Në një takim me të përndjekutrit politikë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u zotua se nuk do të pranojw që Fatmir Xhafaj, të jetë qoftë dhe një ditë ministër i Brendshëm. Xhafaj, tha ai është xhelat i komunizmit, i veshur sot me kostumin e trafikantit të drogës, ndaj sipas tij mund të shkelë në pragun e ministrisë së Brendshme, vetëm nwse kalon mbi trupat e protestuesve. Kryetari i Opozitës, sqaroi se nuk ka tërheqje nga kauza, duke theksuar se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëqoftesë qeverisë teknike i duhet kohë të sigurojw standardet.
“Fatmir Xhafaj nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve, vetëm nëqoftëse kalon mbi trupat tanë” ka qënë ky kërcënimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në çadrën e lirisë, gjatë një takimi me ish të përndjekur politik. Kjo deklaratë e kryetarit të PD mund të përcaktojë dhe rrugën që do të ndjekë opozita përveç çadrës së protestës në bulevard për plotësimin e kërkesës për qeveri teknike.
Lulzim Basha: Sakrifica e një populli të tërë për ata mijëra të rinj dhe të reja të klonuar në kufijtë e Shqipërisë që ndiqnin ëndrrën e lirisë që gjendej jashtë diktaturës, rrezikon të përdhoset nga një kryeministër nip i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, i cili nuk u mjaftua me gjëmën e kriminalizimit dhe drogës, por ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës, një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesisë veshi bashkë me vëllain e tij kostumin e narkotrafikantit, ky është Fatmir Xhafaj.
Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë.
E vetmja rrugë për t’i hapur Shqipërisë perspektivën europiane është largimi i Ramës. Është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike pa persona të përlyer me krimin dhe pa persona që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës komuniste, me burra dhe gra, djem e vajza të ndershme që do të sigurojnë luftë kundër krimit, drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur, ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve.
Pas takimit në çadrën e lirisë, Basha shpjegoi për mediat se nuk ka tërheqje nga kërkesa për qeveri teknike.
Lulzim Basha: Mos e hiqni vëmendjen dhe mos lini zuzarët të hiqni vëmendjen nga kushti i vetëm që PD dhe qytetarët e opozita i kanë parashtruar për zgjedhje. Qeveri teknike me mbështetje politike.
Ndërsa pëë shtyrjen e zgjedhjeve të artikuluara nga ai vëtë, tha se kjo mund të bëhët vetëm në kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të ketë për të siguruar standardet zgjedhore.
Lulzim Basha: Kushti ultimativ mbetet qeveria teknike. Nëse në kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të bëjë për të siguruar standardet kërkohet shtyrja e zgjedhjeve absolutisht PD nuk do të jetë kundër kësaj.
Përsa i përket instrumenatave për të arritur tek qeveria teknike, Basha tha se çadra e protestës kryesore, duke lënë të kuptohet për përshkallëzim të strategjisë.