• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

5 MAJI SHQIPTAR PERBALLE “MEMORIAL DAY” NE SHBA

May 26, 2019 by dgreca

Shkruan: Dr. Sadik ELSHANI/

Nje Dite e Deshmoreve, Dite e Perkujtimit per te gjithe te renet/

Dita e Perkujtimit (Memorial Day) ne Amerike/

Shqiptaret e festuan Diten e Deshmoreve me 5 maj, ndersa kete vit amerikanet e festojne Diten e Perkujtimit (Memorial Day) me 27 maj. E hena e fundit e majit te çdo viti, ne Amerike eshte e njohur si Memorial Day, ose Decoration Day (Dita e Perkujtimit, Dita e Zbukurimit), eshte feste federale, dite kur populli amerikan nderon dhe shpreh falanderimet per te gjithe ata qe kane rene, kane flijuar jeten gjate sherbimit ne forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kjo feste nga viti 1868 e gjer ne vitin 1970 eshe festuar me 30 maj. Gjithashtu, shenon edhe fillimin jozyrtar te sezonit te pushimeve verore. Ne kete dite shume njerez i vizitojne varrezat dhe memorialet e ndryshme, posaçerisht per te nderuar ata qe kane vdekur gjate sherbimit ushtarak. Vullnetare te shumte e vendosin nga nje flamur amerikan ne secilin varr ne varrezat kombetare. Organizohen parada, takime me veteranet, koncerte e shume veprimtari te tjera perkujtimore, kulturore e artistike. Ne parkun e godines se Kongresit Amerikan organizohet nje koncert madheshtor me pjese muzikore me motive atdhetare (patriotike), nderohen ata qe kane sherbyer dhe jane duke sherbyer ne forcat e armatosura amerikane. Ndersa Presidenti i ShBA-ve ne menyre solemne e ne prani te nje numri te madh te qytetareve, familjareve te deshmoreve e vendos nje kurore ne Varrin e te Panjohurve ne Varrezat Kombetare ne Arlington (afer Washingtonit).

Dita e Deshmoreve ne Shqiperi

Po ashtu, edhe ne Shqiperi behen vizita, vendosen kurora ne varrezat e deshmoreve, vizita ne familjet e tyre. Kjo date eshte kunderthenese, sepse lidhet me 5 majin, diten kur eshte vrare njeri nga kreret komuniste shqiptare, Qemal Stafa. Ka mjaft fakte e deshmi se ate e kishin tradhtuar shoket e tij dhe vete Enver Hoxha, per motive te uleta – çeshtje dashuriçkash apo konkurence. As Qemal Stafa dhe asnje shqiptar e asnje qenje njerezore nuk duhet te ndahet nga kjo bote nga shkaqe jonatyrore. Me percaktimin e kesaj date si “Dita e Deshmoreve”, regjimi komunist, si edhe ne çdo rast tjeter, ka vene ne plan te pare vetem luften e tyre, thua se shqiptaret kurre nuk paskan luftuar gjate historise se tyre shumeshekullore, por paskan pritur qe te udhehiqen nga dy nacionaliste serbe: Milladin Popoviqi e Dushan Mugosha. Gjate asaj lufte ka patur mjaft episode heroike edhe nga persona qe nuk kane qene te lidhur me Partine Komuniste Shqiptare (PKSh). Ndermend na vjen qendresa heroike e Mujo Ulqinakut ne diten e pare te pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste me 7 prill te vitit 1939. Ndoshta nuk eshte mire te behen krahasime te tilla, por renja e Mujo Ulqinakut duket shume me heroike. Ata qe rane ne fushebeteja, jo vetem ne luften e fundit, por ne te gjitha lufterat qe ka bere populli yne qe nga koha ilire e gjer ne diten e sotme, nuk e kane flijuar jeten e tyre per nje parti apo nje ideologji te caktuar, por per Iliri, Arberi, Shqiperi. Gjate qendrimeve te mia ne France kam pare shume pllaka (tabela) te rrugeve qe mbanin emrat e te reneve, deshmoreve, ku shkruhej: “Mort pour la France” (“Ka vdekur per Francen”). Ne Shqiperi kjo dite ne vend se te jete nje dite bashkimi, nje dite reflektimi per te gjithe te renet, kjo eshte bere nje dite perçarjeje, sepse kryesisht nderohen, perkujtohen te renet komuniste, apo thene me mire, te pervetesuar nga komunistet.

Nje Dite e Deshmoreve per te gjithe te rennet

Festat, perkujtimet ne shkalle kombetare duhet te kene nje karakter gjithekombetar, te bashkojne gjithe kombin dhe jo ta perçajne ate, duke bere ndasira, se vetem dikush paska luftuar per Shqiperi, ndersa te tjeret jo. Prandaj, sikurse ne Amerike, eshte mire qe te caktohet nje Dite e Deshmoreve, Dite e Perkujtimit, ku populli perkulet me respekt per te nderuar flijimin e tyre per atdhe ne te gjitha lufterat qe ka bere populli yne nder shekuj, dite qe nuk lidhet me asnje ngjarje, asnje individ te caktuar. Sidomos, me ndonje individ apo ngjarje qe eshte kunderthenese (kontraverse) dhe qe nuk eshte e pranuar nga te gjithe shqiptaret. Pra, siç e cekem ne fillim te ketij shkrimi, ne Amerike Dita e Perkujtimit (Memorial Day) çdohere festohet te henen e fundit te majit dhe nuk eshte e lidhur per asnje lufte, beteje, individ te caktuar. Por, nese ndodh qe ne Shqiperi per kete dite te zgjidhet nje akt heroik i ndonje lufte te caktuar, ateherte duhet te percaktohemi per nje lufte, per nje individ qe gezon perkrahjen, adhurimin e gjithe kombit, qe nuk lidhet me asnje parti e ideologji jokombetare e perçarese, por qe lidhet vetem me Shqiperine e shqiptarizmin. Ky do te ishte nje hap i duhur i Shqiperise per t’u larguar nga e kaluarae e saj komuniste. Shume vende si simbol, si permendore te dites se te reneve kane zgjedhur varrin e nje ushtari te panjohur, por qe perfaqeson te gjithe te renet per atdhe. Ne doren e Permendores (Monumentit) “Nena Shqiperi” ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane ende qendron ylli pesecepesh – simboli kombetar i shqiptareve eshte shqiponja dykrenore dhe jo ylli pesecepesh i komunizmit.

Te jetesohen idealet e shenjta te deshmoreve te kombit

Nje vend, komb qe nuk i nderon ata qe per lirine e tij e kane bere flijimin maksimal, perfundimtar, nuk misheron kurrefare vlera morale e njerezore. Madje as nuk e meriton te quhet komb, shtet. Po ashtu, duhet te jete e papranueshme qe nje parti, qeveri t’i shfrytezoje aktet heroike te deshmoreve te kombit per te fituar poena politike, per te arsyetuar, perligjesuar regjimin e tyre, siç beri regjimi komunist ne Shqiperi per afer gjysem shekulli. Regjimi komunist me hipokrizine e tij, ne siperfaqe u bente nder deshmoreve duke vene kurora ne varret e tyre, duke vizituar familjaret e tyre, por e perdhosi testamentin, amanetin e tyre per te ndertuar nje Shqiperi te lire e demokratike dhe jo nje ferr mbi dhe. Diktatura i nderonte te rennet, sepse ata ishin nen dhe, te parrezikshem per te, por ndryshe sillej me ata qe mbeten gjalle. Diktatori Hoxha me nuhatjen (instiktin) e tij paranoike i zhduku nga faqja e dheut dhe nga faqet e historise gati te gjithe shoket e tij, madje duke i lene edhe pa varre.

Prandaj, kombi yne ka nevoje per nje Dite te Deshmoreve, Dite te Perkujtimit per te nderuar te gjithe ata qe e flijuan jeten per lirine e çdo pellembe te tokes shqiptare, ne te gjitha lufterat qe ka bere populli yne per liri e pavaresi. Te gjithe, edhe Qemal Stafen me shoket e tij. Por, te jete edhe nje dite per te reflektuar e per t’u zotuar per t’i zbatuar ne jete idealet e tyre te shenjta. Askush te mos thirret ne emer te deshmoreve, te shfrytezoje lavdine e tyre per interesa vetjake (personale), per t’i mbuluar paaftesite, krimet e tyre. Lavdi e perjetshme te gjithe deshmoreve te kombit tone!

Filadelfia, 24 maj 2019

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Featured Tagged With: MemorialDay- Dita e Deshmoreve

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT