• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Washington në ditën përkujtimore në nderim të Viktimave të Komunizmit

November 9, 2019 by dgreca

Nga Merita B McCormack/DIELLI/

Presidenti Donald Trump që nga viti i parë i  zgjedhjes së tij si President e ka shpallur 7 Nëntorin si ditë përkujtimore për të nderuar Viktimat e Komunizmit në të gjithë botën. Kjo shpallje zyrtare është  përqafuar dhe proklamuar  edhe në shumë Shtete Amerikane dhe vazhdon të zgjerohet. Ky vend, që nuk e ka provuar asnjëherë komunizmin në qeveri bën të pamundurën të mbajë larg këtë ideologji të tmerrshme që ka shfarosur me qindra miliona njerëz. Presidenti Trump, duke kuptuar të vërtetën për Komunizmin, ka sjellë në vëmendjen e Amerikës politikat socialiste të oponentëve të tij politikë dhe nuk rresht së kujtuari Amerikanëve se sa dëmprures është socio-komunizmi. Ai me këtë rast priti edhe përfaqësues të Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Amerikë që shoqëruan disa dëshmitarë nga jeta nën komunizëm nga vende të ndryshme të botës.

Fondacioni  Amerikan Viktimat e Komunizmit në Uashington DC bën një punë kolosale për të informuar, ndërgjegjësuar dhe edukuar publikun për të këqijat e komunizmit.

        Ditën e Premte më 8 nëntor 2019 gjatë gjithë ditës u mbajt një konferencë  dhe në mbrëmje u mbajti një darkë Gala me rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

       Ish Presidenti i federates Gjermane Z. Joachim Gauck u nderua me Medaljen e Lirisë Truman- Reagan që jepet  për vit nga ky Fondacion figurave të shquara që i kanë rezistuar komunizmit.

Antikomunistët shqiptarë e filluan ditën me vizitën tek monumenti përkujtimor për Viktimat e komunizmit në Washington DC.

Z. Gauck mbajti një fjalim që nuk do harrohet kurrë. Ai foli gjërësisht për jetën e Gjermano-Lindorëve  nën komunizëm, për shembjen e Murit të Berlinit por edhe për procesin e dëshmisë së luftës ndaj farës së keqe komuniste post 1989 për atë vend. 

      Për ne shqiptarët  që kemi jetuar nën komunizëm e që kemi provuar hidhësinë e tij është shumë e rëndësishme t’jua tregojmë qartësisht e denjësisht brezit të ri e atyre që do vijnë pas këtij brezi  të vërtetën e dhimbshme të së keqes komuniste në Shqipëri.

Familja ime dhe unë jemi të privilegjuar që jetojmë në Uashington dhe i kemi mundësitë të marrim pjesë në përkujtimore të tilla pasi ndihmon në shërimin e plagëve.Përlballja me të vërtetën ndihmon.Po ata që nuk janë në Uashington si mund të ndihmohen? Si mund të shërohet Shqipëria jonë e dashur nga plaga e thellë komuniste, që ende dhemb? Shpesh herë për ne që jetuam deri në vitin 1992 në Shqipëri(kur formalisht ra regjimi se faktikisht është tjetër hsitori) është shumë e rëndësishme të shohim të vërtetën në sy dhe mos jemi “roamntikë” ndaj saj siç janë disa që e shohin si një gjë të së shkuarës dhe mendojnë se do të harrohet me kalimin e kohës; disa të tjerë aktivistë në Diasporë, që nuk jetuan kurrë në komunizëm por  mendojnë se vetëm ata që u lindën jashtë Shqipërisë dinë si ta luftojnë komunizmin duke mallkuar e duke sharë vetëm.Në fakt asnjeri as tjetri grup nuk e kanë idenë se si ndodhi e çfarë ndodhi relaisht.Për ata që thonë koha do ta shërojë , është indikator se gjatë komunizmit nuk e provuan thundrën e hekurt dhe se nuk e provuan mbi kurriz  vërtetësisht tmerin komunist. Pyet ata që  kanë provuar që fëmijë dhimbje e shtyrej e pështyrje. Të dilje në rrugë e të shkoje për të mbushur ujë të të thoshin; ty s’të takon qoftë edhe një gjë e vogël materiale, të vriste shpirtin. Apo kur nuk lejonin të bëje qoftë edhe një gjë të vogël që një fëmijë mendonte te drejte, ia kthenin: Eeej, ti je fëmijë reaksionari! Apo kur vdes gjyshi dhe kryetari i pushtetit të thotë vini altoparlantin e lëshoni këngë revolucionare se vdiq një armik i popullit. Apo kur fëmija lind në internim e nuk di ndryshe veç atë jetë por gjyshi tregon se si familja e tyre ka qenë ndër më të saktat në gjithë Shqipërinë. Apo kur burgoset njeriu për ide përendimore.Apo kur vritet dikush thjesht se është opozitar mendimesh.Apokur torturohet një fetare e bukur thjesht se nuk i jepet epshit të oficerit komunist, apo kur vritet prifti a hoxha për shkak të besimit.  Po ashtu edhe ekstremi tjetër. Fëmijët e shqiptarëve të Amerikës që nuk pranojnë asnjë të ardhur rishtaz pasi ju duken të gjithë “google” apo bashkëpuntore me komunizmin dhe me bashkë me ujin hedhin edhe fëmijën tutje. Asnjë nga këta nuk e gjen dot fillin. Komunizmin e shkulin njerëz që kanë forcë e vullnet e  dëshirë.

Një prej tyre është  Pëllumb Lamaj me kolegët e tij.

Z.Pëllumb Lamaj një poet dhe shkrimtar me botë të bukur shpirtërore ishte një ndër personat me të intervistuar gjatë ditës së veprimatrive  dhe përgjatë mbrëmjes. Nuk ju besohej gazetarëve të huaj që një person të  ketë  vuajtur aq shumë thjesht se ishte kundër fëlliqësirës komuniste. Pëllumbi që është i vendosur në kauzën kombëtare e anitkouniste  nuk ka frikë të shprehet fortësisht si Vaslav Havel. Pëllumbi në një koment gjatë  një interviste i bëri thirrje Klasës  Politike shqiptare të ndërgjegjësohet e të fillojë atë që nuk u fillua para tridhjetë vitesh në Shqipëri. Ai theksoi se ndërsa bota (Amerika) nderon viktimat e komunizmit e bën ekspozita me pamje nga makabëria komunsite, Shqipëria nderon kriminelët që vranë fëmijët që donin lirinë tek iknin kufirit.

Bashkë me Pëllumbin kishte udhëtuar edhe Z.Çezar Ndreu , përfaqësuesi i gjeneratës së pestë i familjes së Cen Elezit që për tre breza vuajten në internim prej kolerës komuniste. Çezari gjithashtu me historinë magjepse të familjes së tij tërhoqi vëmendjen dhe interesin e shumë gazetarëve e historianëve dhe u  intervistua gjerësisht prej tyre.Ai tregoi historinë e gjyshërve, prindërve dhe familjes së tij. Artikujt me këto intervista do të përcillen kur të jenë të mundshme.

            Në këto veprimtari ishte  e pranishme edhe Elida Dakolli,babai i së cilës ka vuajtur shumë gjatë komunizmit dhe Elida po bën përpjekjet maksimale për të bërë të njohura krimet e  komunizmit dhe të edukojë për të këqiat e komunizmit. Ajo ka bërë shumë aktivitete të ndihmojë fondacionin të përhapë punën e tij e të bëjë lidhjen me Shqipërinë dhe institucionet e të persekutuarve aty.Kishin ardhur edhe shqiptaro- amerikanë të tjerë e gazetarë të cilët pasqyruan këtë ndodhi në mediat e tjera të diasporës dhe të vendit. Rrjetet sociale  të shqiptarëve të Uashingtonit gjatë ditës së premte kanë shfaqur  mjaft pamje e foto edhe të vatranëve të Washingtonit të cilët ishin pjesë e veprimtarive.

Per me shume fotografi shko ne FB dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Merita Bajraktari McCormack- Nderim-Viktimat e komunizmit

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT