Nga Keze Kozeta Zylo/
Vetë titulli i shfaqjes “Romancë në diktaturë” është tejet intrigues dhe të bën kurreshtar për të marrë pjesë dhe për ta ndjekur nga afër shfaqjen si dhe të ndjeshë në indet shpirërore të artit sidomos kur aktorët e arrijnë qëllimin artistikisht në skenë.
Ftesa nga z.Petrit Xhaferi i cili ishte dhe mbështetësi kryesor për ta shfaqur këtë komedi dhe për ta sjellë përpara publikut shqiptaro-amerikan ishte frymëzuese.
Aktori i humorit Erand Sojli i cili për shumë artdashës njihet për lojen e tij në shfaqjen “Portokalli” në Shqipëri, tashmë jeton në Amerikë e kishte ideuar bukur skenarin për të sjellë shfaqjen ”Romancë në diktaturë”. Aktorët si Erjeta Cufaj, Endri Shkoza, Randi Randy, me lojën e tyre aktoreske i rritën dhe më shumë notat e humorit nëpërjmet satirës therrëse, farsës, ironisë që shumë prej nesh qe ishim në sallë e kishin përjetuar sistemin e egër diktatorial dhe sigurisht mesazhet dhe karakteret i kuptonim dhe më mirë. Aktori dhe skenarisiti i shfafqjes Erand Sojli i cili ishte njëherazi dhe aktori kyresor solli profesionalisht nepermjet ironisë dramatike duke rritur ndjeshëm sensin e humorit, të qeshurat nëpërmjet historisë së hidhur të konceptuar me titullin “Romancë në diktaturë”.
Skenat komike si festimi i mjaft datave “historike” si 11 Janari, 8 Marsi, 1 Maji etj, sollën për spektatorin artdashës nëpërjmet zhanrit të humorit historinë e së kaluarës tëcilët dukeshin se shumë prej tyre e kishin përjetuar atë kohë dhe kishin marrë pjesë aktivisht në ato festa se ndryshe siç tha dhe vetë aktori mund të përfundoje në burg ose internim, po të ngrije kokë…
Shfaqja godiste nëpërmjet satirës, ndriçimit në harmoni me lojën dhe plastikës së fytyrës së aktorëve gjithë moralin e diktaturës çka të kujtonte Winston Churcill i cili ka thënë: “Dictators ride to and fro on tigers from which they dare not dismount. And the tigers are getting hungry, që përkthehet: Diktatorët kalojnë nëpër tigrat nga të cilët nuk guxojnë të zbresin. Dhe tigrat janë të uritur”.
Nëpërmjet antitezës dhe figurave të përzgjedhura satirike aktori Sojli solli Shqipërinë tonë që hidhte valle në gojën e ujkut dhe Amerikën “imperialiste” që donte të na “pushtonte” përgjithmonë… Edhe amerikanët vazhdoi aktori e kanë pasur shumë të vështirë për të marrë vizat në Shqipëri për 50 vjet, ata kanë “vuajtur” shumë vazhdoi aktori. Ishte kjo dalldi idioteske e funksionarëve të lartë të regjimit që arrinin mjeshtërisht nëpërmjet forcës brutale të fusnin një popull të tërë në sarkofagun e mortit dhe të hidhnin valle mbi kufoma me tru të shpëlarë…
Shpesh ngjyrat e errëta në skenë, fytyra e aktorëve brenda kornizës së ftohtë metalike së një TV të vetëm shqiptar, sjellin natyrshëm transfigurimin, kariktaturën e sistemit tejet imponues.
Shfaqja me aktorët solli një shoqëri të tërë në skenë, solli jetën tonë të konceptuar plot ironi dhe sarkazmë nën titullin “Romancë në diktaturë”. Aktorët humoristë të kujtonin komedianen dhe shkrimtaren e famshme amerikane Joan Rivers që fati si emigrante në Amerikë e solli ta ndiqnim direkt në ekranet televizive si prezantuese dhe si aktore prestigjioze në botë e cila ka thënë se: “As comedians we are all laughing because life is so horrible. Life is so difficult, and I’ll cope with it by making jokes about absolutely everything qëpërkthehet si: “Si komedian të gjithë qeshim sepse jeta është kaq e tmerrshme. Jeta është kaq e vështirë dhe unë do të përballoj atë duke bërë shaka për absolutisht gjithçka”.
Artdashësit shqiptaro amerikanë që shpresoj të jenë të shumtë në numër herën tjetër në shfaqjet e radhës, kaluan një mbrëmje të këndshme në këto ditë të nxehta korriku në Manhattan nëpërmjet shfaqjes “Romancë në diktaturë” të realizuar bukur nga aktorët shqiptarë të humorit.