Të dua o shqipe, o zot i Arbërit dhe të falënderoj, që na ruajte gjuhën shqipe, që ti na ke dhuruar! Ti, dikur na e fale një atdhe më të bukur se dherat e tjerë, por ne nuk ditëm ta ruanim tërësinë e tij! Ruajna këtë pak atdhe që na ka mbetur!…/
Nga Rasim BEBO/Chikago/
Është fatkeqësi, se si ka marrë rrugë, që me emrin “Maqedoni” të quhen sllavët në Maqedoni, madje këtë termë përdorin shumë profesorë dhe doktorë shqiptarë. Njeri nga këta është Prof. Dr. Vebi Xhemaili i cili ka shkruar: “Falsifikimi i historisë kombëtare”, në gazetën “Dielli”, tetor 2013, f.33. Në Strugë është vendosur një pllakatë përkujtimore me këtë mbishkrim: “Shqiptarët para 100 vjetësh kanë marrë pjesë në kryengritjen maqedono – shqiptare , kundër okupatorit sërb”. Këtu ka një të drejtë, se sllavët e maqedonisë nuk luftojnë kundra sllavëve të sërbisë. Ajo që kundërshtohet është: se “emri maqedon- emri shqiptar dhe nuk është emër sllav. Z. Vebi Xhemaili e gjuajti me gurë emrin maqedon dhe për këtë, Z. Fahri Xharra thotë: “Kur ne, të kaluarën tonë jemi, duke gjuajtur me gurë, duke mohuar dhe duke mospërfillur ate e përvehtësojne të tjerët”. Ndersa ka figura të sllavëve në Maqedoni që thonë të vërtetën: “Vetë Konstandin Milladinov, poet i parë, asnjëherë nuk pranon se është maqedon, ai, në fakt, e quan veten Bullgar, dhe të gjithë këta njerëz, që na paraqiten sot si ”maqedon i kosideron si bullgarë”. (“Rrënja”, pril 2011). Sllavët e Maqedonisë, në mungesë të historisë së tyre, shpikën historinë e paqënë, në mungesë të emrit, në mungesë të kombësisë, në mungesë të personaliteteve, përpiqen të përvehtësojnë personalitete më të mëdha të shqiptarëve: Skënderbeun, Nënë Terezë. Migjenin.
Asimilimi u përballua gjatë 520 vjetëve të sundimit otoman, por ndodhi vetëm nga viti 1913 e këtej, kur e pushtojë sërbia dhe vazhdoi deri gjatë regjimit komunist.
Tani le të shikojmë se cilët janë maqedonët dhe cilët janë sllavët? Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Mbretëria e Maqedonisë (700-336 p.e.s.) Perdika duhet të ketë qënë themeluesi i mbretërisë së tretë Maqedune, të krijuar në vitin 815 p.e s. dhe mbreti i parë i saj ishte pikërisht Perdika. Herodoti e quajti si themeluesi i parë, i larguar nga Argosi pellazg, për në Iliri. Kjo mbretëri përfshinte Selenikun dhe shtrihej në jug, me kufi Epirin, kurse në veri, me Ilirinë. Kryeqyteti i saj ishte Edesa , sot Vodena në Maqedoninë perëndimore. Më pas erdhën brez pas brezi mbreter të përmendur maqedonas, shqiptarë të sotëm. Aminta (540-500). Ky pranoi refugjatë të shquar të syrgjynosur nga Athina, si despotin Pisistrati me te birin Hipia me 510 p.e.s. I cili zgjeroi mbretërin e tij drejt lindjes. Dari i Persisë në vitin 513 p.e.s. kaloi Hellospontin dhe pushtoi një pjesë tokë të Trakisë.
Ai i dërgoi mbretit Aminta një delegacion prej 7 oficerash më 507 p.e.s., për t’i kërkuar një dhuratë nga toka dhe nga uji si shënjë nënshtrimi. Aminta i nderoi miqtë me një festë të madhe. Persët ngulën këmbë që atje të merrnin pjesë edhe gratë maqedonase, mirëpo sjelljet e tyre të pahijshme, prej pijaneci, e zëmëruan të birin e mbretit, Aleksandrin. Prandaj ai sajoi një marifet, duke i larguar grate nga tryeza dhe i zëvëndësoi ato me djem të rinj të veshur si gra, por të armatosur me thika. Kur ambasadoret e kaluan masën, e paguan me kokë. (f.98, nr. 21). Të kuptojmë se Aminta me qeverinë e tij, nuk iu përkul mbretit Dari, si më i fuqishmi i kohës para 2520 vjetëve, siç përulet sot, qeveria e jonë në mënyrën më të neveritshme, duke njollosur historinë tonë mijëravjeçare. Aleksandri I (500-454 Shprehu admirimin e rij për kulturën greke duke inkurajuar lidhjet e ngushta me Greqinë. Poeti më i madh lirik, Pindari i Tebës, thuri poema që e lavdëronin Aleksandrin. Atij i dhanë titullin “Felelini” ose “Miku i grekëve”. Një titull i tillë, dëshmon se mbreti i Maqedonis nuk ishte grek. Herodoti na tregon, se njëherë Aleksandri i Maqedonisë shkoi në Olimp për të marrë pjesë në garat panhelene. Grekët deshën ta perjashtonin nga garat se nuk ishte grek por barbar. Mirëpo Aleksandri dëshmoi se ishte pasardhësi i Herkulit dhe i mbretërve të Argosit, atëhere ata e pranuan në gara. (f. 98, nr 22). Kur themistokliu u dënua nga Athina, Aleksandri i dha srehim në Pidna të Maqedonisë. Perdika II (454-413). Një fragment: “Athina nxiti trakasit në veri e në lindje përtë pushtuar Maqedoninë. Tuqididi lëvdonte kalorsinë maqedonase duke thënë: “Kur hidheshin në sulm, askush nuk mund t’u bënte ballë, pasi ishin kalorës të zotë dhe të armatosur mirë e me parzmore. (f. 99, nr. 27). Perdika, ashtu si i ati Aleksandri i-I-rë , i ftonte greket e shquar në pallatin e tij në Edesa. Kështu ai mirëpriti aty Melanipidin, nje autor i shquar lirikash. Hipokratin (460-375) p.e.s. “Babai i Mjekësisë i lindur në Kosin Pellazg, sherbeu te Perdika si mjek në pallatin e tij. (f. 100, nr. 28). Arkelau (413-399 hipi në fronin e mbretit të Maqedonise pas të atit. Plini në veprën e tij “Historia Natyrore” shënon: “dhënia e udhëzimeve në bujqësi ishte një zanat me dinjitet të lartë, që faktikisht ushtrohej nga Arkelau. (f. 100, nr.32). Arkelau mirëpriti poetin tragjik, Euripidin, si pas Eskilit… Ai u largua vullnetarisht nga Athina për në mërgim në vitin 404 p.e.s., për arsye se vepra e tij nuk gëzonte njohjen e duhur nga njerëzit. Dy vjet më vonë pësoi një vdekje tragjike në pallatin mbretëror të Maqedonisë, i ushqyer nga qentë e mbretit. (po aty,nr.31). Vijnë me radhë mbreterit e Maqedonis: Eropi i II (399-394 p.e.s.), Aminta II (393-369 p.e.s.), Aleksandri II 369-366 p.e.s.), Ptolemeu (366-364 p.e.s), Perdika III (364 -360 p.e.s.).
Filipi II (359-336). Në vitin 358 p.e.s. u martua me Olimpian, motrën e mbretit Aleksandër të Mollosit, krijoi një aleancë të ngushtë me Mollosët e Epirrit, të cilët, sipas gjeografit grek, Strabonit, u ngjanin maqedonasve nga gjuha, veshja dhe zakonet. (f.101, nr. 33). Për herë të parë në Histori të tri mbreterite pellazge Maqedoni,Epiri, dhe Iliria, d.m.th. shqiptarët e hershem, u vunë nën një prijës, nën mbretin Filipi II. Ai konsolidoi Maqedoninë dhe e zgjeroi më vonë, nëpërmjet “Falangës Maqedonase”, legjendarja e këmbësorisë.
Aleksandri i Madh (336-323 p.e.s,). Aleksandri i III, i biri i Filipit, i njohur edhe me mbiemrin Leka. Hyri në histori me kalin kaluar. Lindi në Korrik të vitit 356.e.s., në Pela, në v.p. të Selenikut. Plutarku shkruante se të gjithë falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit të djegur, rendën nëpër rrugë duke thirrur: “ Ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërrojë të gjithe Azinë. (F.104,nr.38
Historiani Nebi Dervishi thotë: “…se Leka i Madh nuk është i pazot, pasi burimet historike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve, më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan. (“Rrenjet prill 2011)
Prof. Oto Myleri Thotë: “Mbretëritë e këtyre tri provincave: Epir, Maqedoni dhe Iliri, vishnin një lloj rrobash, kishin të njëjta zakone, dhe lidheshin me krushqi e me gjini kurdoherë midis tyre. Kësisoj Nunela e Aleksandrit të Madh, ishte iliriane, kurse e Ema, Olimpia, prej Epirit, nga dera e Pirros. Cilët janë këta sllavë që na kanë shqetësuar dhe na shqetësojnë? Tajar Zavalani thotë: “Invazioni Sllav”, vend banimi i tyre fillestar kanë qënë moçalet e luginës së lumit Priper të Biellorusisë që quhej Posleje. Jetonin duke zënë peshk dhe gjuanin kafshë të egra.
Më 617, një fuqi e kombinuar avaro-sllave arriti kulmin. Si një valë deti prej njërëzish, shkruan Prokopi, me burra, gra dhe fëmije, ata u vërsulën duke e kthyer në gërmadha dhe zhytën në gjak Ilirine, Maqedoninë, Trakën, Epirin. Ata vranë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim seksi apo moshe, që u ra ndër duar. Si mbas llogaritjeve, më se 200.000 vetë humbën jetën, ose u rrëmbyen si skllevër gjatë invazioneve.
Historiani anglez William Temperley shkruan: “Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak-bizantin që ishin krijesat e gjeniut të perandorëve të mëdhenjë romako-bizantin, me origjinë shqiptare të Dioklecianit dhe Justinianit.
Sllavët më herët nuk janë përmëndur fare, askush nuk i ka njohur me një emertim kombëtar, sepse kjo hapësirë ishte shqiptare, territori shqiptar, popullata shqiptare, ndërsa sllavët në Maqedoni ishin pakicë, raja, që i solli në luginën e Vardarit Perandoria Osmane për të punuar tokën, me që otomanët me shqiptarët patën probleme të vazhdueshme. Kështu, si kundërvënie të popullatës së rebeluar shqiptarë, sollën kolonët sllavë nga përtej Karpateve dhe nga Bullgaria. Historiani Chek, Prof. Dvornik: “Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojnë vendosjen e tyre në Gadishullin e Ballkanit. (A. zavalani, “Histori …”, f.71).
Kronistët nuk i përmëndnin fare, ndërsa vllehët ishin të pranishëm në këtë hapësirë, ndërsa tani janë asimiluar në sllavomaqedonas. Në kohën më të re, Tito i pranoi sllavo-maqedonasit, për të krijuar një zone tampon në mes të sërbëve dhe bullgarëve, përkatësht për të dobësuar ekspansionin sërb, por edhe për të penguar afrinë sërbe me Greqinë.
Federata Jugosllave bëri investime në Maqedoni dhe dha benefice. U dha detyrë të ndiqnin aty shqiptarët vendës, veç dhunës dhe vrasjes sistematike, por dhe shpërnguljes për në Turqi. Sllavët, që banonin në fshatra që nga koha e Turqisë, i sollën në qytet, në vendet më të preferuara, madje sollën dhe vëllezër sllavë nga Greqia, krijuan administratë në gjuhën sllave. Ndërsa shqiptarët i përjashtuan,kurse ata që nuk ishin shqiptarë, u detyruan të emërtoheshin maqedonas. Komuniteti i numurit vllehë u bënë sllavo-maqedonas, duke shtuar në emra mbaresën sllave. Fatkeqësisht edhe shqiptarët e besimit ortodokës, që në Maqedoni ishin të shumtë, të cilëve më parë ua morën kishat, u regjistruan dhe ua imponuan emertimin sllavisht .Kështu, ka ndodhur, që nëna shqiptare e besimit ortodokës, nuk di asnjë fjalë sllavisht, ndërsa djali publikisht nuk thotë asnjëherë ndonjë fjalë shqip, madje ka nga ata qe mohojnë gjuhën kombëtare. (G. Adili “përvehtësimi i Historise”,12-2-2009).
Sllavët e Maqedonisë, të cilët kanë kapur majat e të gjitha istitucioneve, janë shumicë në të gjitha strukturat e shtetit, me një emertim te përvehtësuar “Maqedoni”. Maqedonia kurrë nuk ka qënë as e Greqisë as e Bullgarisë, Vendasit ishin shqiptarë. Ka kohë që akademikët sterilë të Shkupit, përpiqen të përvehtësojnë Skënderbeun, bëjnë libra, shkruajnë tekste të porositura nga lartë, mirëpo kurrsesi nuk u del hesapi, sepse të tjerët nuk ua pranonin Skënderbenë për të tyren. Disa bënë perpjekje për të bërë të tyren Migjenin, mirëpo nuk kishin si të arsyetojnë, pse ai shkroi në gjuhën shqipe dhe nuk bëri asnjë resht në gjuhën sërbishte, atëhere u tërhoqën. Kur u bë e njohur Nënë Teraza, bënë çmos për ta bërë të tyren, se ajo kishte lindur në Shkup, por në Maqedoni nuk ka sllave katolikë, por ka vetëm shqiptarë katolike. Kështu iu shmangën kombësisë dhe i vunë në pah, shkupjania Nënë Tereza. Në kohën e Nënë Terezës pjesa dërmuese në Shkup ishin shqiptarë katolik dhe myslimanë. Z. Branko Manollovski, personaliteti njohur në diasporë, kur filloi shkollën fillore nuk dinte asnjë fjalë sërbisht, por, shkolla sllave ia regjistroi emrin me mbrapa shtesa sllave dhe kjo i mbeti, ky nuk e ka të paster emrin si të Josf Bakërit, që ishte një brez më i vjetër. Z. Branko Manollovski, që është shqiptar vetëm me emër të sllavizuar.
Edhe këta sllavë e kuptojnë, qe nuk e kanë të tyren emrin Maqedoni. Kur këta bisedojnë me kushrinjtë e tyre të gjakut sërb ose rus, ata jane sllavë. Kur bisedojnë me perëndimin, anglezë, amerikanë etj., ata kthehen e bëhen maqedonë. Në vitin 1991, kur ish Republika Maqedone e Jugosllavisë u bë republike e pavarur në Ballkan, udhëheqësit e saj adaptuan për flamur të tyre kombëtar flamurin e Aleksandrit të Maqedonisë. Të adaptosh emrin e lashtë të Maqedonisë si emer kombëtar të republikës së krijuar në shekullin XX dhe të adaptosh për këtë republikë të re flamurin e Aleksanddrit të Maqedonisë, këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rremë, të falsifikuar të indetitetit kombëtar “Kush na ka faj, se vetë i kemi verbuar sytë tanë, me duart tona’’! thotë, Aristidh Kola!
Z. Manollovski sjell tre emra konkrete të personaliteteve tona, prindërit etyre kanë qënë shqiptarë. Video Smilevski, që u shpall Heroi popullit në Republikën e Maqedonisë, sa ishte gjallë, nuk tregonte se ishte shqiptar, ndonëse e kishte djalë halle. Personi tjetër ish-Kryetari i Akademis së Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski, vazhdoi të heshtëte se prindërit e tij ishin shqiptarë. Po kështu dhe Grigor Jovanoski, i cili tani është antari i Akademis së Shkencave te RM-së. Si mendoni, nuk bëmë gjunah të madh ne, bashkëkombasit e Josif Bagërit, që shndërruam gjatë gjashtë dekadave të fundit gjuhën tonë amtare shqipe në gjuhën sërbishtë dhe bashkë me gjuhën ne ndërruam indetitetin etnik, nga shqiptarë në sërb?! Kjo është fatkeqësia kur mohom veten tënde. Atëherë hap gojën historiani sllavo-maqedonas , Hristo Polljanski të thotë: “… nga popullsitë e lashta të kesaj treve, kishin shpëtuar pa u zhdukur disa “ashkla”… Vala e tretë e “ardhacakëve” (shiptarë) paska ndodhur në fillim të shek. XX-të. Kurse vala e fundit e kolonizimit shqiptarë të Maqedonisë, paska ndodhur pas vitit 1944. Dhe më tej, ky historian arriti të nxjere nga goja, se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekes së Madh dhe Skënderbeu nuk ishte shqiptar por maqedonas. Kur ne i thamë Profesorit, se në kohën e Aleksandrit të Madh, ju bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e Aleksandrit të Madh, keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polanski u përgjigj … “Ne maqedonët, – tha ai, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por përderisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhesit e tyre kulturorë, por edhe gjenetike”. (Nejazi Muhameti “Maqedonia Shqiptare”. Bot. 2009,) Emri Maqedoni është përvehtësuar nga sllavo-sërbët. Ata veten e tyre e quajnë autokton dhe ne shqiptarët na quajne ardhacakë në truallin tonë mijëravjeçar. Ndërsa Tirana, Prishtina dhe Shkupi me partitë shqiptare në Maqedoni heshtin dhe heshtja vazhdon me diskriminimet që bëjnë këta sllavo rjepacak pushtues. Kanë rrëmbyer emrin maqedon, vendin maqedon indetitetin maqedon, historinë e Maqedonisë duke bërë diskriminimin e gjuhës shqipe. Dhe vetëm ne heshtim dhe heshtim. Si mund të ndryshohet tri herë indetiteti brënda një shekulli më parë? Quheshin bullgarë, pastaj e shpallën veten si maqedonë, por prsëri sllavë, kurse pas vitin 1991 e quajnë veten maqedonë antikë, pra, jo sllavë. Këta janë akoma në kërkim të indetitetit kombëtar përfundimtar.
Josif Bagëri, dëshmitar i përjetshëm i shqiptarëve ortodokës të Rekës, lindur në vitin 1870 dhe vdekur në vitet 1930. Asimilimi u përballua gjatë 520 viteve të sundimit otoman, ndodhi vetëm nga viti 1913 e këtej, kur e pushtoi sërbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist. Dhe vetëm ne heshtim dhe heshtim. Xhorxh Santaiana, na kujton ne të gjithëve, se ata që nuk kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë. (E. J., f. 17).
MAQEDONIA NË MESJETË
Sllavet u vendosën gjatë shekujve VI-VIII në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Maqedonise së sotme, në viset ku ende sot shqiptarët përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë. Njihet në histori më 21 korik1843, udhëhëheqesi i kryengritjes së madhe të Shkupit kundra masave tanzimaniste ishte Dërvish Cara. Kjo kryengritje u përhap në viset e tjera shqiptare në Tetovë, Kaçanik, kumanovë, Gostivar, etj. Vazhduan kryengritjet deri në vitin 1875. Porta e larte hoqi dorë nga zbatimi i masave të tanzimatit në malësitë shqiptare. Shkup,Tetovë, Dibër, ishin vatra kryesore të Lidhjes së Prizrenit me drejtues: Iljas pashë Qokun, Sheh Mustafa Tetova, Jashar Bej Shkupi. Levizja mori hov për shkollat shqipe dhe për kishën shqiptare. Bajo Topulli organizoi çetën e parë patriotike “Ja vdekje ja liri”. Më 1908 u mbodh Kongesi i Alfabetit Shqip në Manastir. Krahina shqiptare e Maqedonisë u shqua edhe në kryengritjen e madhe çlirimtare antiosmane të Shkupit, që u çlirua më 11 gusht 1912. Në kuvendin e Vlorës morën pjesë 8 delegate nga viset shqiptare të Maqedonisë: Dibra, Tetova, Gostivari, Struga, dhe Ohria (Myfti Vehbi Agolli, Sherif Langu, Mehmet pasha Darralla, Hamdi Ohri, Dr. Myrteza, Zyhdi Beu, Nuri Sojli, Mustafa Baruti). Nga kata uzgjodh me vota unanime kryetar i Këshillit Kombëtar (Parlamentit) Myfti Vehbi Agolli, kurse Mehmet Pashë Dërralla u zgjodh ministër i Mbrojtjes Kombëtare.
Sipas francezit L. Jaray, Shkupi me 1913, kishte 45.000 banorë myslimanë (55%), 25.000 shqiptarë, kurse bullgare 10.000-15.000 rreth (22-33%), veç këtyre, kishte 3000 sërbe, 2000 izraelitë. (G.L. Jaray, L/Albanie income, Paris 1913, f. 40). Istituti Gjeografik i Sofjes, botim i vitit 1902: Shkupi ishte qendra e vilajetit të Kosovës, kishte 4474 shtëpi apo familje. Prej kёtyre 2336 shtëpi (53%) banoheshin me familje shqiptare,1687 familje bullgare, 200 shtëpi cigane dhe 100 shtëpi izraelite, 90 shtëpi katolike shqiptare. (Prof. Kristo Frasheri, Tianë nëntor 2009)
Po sot e dashura Maqedoni?!… Sllavo-maqedonasit sjellin Car Dushanin në Shkup, të ngjashëm si tërmeti i 26 korrikut 1963, kur u shpërngulën forcërisht e pabesisht shumica e shqiptarëve nga ky kryeqytet i Jugosllavisë së Dytë (FSRJ). Dridhjet e tërmetit të ri politik shoven, po ndihen për gjatë këtij dimri. Car Dushani vjen në Shkup me putrat putiniane, simbole ortodokse lindore, me veshje bizatine lindore, me kurorë nga manastiri Cetinës së Cërnagorë. https://gazetadielli.com/car-dushani.
Si përfundim, Maqedonia është shqiptare dhe qeveria e Shkupit duhet të heqë dorë nga endrrat nacionaliste e shoveniste dhe ta shohë realitetin me sy hapur, për ta parë ashtu siç është. Të shohë, se në gjirin e saj ka një popull të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët jetojnë, punojnë, shpresojnë dhe kërkojnë të thonë fjalën e tyre në atdheun e përbashkët, sepse sllavët jetojnë në Maqedoninë e shqiptarëve. Kjo është maqedonia ime, kjo ështe Maqedonia e gjithe shqiptarëve.
Rasim Bebo Addison Çikago Janar 2014 .