

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, theksoi Kryeministri Hoti/

PRISHTINË, 16 Tetor 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Kosova zbaton zotimet e Marrëveshjes historike të 4 Shtatorit 2020 në Uashington të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga Kryeministri Kosovar dhe Presidenti i Serbisë.Në një nga pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit theksohet: “Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.”Sot nga Qeveria e Kosovës u paralajmërua se, në Kosovë nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm.Në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit theksohet:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike.Në këtë takim, Kryeministri Hoti potencoi rëndësinë e sigurisë kombëtare, ruajtjes së rendit publik, ruajtjes së kufirit shtetëror për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, theksoi Kryeministri Hoti.