• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një selfie e munguar me Kryeministrin tim

January 5, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Majemi-Florida/
Nga mesazhet me plot urime për një vit të mbarë. Nga dje në mëngjes më vine edhe plot të tillë edhe si formë njoftimi për mbërritjen e Edi Ramës këtu në Majemi. Disa më kujtojnë ndonjë nga shkrimet e mia ku kam qënë paksa i ashpër me ‘të. Disa më pyesin se, a e di se për çfarë ka ardhur? Për ndonjë ekspozitë personale? Apo për t’u tallur me lekët e popullit.? Ndërkohë të tjerë habiten përse hesht kur unë jetoj këtu. Përse hesht për këto pushimet e tia përrallore? Ndërkohë ca më pyesin se, e kam apo nuk e kam marrë vesh akoma?
1)Unë nuk kam asgjë me Edi Ramën, biles gëzohem që është këtu. Të kritikosh nuk është marrëzi, por dobi. Të pështysh e përdhosësh, shash, fyesh…, është tjetër gjë. Faqje jetë që nuk i përket qënies time. Dhe sigurisht do dëshiroja që kjo të mos ndodhte edhe mes politikanëve tek ne. Edhe tek Edi Rama.
Dhe dua të them edhe këtë tjetrën, sidomos për shtypin aprofesional. Për shtypin e selive pranë partive kundërshtare. Se nuk është kreja e luksit një pushim dy ditor në Majemin e latinëve të Amerikës së Jugut. Majemi nuk është paraqitje e kulluar e fotoshopëve në sportelet e turistëve. Tashmë në këtë sezon, për shkak të klimës së ngrohtë. Që ta themi më shqip, është një lloj llixhe si ajo e Elbasanit, ku shkojnë pleqtë tanë të ngrohin gjunjët.
Më shtrenjtë është të pushoh në ndonjë nga resortet e reja, në vendet e nivelit të tretë. Si Afrika apo Oqeania e mënjanuar, se sa në Majemin tradicional. Aq më tepër në këtë sezon, ku vine dhe e pushtojnë zogjtë e borës, kanadezët. Ashtu siç bëjmë ne me Elbasanin.
2)Do kisha kënaqësi ta takoja. Dhe sigurisht do e ftoja për darkë në shtëpi. Bashkë me time shoqe, ne gëzojmë. Kemi kënaqësi të ndezim grillën. Kënaqësi sidomos unë të hap shishen e verës dhe ajo ato të ujit. Të bisedojmë e kujtojmë. Do e ftoja në shtëpi dhe jo në restorant për faktin e virtytit të shqiptarit. Me të drejtën njerëzore se sa kohë që nuk i kam thënë qelbësirë, apo depozitë m, apo nxjerrur ndonjë video të fshehtë etj. Nuk e kam problem por kënaqësi të pi gotën e verës. Në fund të fundit, argumentave të mia, i bien kokës 1 million vota të popullit shqiptar. Dhe nëse ka ardhur të hapi ndonjë ekspozitë, do shkoja me dëshirë. Pavarsisht shijeve të mia, që përkojnë me paqen shpirtërore të një piktori lezhian si Pashk Përvathi. Dhe jo abstraktsionizmin e tij. Por në art, ekzistenca është e drejtë universale, pavarsisht apo jo qejfit tim apo tonit. Në shtëpi do e ftoja edhe për t’i treguar një landfill të përpunimit të plehrave. E kam as një sy larg dritares time. Na ndan një liqen si ai i Tiranës. E shoh gjithë darkave që bulërin nga dritat. Një dykodrionor i gjelbër aq sa kur fqinji më tha se është landfill. Dhe një përpunues e prodhues energjie, u habita. Kam bërë shkrime ato kohë për këtë përpunim dhe riciklim. Tamam atëhere kur Edi Rama në opozitë i kundërvihej ashpër një nisme ricikluese në Shqipërinë tonë. Vitet kalojnë dhe prapë habitem. Nuk ka pluhur, nuk ka kutërbime, nuk ka asgjë. Veç kodërzimet e gjelbërta plot bar të qethur që mbulohen e zbulohen, në brendësi të të cilëve fermentohen mbetjet, të vetmet pasi gjithçka përqark është fushë. Aq sa këtu kanë vite që po bëjnë kodra, apo male, me plehrat e përpunura. Ndërkohë tek ne edhe pse kemi lumenjë të rrjedhshëm, edhe pse kemi plehra me shumicë, vuajmë akoma nga mungesa e energjisë. Dhe po çmeritemi nga djegiet publike të landfillëve kancerogjenë. Këtë jua siguroj që do t’ia kujtoja.
3)Tjetër gjë do i ofroja edhe një vizitë të shkurtër tek shtëpia e njërit prej ish Kryeminstrave tanë. Atij të vitit 1924, peshkopit erudit Fan Noli. Themeluesit të Kishës shqiptare, por që ne shqiptarët çuditërisht e lam përjetësisht në mërgim. Dikur për shkak të kundërshtive të ashpra politike mes nesh. Dikur prej luftrave … Dikur prej blasfemisë për njëri-tjetrin po prej nesh. Dhe sot prej qylit që aq shumë e vdesim. Dhe aq pa problem e kemi të shesim edhe krenarinë kombëtare. Të gjitha vendet i ngrenë kultet me dheun e tyre. Me djersën e tyre…, kurse ne mbetëm me sytë nga Konstandinopoja dhe fushat me rërë të beduinëve. Aq sa e mbushëm Tiranën me ibrikër çaji, duke u mburrur fushatave si arritje dhe thithje investimesh. Do ja tregoja këtë shtëpi duke i kujtuar se nuk kushton as sa gjysma e një apartamenti një dhomë e guzhinë në Tiranë. Nga ata të ndërtuarit me leje me shtatë vula fallco. Dhe që buxheti i shqiptarëve, qoftë i Tiranës, Prishtinës, apo edhe atyre të Maqedonisë… e ka vetëm një qime trupi. Në fund të fundit, peshkopi i shqiptarëve është.
Tjetër do i tregoja se gjithë Majemi ka në shpinë një kënetë. Atë të Everglajd-it. Një sipërfaqe e pamatë uji dhe kallamishtesh. Aq sa kur udhëton atyre anëve të kap paniku i një bote që të ka mundur një herë e përgjithmonë me hapësirën. Tabelat e rrugëve fije plumbi të këshillojnë ta kesh serbatorin plot. I gjithë Majemi është nën nivelin e saj. Një lloj ujdhese gjigande e bonifikuar gati në një sipërfaqe sa ajo e territorit të Shqipërisë. Një resort i botës siç e ka bërë Zoti. Ku për njëzet dollarë mund të shëtësisësh për orë të tëra mes natyrës dhe gjindjes së saj. Ne, ato pak laguna që kemi ua morëm shpirtin me pronarë që vriten si në filma western. Kjo këtu është rezervat e frymës së vërtetë shpezore, kafshësh dhe zvarranikësish. Një basen ushqyes për gjithë kanalet e lundrueshme në ujdhesat e Majemit dhe deri sipër. Por këto nuk janë bërë vetëm nga Zoti. Por edhe nga njerëz që dinë të shtrëngojnë duart. Të bëjnë marrëveshje. Të flasin, pasi pa folur nuk arrihet asgjëkundi.
4) Megjithatë një pyetje të drejt për drejtë do ja bëja. Për shkak të nismës së tij në luftën kundër informalitetit. A është Partia Socialiste sot, një zyrë punësimi? Nëse do më ironizonte, do qeshte dhe do fillonte e të tjera që i bën vetëm ai. Ta dini, nuk ka akoma reformë të mirfilltë aty. Madje këtë dua t’ua transemtojë edhe njerëzve mbarë. Nëse prisni të punësoheni përmes Partisë, në të cilën aderoni. Ai vend nuk ka për t’u rregulluar asnjëherë. Lëngata jonë vjen pikërisht prej kësaj strategjie. Ju mendoni se keni fituar. Në fakt jeni varfëruar më shumë.
A po na mashtron ne, Edi Rama duke thënë se po lufton informalizmin? A besoni ju se po e lufton dhe nga ana tjetër prisni radhën në listën e Partisë.? Pyesni veten. Se përgjigja është e thjesht…, ashtu sikur i dham një milion vota. Për ta sjellur këtu ku është. Ka po aty një milion vota për ta hequr. Dhe kjo quhet përgjegjësi qytetare. Puna është se tek ne ka një vlim marrok aq sa gjithçka është dhe i përket vetëm qeverisë. Dhe aspak e këtyre një milion votuesve. Përshembull nuk mund të bëhet opozitarizëm me aksidentet rrugore. Apo me një fatkeqësi si ajo e Drishtit në Shkodrën e pushtuar. Ku një i ri vret nga inati pse nuk i japin për grua vajzën. Kjo është një fatkeqësi që përpara se të na mbushi me mllef antiqeveri. Duhet të na bëj me turp. Duhet të kuptojmë se sa të lidhur këmbë e duarsh jemi. Së pari nga vetvetja pastaj nga qeveritë. Vetëm tek ne gjithçka mund të përbëjë lëndë opozitare. Jo sot, por kështu ka qënë. Kështu është. Dhe duket sikur kështu do të mbetet. Dhe çdo gjë mund të quhet shanc për të denigruar shoku-shokun. Ndaj them se kjo është një marri kolektive, krahësh. Nga e cila duhet dalur. Por me sa duket, ose sipas kapjes sociale. Akoma është e pamundur. Shqipëria ka nevojë për përtëritjen e politikës. Dhe nëse nuk e bëjnë këtë partitë aktuale. O do lindi një pol i ri. Ose do vazhdojë gjëndja tërkuzë me të acaruar dhe nevrastenikë të së përditshmes. Me politikanë që rrahin gjoksin dhe kurrë nuk duan ta kuptojnë se ka një ditë që i thuhet edhe vetes mjaft. Dhe fatkeqja është kur akoma ka ithtarë që i brohorasin.
5)E fundit do e bëja edhe një selfie me Edi Ramën. Për të lënë përfundimisht të kuptoni se, Edi Rama nuk u bë Kryeministri i 33-të i shqiptarëve me grusht shteti, me juntë ushtarakë, me çfarë të them. Por thjesht me votën tuaj. Unë asaj i falem, jo lartësisë së Tij.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, me Kryeministrin tim, Një selfie e munguar

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT