Nga Albano Kolonjari-
“Bojkoti i kampionati është i panegociueshëm. Në Shqipëri nuk do të ketë futboll deri në momentin që përfaqësuesit e Ligës Profesioniste dhe Kryeministri Rama të ulen në një tryezë. Nga Presidentët që përfaqësojnë Ligën do të ketë, heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin Rama”, janë këto vendimet e dala nga mbledhja e e Ligës Profesioniste ditën e hënë. Në takim me Presidentët e Ligës Profesioniste ishte edhe deputeti Fidel Ylli, i ngarkuar nga Kryeministri Rama, si negociator midis Ligës dhe qeverisë. Por palët nuk kanë rënë arritur asnjë marëveshje. Sipas deputetit F.Ylli :” Liga nuk mund të negociojë me kryeministrin nëse vazhdohet bojktin”. Ping pongu me fatet e futbollit vazhdon. Liga ja përcjell topin e futbollit qeverisë, qeveria FSHF dhe FSHF Ligës që e pason sërisht tek qeveria.
Po çfarë kërkohet.
Sipas profesor Artan Shytit:”Bëhet fjalë që sporti të marrë 20-30 milionë euro në vit në formë sponsorizimi. Për këtë kërkohet që të kopjohet ligji i sponsorizimit që funksionion në Kosovë për sportin. Shteti Shqiptar merr sot 100% të tatimit mbi fitimin, që shkon në total gati 400 milionë euro në vit. Nëse 30% të kësoj shume do ti kalonin sportit, një shumë prej 120 milion lekesh, atëherë futbolli do të kërkonte që një shumë prej 30 milionë lekësh, të rimbusonte lojën e top këmbës”. Por në kërkesat e tyre, Presidentët e Ligës, nuk kanë marrë parasysh se cfarë kërojnë edhe se si mund të regullohet Ligji edhe për sportet e tjerë duke përfshirë këtu edhe Kategorinë e Parë edhe Kategorinë e Dytë në futboll.
Konflikti i parë.
Në Shqipëri kampionatin e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë, moshave etij organizohet nga FSHF dhe jo nga Liga Profesioniste. Në fakt duhet të ndodhte e kundërta. Në Itali, Spanjë etj është Liga ajo që organizon dhe është përgjegjese për organizimin e ligave të futbollit dhe federatat përkatëse merren vetëm me ekipet përfaqësuese. Në rregulloren e saj FSHF e ndalon bojkotin e kampionatit dhe skudrat që bojkojtojnë dënohen duke zbritur një kategori më poshtë. Deri në këtë moment FSHF ka mbështetur nëprmjet President Duka, ka mbështetur kërkesat e Ligës, duke thyer rregulloren e saj. Në Shqipëri Liga, nuk ka as buxhet, dhe nuk merr përsipër organizmin e kampionateve prespektive. Liga Profesioniste është e përbërë nga 10 Presidentë, të cilët drejtojnë ekipet e Kategorisë Superiore, por qe nuk janë pronarë të këtyre klubeve.
Konflikti i dytë.
Sipas të dhënave Qeveria Shqiptare i jep sportit 10-15 milion lekë në vit. Të gjitha klubet në Shqipëri duke përjashtuar Partizanin janë pjesë e Bashkive, të cilat paguajnë klubet e futbollit por edhe sportet e tjera nga taksat që mblidhen apo edhe buxheti i pushtetit lokal. Presidentët kërkojnë që përqindjen e tatimit ta marrin klubet, ndërkohë që qeveria thotë që tatimin e merr shteti dhe ja jep sportit nga buxheti i vet. Në një prononcim për P.Sport profesor Artan Shyti shprehet:”Edhe sot që flasim, nja 10- 15 milionë euro sporti i merr nga shteti, por nëpërmjet bashkive. Në këto kushte, në të gjitha rastet, sportit nuk i intereson të bëjë sherr me shtetin. E them këtë, sepse qeveria mund të të hapë një rubinet, por të mbyll një tjetër dhe kjo merr në qafë edhe klubet që nuk kanë për të përfituar dot nga ligji për sponsorizimin. Kjo përplasje që kanë nisur me shtetin është me shumë rrezik dhe pasoja, nëse shteti bën si këta. Pra, thotë: “OK ju bëni kokëfortin, kështu po bëj edhe unë e të shohim më pas kush fiton”.
Fidel Ylli:”Nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojktin”.
Gjithmonë do të ketë debate, por do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojktin.
NJOFTIM
Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj, ku u diskutua për vijimin e bojktotit të kampionatit dhe katër kërkesat e drejtuara qeverisë. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 10 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore. Në këtë takim të programuar, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, mbledhjes iu bashkua edhe deputeti i PS-së, Fidel Ylli, i cili është caktuar nga Kryeministri si negociator mes klubeve dhe qeverisë.
Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore.
Ai garantoi që ky relacion do t’i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin.
Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit dolën me këto vendime:
1. Bojkoti i kampionatit është i panegociueshëm.
2. Përgatitja dhe dërgimi sa më shpejt i relacionit të detajuar për 4 kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë (sot).
3. Heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin.