*Mediu: Pronat në bregdet t’u kthehen pronareve/
Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi të martën një amendim në ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i propozuar nga deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Nisma ligjore e deputetit Mediu lidhet me të drejtën e pronësisë për tokat në bregdet, e cila, sipas tij nuk zgjidhet prej 20 vjetësh dhe aktualisht ndodhet në një ngërc, i shkaktuar nga zbatimi i ligjit 7501, i vitit 1991 “Mbi tokën”. Kjo situatë, sipas Mediut, ka çuar në marrjen e tokave pronarëve të ligjshëm, e shoqëruar me një kaos në shpërndarjen e tyre, duke shkaktuar abuzime të rënda me pronat, të konstatuara dhe në dokumentet zyrtare të Bashkisë Himarë dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe së fundi, të pranuara dhe nga Gjykata e Rrethit Vlorë.
Relatori i draftit, deputeti i PS-së, Armando Subashi tha se amendimi i paraqitur konsiderohet një çështje e zgjidhur dhe që nga pikpamja ligjore nuk sjell asgjë të re. Sipas tij, nisma është një përsëritje e panevojshme e asaj që ka rregulluar ligji aktual dhe që në thelb nuk e zgjidh problemin, por përkundrazi e ndërlikon atë më shumë, nisur nga interesi i pronarëve të ligjshëm.
Subashi iu referua amendimit të këtij ligji në vitin 2009 nga maxhoranca e djathtë e asaj kohe, duke theksuar se ndryshimet e atëhershme në ligj e kanë zgjidhur që në atë kohë shqetësimin e deputetit Mediu.
Mediu: Pronat në bregdet t’u kthehen pronareve
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar të martën, duke folur në komisionin e ligjeve, që çështja e pronës private të zgjithet sa më shpejt, pasi zgjidhja e të drejtës së pronës është detyrim i BE, duke përmendur rastet kur Gjykata e Strasburgut ka përcjellë 8 vendime pro ndarjes së pronave.
Mediu përmendi tokat bregdet, për të gjithë ata pronarë që i kanë zotëruar ato para vitit 1945 dhe për këtë arsye, theksoi ai, kam depozituar në Kuvend një amendim mbi ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, të ndryshuar”.
Medi tha se, “Prona private dhe zgjidhja e drejtë është detyrim i BE, Strasburgu dhënë 8 vendime pro ndarjes së pronave dhe se ky Pr.ligji nuk ka karakter rëndues financiar, por ul kostot dhe barren financiare të dëmshpërblimit. Pronareve të ligjshëm u është marrë prona nëpërmjet shtetëzimit dhe qeveria nuk mund të përdorë dy standarde. Janë shpërndarë 151 mijë hektarë tokë bujqësore, 70% e saj në mënyrë të padrejtë”, tha ai, duke shtuar se “në zonat me përparësi turizmin nuk është dhënë asnjë titull pronësie në bazë të ligjit 7501″. Ai kërkoi që të zbatohet detyrimi ligjor i pajisjes së pronarëve me çertifikate pronësie.