Marash Mali, miku ynë, bashkëpunëtorë i Revistes “ Kuvendi” dhe një nga debatuesit e parë të gazetës së njohur “Bashkimi”, shumë vite përpara se Shqipëria të çlirohej nga komunizmi, i cili e degdisi dhe burgosi, tashmë të ndjerin.
Marash Mali mbylli sytë për të jetuar jetën e përjetshme, me datën 27 Qershor 2014, në moshën 93 vjeçare. Marash Mali la një biografi të pasur në veprimtarinë e Tij patriotike. I lindur në Dedaj të Shkrelit, në një nga zonat me te dëgjuar për trimëri dhe patriotizëm, si dhe në një familje vojvodësh, iu bashkangjit Besëlidhjes së Malësisë së Madhe, që në kapitullimin nazifashist, konkretisht Batalionit të Shkrelit, duke qënë kapiten i klasit të parë në këtë organizim. Së bashku me Llesh Marashin ishin organizatorët e Kryengritjes së Malësisë së Madhe te vitit 1945, veprim që i solli edhe burgun politik. Marashi, pati rastin që në moshën 15 vjeçare të radhitej me burrat me të njohur të Malësisë, si Prekë Cali për të uruar Mbretin Zogu i I në një nga përvjetorët e lindjes së Tij.
Marash Mali ishte një nga bashkëpunëtrorët e pare të Revistës “ Kuvendi” dhe, deri në ndrrimin jetë, në Këshllin Botues të saj. Veç veprimtarisë patriotike dhe atdhetare, Marashi u muar dhe me krijimtari, sidomos dramën, të cilen e pelqente si gjini. “ Gjaku i falun” është një nga dramat e tij të njohura me botues studiuesin e njohur, Profesorin dhe Botuesin Hasan Leka. Me qënë se një jetë të tërë kishte pasion historinë, në fillimin e viteve dymijë, në bashkëpunim me “ Kuvendin” i hyri punës për librin “ Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”, të cilin e realizoi me sukses, në brendi të të cilit, për herë të parë shkruheshin disa ngjarje të përjetuara të organizimit vendor në Malësinë e Madhe, si dhe disa nga figurat e njohura të kësaj krahine vitale.
Këshilli botues i Revistës “ Kuvendi” shpreh dhimbje për shkuarjen e këtij miku të mirë dhe, njëkohëshëm ngushëllon gjithë të afërmit e Marash Malit!
Pushofsh në paqe, njeriu i mirë, Marash Mali!
Pjeter Jaku
Michigan,30 Qershor 2014