• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Opozita braktis parlamentin pas marrëveshjes për dekriminalizimin

March 4, 2016 by dgreca

Arrihet marrëveshja për dekriminalizimin. Miratohen me konsesus aktet nënligjore. Opozita largohet: Tre kushte për rkthimin në sallë/

Në Shqipëri shumica dhe opozita arritën marrëveshjen për miratimin e akteve të nevojshme nënligjore për zbatimin e të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, të cilat u votuan me konsensus të plotë nga palët. Por menjëherë më pas, opozita njoftoi brakstisjen e parlamentit, deri kur sipas saj të plotësohen tre kërkesa që lidhen me respektimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, dhe një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin dhe një tjetër për komisionet parlamentare.

Pas 48 orësh bisedimesh intensive, palët arritën sot të gjejnë dakortësinë për një vendim të parlamentit dhe formularin e vetdeklarimit, dy aktet e nevojshme që i ashtuquajturi ligj i dekriminalizimit të nisë zbatimin e tij efektiv. Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk kishte patur arsye që gjithshka u shty për në momentet e fundit dhe bëri përgjegjëse shumicën e cila sipas tij nuk kishte dëshmuar vullnet për këtë cështje: “Një pakt, kur bëhet respektohet dhe nuk tërhiqet zvarrë,  zbatimi bëhet menjëherë, sepse kjo tregon vullnet të mirë dhe mirëbesim. Kjo që ka ndodhur ka treguar krejt të kundërtën. Nuk kishte pse çdo gjë të arrihej në limitet e fundit,  nëse do të kishim pasur vullnet, do ta kishim bërë kohë më parë”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci: “Shumica nuk ka patur as më të voglin hezitim. Përkundrazi ja la opozitës paraqitjen e akteve. Për cudi dhe irno të faktit e zvarriti paraqitjen e tyre”.

Aktet e nevojshme kaluan me një konsensus të plotë. Por pikërisht kur u duk se në sallë do të kthehej sadopak qetësia opozita deklaroi se kishte tre kushte:  “Në mënyrë që deputetët me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetët që gjakosën qytetarët e thjeshtë në dyert e komisariatit të mos shkelin më në parlament, në mënyrë që deputetët të cilët përfitojnë fonde publike duke patur kostumin e deputetit nuk duhet të rrinë as edhe një minutë këtu në parlament. Në mënyrë që komisionet hetimore të opozitës të cilët zbulojnë të gjitha aferat e qeverisë, të jenë efektive. Pa u bërë dhe pa u plotësuar këto kushte opozita nuk mund të vazhdojë të rrijë më në këtë parlament”., u shpreh deputati Eduard Halimi.

Kushti i parë i opozitës ka të bëjë me kërkesën për miratimin e një ndryshimi në ligjin për dekriminalizimin, sipas të cilit deputetët të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata. Kërkesë e cila u nxit nga shfaqja dy javë më parë e deputeti Armando Prenga, i përfshirë disa muaj më parë në një konflikt të armatosur.

Kushti i dytë lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, të cilat sipas opozitës po shkelen nga shumica. Sipas opozitës, vendimi i fundit i kësaj gjykata për interpretimin e rasteve të konfliktit të interesit të deputetëve, detyron parlamentin që automatikisht t’ja dërgojë asaj cështjen e heqjes apo jo të imunitetit. Opozita ka denoncuar për konflikt interesi tre deputetë të shumicës, Koço Kodhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin.

Kushti i tretë demokratëve lidhet me ndryshimet në ligjin për komisionin hetimore, duke qenë se sipas tyre, shumica po bllokon në mënyrë artificial punën e të pajtën dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Për deputetin socialist Pandeli Majko opozita po kërkon të pengojë reformën në drejtësi: “Nuk besoj se ka sot njeri që të kuptojë se cfarë kërkon opozita. Përshtypja ime dhe jo vetëm e imja, është se gjithë kjo që po bën opozita është, me një arsyetim shumë të thejshtë që reforma në drejtësi të mos votohet në këtë sallë”, u shpreh zoti Majko jashtë sallës së parlamentit.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta u tregua më i përmbajtur në komentet e tij për gazetarët: “Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar gjithnjë ura komunikimi dhe raporte konstruktive, larg ultimatumeve të panevojshme, larg përpjekjeve për të minuar besimin. Ndaj besoj që edhe opozita është në frymën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, sepse edhe opozita ka shprehur vullnetin dhe mbështetjen e saj për reformën në fushën e drejtësisë. Të gjitha kërkesa dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit”.

Lëvizja e opozitës erdhi paksa e papritur. Që prej më shumë se një jave në grupin e saj parlamentar diskutohej qëndrimi që do të mbahej, dhe alternativa e bojkotit nuk kishte gjetur mbështetje. Ndërsa mbetet e paqartë se cfarë solli kthesën që coi në vendimin e sotëm .(VOA)

 

Filed Under: Politike Tagged With: marrveshja e dekriminalizimit, Opozita braktis Parlamentin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT