• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOM ALEKSANDËR SIRDANI, PËRKUJTIM NË 72 VJETORIN E MASAKRËS SË KOPLIKUT

August 31, 2020 by dgreca

Shkruan: Sokol PAJA – DIELLI-

Regjimi komunist shqiptar ndaj klerit fetar dhe sidomos ndaj klerit katolik kreu krime çnjerëzore, të padëgjuara më parë në histori. Mbytja për së gjalli në gropën e banjos së Dom Aleksandër Sirdanin prej kriminelëve komunistë përbën një nga krimet më të shëmtuara të ndodhura përgjatë regjimit komunist në Shqipëri. Në kohën kur diktatura komuniste kishte mësyrë në veri për nënshtrimin e kundërshtarëve të regjimit, klerit, familjeve të mëdha dhe çdo individi që nuk pajtohej me regjimin monist, në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe ndodh një terror mbi popullsinë civile dhe krim i shumëfishtë. Përgjatë muajit 28 korrikut -29 gushtit të vitit 1948, në kryeqëndrën e Malësisë u masakruan, u rrahën, u vranë dhe u torturuan 56 burra e gra , dhe u  vranë pa gjyq katër burra me emër dhe ndikim të veçantë në Malësi : Taro Keqi, Nikë Mark  Rexha, Dom Aleksander Sirdani  dhe Dom Pjetër Çuni. Kjo masakër e dhunshme u krye prej komunistëve në hetuesinë e Koplikut. Fatin më të keq e pësoi Dom Aleksandër Sirdani që i rrahur e torturuar për vdekje, u mbyt prej komunistëve në gropën septike, kur ende ishte gjallë. Dom Aleksander Sirdani është një ndër emrat më të spikatur të klerit katolik në vitet 30’. Prifti  Jezuit ishte poet, folklorist, etnograf e publicist. Pas studimeve në kolegjin Saverian vijon studimet në Austrí, në Insbruk. Meshën e parë i shuguruar si meshtar e zhvilloi më 24 prill 1916. Dom Aleksander Sirdani shërbeu si famullitar në Famullinë e Shkrelit në fshatrat si Reç, Shkrel, Bogë, Dedaj, Bzhetë dhe fshatrat përreth. Përveç misionit të tij fetar si çdo prift katolik, Dom Aleksander Sirdani u kujdes edhe për kulturën dhe trashëgiminë etnografike të popullsisë ku shërbente si prift duke shkruar për legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek bestytnitë e lashta që haseshin në fshatrat e Malësisë së Madhe. Vrasja e Dom Aleksander Sirdanit ishte e përllogaritur prej komunistëve. Erdhi pikërisht në një kohë kur regjimi diktatorial po likujdonte kokat kryesore të fesë në Shqipëri dhe kur po ndryshonte statutin fetar të Klerit Katolik, duke e shkëputur përgjithmonë nga Vatikani dhe duke e vendosur nën diktatin e regjimit komunist shqiptar. Pasi shkatërruan kuvendet fetare, mbyllën shtypshkronjat, shkollat fetare, konfiskuan qëndrat e botimeve mediatike dhe letrare, pasi arrestuan udhëheqësit kryesorë dhe strukturat drejtuese të fesë në Shqipëri, komunistët kaluan në ekzekutimin e priftërinjve nëpër fshatrat e largët në veri të Shqipërisë. Synimi i komunistëve ishte i qartë: zhdukje totale të institucioneve fetare dhe ideologjisë fetare. Dhuna, terrori, përndjekja dhe vrasjet e pamëshirshme ishin panorama që shoqëroi qeverisjen dhe qasjen e komunistëve shqiptarë ndaj kundërshtarëve. Me datë 26 korrik 1948 Dom Dom Aleksander Sirdani pasi çoi meshën e së dielës në famullinë e tij në Bogë ku kritikoi ashpër komunistët dhe raprezaljet e tyre sidomos në Veriun e Shqipërisë, një ditë më vonë arrestohet dhe dhunohet përgjatë gjithë rrugës nga Boga deri në Hetuesi në Koplik ku mbërriti i copëtuar prej dhunës shtazrake. Dëshmitari  i vdekjes së tij At Anton Luli ka dëshmuar se pasi komunistët e rrahën për vdekje duke e shpërfytyruar, në grahmat e fundit të jetës, kishte kërkuar ujë për të pirë, ndërkohë që komunistët në shenjë hakmarrje primitive e mbyten të gjallë në gropën septike të hetuesisë. Veprat kryesore letrare të Dom Aleksander Sirdanit ishin: “Shqyptari i vogël”, “Kallxime popullore”, “Fjalë ari”, “Legjenda e gjethes së purrinit”, “Frati i ri” etj. Dom Aleksander Sirdani në vitet 30 ishte një zë shumë i fuqishëm në shtypin fetar të kohës si Leka dhe Hylli i Dritës. Pas një procesi të gjatë kanonik, Dom Aleksandër Sirdani sëbashku me martirë të tjerë të fesë katolike në Shqipëri, u shpall i lum nga Vatikani më 5 nëntor 2016. Vrasja shtazarake e Dom Aleksander Sirdanit është një ngjarje e dhimbshme e tmerrit dhe ferrit që përjetoi mbi kurriz  kleri fetar në Shqipëri për gjysmë shekull. Komunistët bënë hakmarrjen dhe raprezaljen më të tmerrshme sidomos mbi klerin katolik pasi ishin Klerikë të shkolluar në universitetet më të mira në perëndim, ndërsa komunistët ishin injorantë përballë tyre, se ideologjia fetare nuk përputhej me ideologjinë komuniste, se komunistët ishin armiq të betuar të religjozëve të shuguruar. Vrasja e Dom Aleksander Sirdanit përbën një faqe turpi shtazarak ndaj një patrioti, kleriku, letrari e shqiptari të madh. 

Filed Under: Opinion Tagged With: dom Aleksander Sirdani, Masakra e Koplikut, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT