte 20 humbje dhe 2 barazime. Për teknikun Reja fajin e kishte lodhja në “këmbët” e futbollistëve tanë:”Kundërshtari ishte thuajse 2 hapa para nesh,  për sa i përket anës fizike. Në këmbët e lojtarëve u ndie lodhja. Lituania edhe në ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit nuk luajti keq, por nuk ia doli të fitojë”. Tekniku Reja i besoi formulës së tij 3-5-2. Në vend të mbrojtësit Veseli, tekniku Reja i beson nga minuta e parë mbrojtësit Mihaj duke luajtur me tre qendra, Gjimishtin, Demarku dhe Mihaj, dhe pak më përpara nga krahët kapiteni Hysaj dhe Trashi. Në mesfushë do të luante për herë të parë me bluzën kuqezi Laci i cili mbështetej nga Gjasula që bente lidhjen e mesfushes me sulmin dhe Abrashi. Në sulm Sadiku dhe Manaj. (duke lënë në stol Cikalleshin dhe Baren).” Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. E gjithë bota luan me 3 mbrojtës. Nuk kemi bërë revolucion. Kemi pasur probleme fizike. Në rast se nuk do të bënim atë gabim, mund të flisnim ndryshe. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve. Në 10 minutat e para të pjesës së dytën,  provuam të ndryshonim rezultatin duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare. Pastaj aktivizova Roshin dhe Uzunin që janë lojtar tepër dinamikë. Për fat të keq, Roshi qëndroi vetëm 5 minuta në fushë dhe pësoi tërheqje. Ndeshja mund të përfundonte edhe me 0-0 për mënyrën si shkoi. U vendos nga një gabim trashanik i joni”. Në këtë ndëshje Shqipëria vinte si favorite, për të qënë në krye të grupit por pas humbjes duket qe tekniku Reja ka tjetër mendim:”Nuk mund të them se jemi favoritë, pasi ka skuadra shumë të mira në grup. Shpresoj të bëjmë më mirë në ndeshjet e tetorit”. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë. Gjasula ktheu lehtë një top tek portieri Strakosha, pa llogaritur kundërshtarin pranë.  Sulmuesi lituan Kazlauskas tregohet i vëmëndëshëm,  kontrollon topin dribloi edhe portierin Strakosha dhe me portën e boshatisur dërgon topin në rjetë! Kjo nuk ndodh me një ekip serioz! Reja hedh në fushë Uzuanin dhe Roshin, por ky i fundit pas pesë minutave lojë, largohet nga fusha i dëmtuar? I dëmtuar apo I lodhur? Po të kemi parasysh reagimin e tifozëvë kuq e zi, ai nuk ka respektuar disiplinën, para ndeshjes ka kaluar kohën me të fejuarën. A thua se nuk e ndjen peshën e fanelës së Kombëtares!…Në fushën e lojës edhe sulmuesi me prespektivë Armando Broja, por kuqezinjtë nuk arrijë të bëjnë asgjë.

-“Jam shumë i kënaqur që luajta për herë të parë me Shqipërinë. Pata mundësi të qëndroj me çunat, të cilët janë shumë të mirë të gjithë dhe jam shumë i lumtur për debutimin, por jo për rezultatin”, shprehet Broja pas ndeshjes.

 Pas fitores 0-2 me Bjellorusinë, u mendua tek një fitore e lehtë kundër Lituanisë, dhe kuqezinjtë ëndërronin të kishin 6 pikë në këto dy ndeshje. Por ndodhi e kundërta. Kombëtarja jonë nuk arriti të bëjë hapin e madh. Në takimin tjetër të grupit tonë Bjellorusia fitoi 1-2 me Kazakistanin. Pas ndeshjeve te dyta, renditja e grupit të katër është kjo: Kazakistan 3, Shqipëria 3, Bjellorusia 3 dhe Lituania 3. Në muajin tetor Shqipëria do të luajë dy ndeshje jashtë fushës së saj. Me 11 tetor në Kazakistan dhe 14 tetor në Lituani. Përpara këtyre ndeshje FSHF ka planifikuar edhe një takim miqësor me Armeninë, me 7 tetor.

Humbja me Lituaninë nuk është pritur mirë në ambientin kuqezi. Sulmuesi Armando Sadiku u shpreh:”Reja kërkon që sulmuesit të kthehen prapa dhe të luajnë me fyryrë nga porta. Nuk është mënyra ime e të luajturit, por po bëj maksimimin. Do të doja të shënoja, por nuk kisha freskinë e duhur, pas dy krosimeve të Trashit dhe dy rasteve të tjera nuk arrita tek topi. Nuk pata mbështetje dhe ata e bllokuan shumë mirë mesfushën tonë”.

Gjasula:”Marr përgjegjësinë e humbjes”…

Marr përgjegjësinë e humbjes. Gabova, prandaj humbëm edhe ndeshjen. Besoj se po të mos kisha bërë atë gabim do të kishim fituar ose barazuar. Më vjen keq për ekipin. Sot nuk morrëm pikë prej gabimit tim”. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, LITUANIA, SHUAN ËNDRRËN

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT