Takim me ministrat e Diasporës së Shqipërisë dhe të Kosovës z. Pandeli Majko dhe z.Dritan Gashi/
Nga Keze Kozeta Zylo/Në mjediset e Konsullatës së Kosovës në Manhattan u mbajt takimi midis drejtuesve të shkollave Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut, Clifton, Riverdale, Bronx, Children of Eagle, Stamford dhe ministrit të Diaspores së Shqipërisë z.Pandeli Majko si dhe ministrit të Diasporës së Kosovës z.Dritan Gashi.
Në këtë takim merrte pjesë ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara znj.Besiana Kadare si dhe përfaqsues nga Misioni i Përhershëm si z.Armand Shandro, nga Konsullata e Kosovës si z.Fatmir Zajmi dhe z.Ylber Kryeziu.
Konsullja e Përgjithshme e Kosovës Ambasadorja Teuta Sahatqija ishte mikpritsja e këtij takimi e cila me plot përzemërsi iu tha pjesëmarrësve: “Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj”! Është një urim mirëseardhjeje, tradicional i ngrohtë dhe tejet miqësor kur përdoret nga Bijtë e Shqipes.Moderatorja e takimit ambasadorja Teuta Sahatqija pasi prezantoi të dy ministrat e Diasporës i ka dhënë fjalën z.Pandeli Majko i cili tha se takimet midis Diasporës dhe Atdheut gjithmonë sjellin progres dhe krijojnë ura bashkëpunimi.
Thelbi i takimit tha ministri i Diasporës së Kosovës z.Dritan Gashi ishte se si të bashkërendojmë punën midis shkollave shqipe në Diasporë dhe Atdheut. Ambasadorja Besiana Kadare pasi ka përgëzuar për punën me plot përkushtim të përfaqsuesve të shkollave shqipe uroi për një vazhdimësi të mëtejshme!Kanë diskutuar me plot profesionalizëm dhe seriozitet drejtuesit e shkollave Shqipe të cilët sollën dhe shqetësimet përkatëse për shkollat ku ata drejtojnë si zotërinjtë Qemal Zylo, Shaban Gjoka, Drita Gjongecaj, Avokati Sabri Gjoni, Sakip Veliu, Mustaf Qosja etj.
Në përfundim të diskutimeve përfaqësuesit ranë dakord të marrin masa përkatëse për vazhdimësinë e mësimit të gjuhës shqipe dhe të bashkërendojnë së bashku me Ministritë e Diasporës punët që të ketë progres më shumë në të ardhmen.
Ndonëse takime të tilla te ketij niveli janë bërë dhe në të kaluarën u shprehën disa përafaqsues të shkollave shqipe dhe nuk ka pasur rezultat le të shpresojmë se vërejtjet e tyre do të shërbejnë në të ardhmen për përfafqësuesit e shteteve përkatëse.
Manhattan New York
4 shkurt, 2018