• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. LUMNIJE KQIKU, SHKENCËTARJA SHQIPTARE NDEROHET SI “PERSONALITET NDERI ME MEDALJE TË ARTË” NË GRAZ TË AUSTRISË

April 24, 2023 by s p

Dr. Lumnije Kqiku, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare Prodekane për Studimet e doktoraturës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) në një intervistë ekskluzive me Editorin e Diellit të Vatrës në New York, Sokol Paja, rrëfen emocionet e vlerësimit nga qyteti i Grazit të Austrisë për të arriturat shkencore si “Personalitet nderi me medalje të artë”, skanon situatën e shëndetësisë në Shqipëri dhe Kosovë, sfidat e mjekëve të rinj, botimet shkencore dhe angazhimet komunitare shqiptare në Graz të Austrisë.

DR. LUMNIJE KQIKU, SHKENCËTARJA SHQIPTARE NDEROHET SI “PERSONALITET NDERI ME MEDALJE TË ARTË” NË GRAZ TË AUSTRISË

Në jetën time profesionale kam marrë çmime shumë të rëndësishme duke filluar nga ato të nivelit nacional e më gjerë, përtej kufijve të Austrisë. Thjeshtë jam rritë me këto situata ku puna ime është shpërblyer maksimalisht. Çmimi i fundit që u nderova nga qyteti i Grazit të Austrisë për të arriturat shkencore “Personalitet nderi me medalje të artë”, është çmim që na nderoi të gjithëve dhe ia dedikojë familjes sime, prindërve të mi e sidomos Babait i cili më la këtë vit dhe e përjetova shumë rëndë ndarjen fizike të tij. Në këtë manifestim te ndarjes se çmimit të pranishëm ishin pothuajse gjithë qeveria e qytetit si dhe vet kryebashkiakja e Gracit Elke Kahr, e cila me këtë rast ka theksuar: “Mirënjohja është gjëja më e thjeshtë për të ju thënë faleminderit”. E thash që në karrierën time akademike jam nderuar me shumë çmime e mirënjohje por do të i veçoja: Mirënjohjen për të arriturat shkencore në karrierë dhe prezantim të Kosovës jashtë nga Drejtoria e Kulturës së Gjilanit dhe poashtu Mirënjohjen nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për të arriturat shkencore sepse jam rritur në Gjilan. Pastaj nga shoqata e stomatologëve në Austri për disertacionin më të mirë në vitin 2005, një çmim që më ka dhënë vullnet të vazhdoj të merrem me shkencë edhe më tutje dhe po ashtu pata nderin të nderohem me Çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” nga Kolegji i Kirurgeve te Kosovës ne Kongresin e Dytë Klinik, të mbajtur në Prishtinë në Shtator 2022, çmim i cili i dedikohet veçanërisht mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit e të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për kirurgjinë në Kosovë.

NJË SHQIPTARE NË KLINIKEN DENTARE TË UNIVERSITETIT TË GRAZIT

Aktualisht jam e angazhuar në Kliniken Dentare të Universitetit të Grazit si ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare Prodekane për Studimet e doktoraturës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies). Punojë me shumë zell, dashuri e ndërgjegje etike. Projektet e mija janë afatgjata dhe ato i dedikohen shkencës dhe studimeve humane duke marrë pjesë në takime e konferenca të ndryshme. Ndryshe vështirësitë kanë qenë të shumta sepse është dashur punë, mund i madh e sakrificë e paparë për tu inkuadruar në botën shkencore e studimore të Grazit. Kuptohet që vetëmohimi im i ka tejkaluar këto barriera, por ato sigurisht që ishin vërtet delikate dhe rruga nuk ishte e lehtë.

NË SHQIPËRI E KOSOVË DUHEN INVESTIME NË SHËNDETËSI

Fatkeqësisht mendoj se largime të mjekëve do të ketë edhe në të ardhmen sepse mjekësia në shtetet shqiptare bukur lihet anash dhe nuk investohet aspak në kuadrot e dobishme për kombin. Kam pasur rastin të jem edhe në Ministrinë e Shëndetësisë si këshilltare e jashtme dhe kam para diferenca të shumta, ndërsa përkundër përkushtimit tejet të madhë të ministrit Prof.Dr. Rifat Latifi gjërat nuk ecnin sepse nuk qëndronte pas nesh qeveria në mbështetje. Intelektualët nuk ndalen me llafe e as me fjalime, ata duan investime në dijen e tyre që e arrijnë me shumë sakrifica. Megjithatë, shpresoj se projektet dhe punën e pa imagjinueshme që ka bërë Prof.Dr. Latifi, ta vazhdojnë të tjerët, pasi që të gjitha kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe kushte e shërbime sa më të mira për qytetarët!

NË SHQIPËRI E KOSOVË KËRKOHEN REFORMA SHËNDETËSORE

E thash që çalimet kryesore janë tek qeverisja dhe menaxhimi jo adekuat, mungesa e pagave të dinjitetshme dhe mungesa poashtu e përgjegjësisë për të sjellur reforma shëndetësore në të gjitha nivelet. Mesazhi im për gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në Shqipëri dhe Kosovë, është që qeveritë aktuale, të intervenojë urgjentisht në këtë sektor shumë të rëndësishëm, e që në pyetje është shëndeti i qytetarëve të vendit tonë. Deri më tani nuk është parë ndonjë mbështetje ose investim për sektorin e shëndetësisë.

NGA PROJEKTET SHKENCORE TE PUNA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË AUSTRI

Edhe pse unë nuk kam shumë kohë të lirë për të qenë pjesë e te gjitha aktiviteteve që i dedikohen komunitetit shqiptar në Austri, megjithatë jam pjesë aktive dhe i përkrah në të gjitha punët e mira që bëhen për ata. Kontributi im zakonisht është në ngritjen profesionale, akademike dhe shkencore. Për mua si shkencëtare këto janë me prioritet të veçantë. Kam shumë botime qoftë të konferencave, simpoziumeve e intervista e detaje tjera në mediumet më prestigjioz dhe në platformat më të avancuara online këtu në Austri e botë.

MËRGATA SHQIPTARE NË AMERIKË ËSHTË THESAR YNI I PAZËVENDËSUESHËM

Mërgata shqiptare në Amerikë është thesar yni i pazëvendësueshëm. Ata janë, ishin dhe do të jenë përherë busulla dhe agjenda ku bëhen projektet dhe ndihmohet fati i shqiptarëve kudo në botë. E dua mërgatën shqiptare në Amerikë dhe i uroj vetëm suksese e punë të palodhshme në dobi të atdheut.

Filed Under: Politike Tagged With: LUMNIJE KCIKU, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT