• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale

March 18, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta ZYLO/New York/

Me shqetësim dhe dhimbje gjer në eshtër e mora lajmin e ndryshimit të emërtimit nga “Mësonjëtore e Parë Shqipe” në Korçë në “Muzeumin e Arsimit” në Korçë.  Padyshim si mësuese me një pervojë të jashtëzakonshme midis dy kontinenteve kam ndjesinë dhe më duhet ta mbrojë me kanun emrin e shenjtë gati si Zoti: “Mësonjëtore”.  Fjala aq e dashur “Mësonjëtore” në shpirtin tim dhe të gjithë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për gati 14 vjet që iu kemi mësuar këtë datë historike, përmbledh 36 gërmat e zjarrta të Alfabetit Shqip, fjalë që na identifikon dashurinë e pakufishme për Gjuhën dhe luftën që bënë Rilindasit tanë kundër armiqve barbarë të Gjuhës Shqipe. 

7 Marsi është Dita Kombëtare e Mësuesit dhe është në nderim të Mësonjëtores së Parë të Korcës dhe jo të emërtimit tinëzisht nga qeveritarët të pagëzuar nga otomanët turq, duke e kthyer ne një Muze krejt të thjeshtë të Korçës lule të Naim Frashërit.

Emërtimi “Mësonjëtore e parë shqipe” të pranuar aq paqësisht dhe me krenari nga 

10 000 000 shqiptarë tashmë të ndryshuar nga pushtetarët e paskrupullt është një fyerje e rëndë që i bëhet mbarë atdhetarëve si brenda dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, po aq dhe nëpër vende të ndryshme të botës, atje ku na hodhën fatet të larguar si rezultat i dhunuesve të tokës arbërore ku na ra koka për herë të parë.   

Jam e sigurtë se Martirët e Arsimit Kombëtar si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Koto Hoxhi, Papa Kristo Negovani, Ilia Dilo Sheperi, Shtjefen Gjeçovi, Sami Mezhgorani etj që derdhën djersën dhe gjakun lumë, të helmuar nga kuçedra serbe, patrikana greke dhe e Turqisë do jenë rrotulluar tek varri për këtë dhunim të emrit më të bukur dhe më të shenjtë të Gjuhës Shqipe: MËSONJËTORE! 

Të guxosh dhe të ndryshosh këtë emër mbarë kombëtar dhe ta lokalizosh vetëm me një Muze ne qytetin e Korçës, duke e quajtur: Muzeu i Arsimit në Korçë”, do të thotë as më pak dhe as më shumë se je një varrmihës i historisë duke i bërë gropën historisë së Arsimit në mes të sheshit, krejt pa frikë.

I bëj pyetje vehtes se si është e mundur të arrijë politika gjer në dhunim të vlerave kombëtare?  Si nuk mbahet asnjë qëndrim, por të lejohet kaq paqësisht nga populli aq arsimdashës, ndonëse mjerisht këto 30 vjet analfabetet po notojnë në pellgjet e ndenjura dhe të ndotura të politikes rrënuese?

Gjuha Shqipe është ndër gjuhët më të vjetra në botë, por dhe më e dhunuara barbarisht dhe egërsisht.

Kur u hap Shkolla e parë Shqipe në Korçë gjatë sundimit më gjakatar dhe më anadollak turk, në vitin 1887 shifrat sipas historianëve të tmerrojne se në Shqipëri kishte 1200 shkolla publike turke të ndërtuara forcërisht nga perandoria turke, 1200 shkolla private greke, 300 shkolla serbe, bullgare dhe vllahe.  Me një fjalë egzistonte vetëm ajo Mësonjëtore e parë Shqipe që ka historinë e gjaktë të popullit shqiptar, ka historinë e ndritur të Rilindasve që shkruajtën me pendën e artë ABC-në.  Edhe simbolin e shkronjave të ABC-së e paskan deformuar dhe shkruar në formë tjetër, se ç’pata një ndjesi që kishin formë turke, serbe dhe greke…  C’patën me ABC-në e famshme të motrave Qiriazi, të Rilindasve të shquar, të dishepujve, të gjyshërve tanë që e shkruanin tekstualisht siç ishte në atë forme simbol në Korçë, ku sa herë shkonim pranë këtij qyteti të serenatave dhe po aq atdhetar e pamundur mos të bënim foto dhe të preknim pendën e artë të Rilindasve tanë. 

Mos të harrojme se të gjitha këto shkolla greke, bullgare, turke, serbe, vazhduan dhe qëndruan pa u prekur, ndërsa shkolla shqipe me drejtor Pandeli Sotirin u dhunua, u vra barbarisht… 

Pse u ndryshua emri Mësonjëtore e parë Shqipe që i përket gjithë Kombit dhe u vu Muzeu i Arsimit në Korçë duke e minimizuar dhe sfumuar historinë kaq pabesisht?  Otomanët e politikës që luajnë vallen ne “mejdan” me çitjanet e turkut dhe palikarin e greqisë, duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të vendosin sa me parë nderin në vend të emrit “Mësonjëtore”.  Ndryshimi me dhunë i emrit Mësonjëtore duhet të mbrohet nga të gjithë shqiptarët atdhetarë, sepse aty është historia jonë e ndritur, që tinëzisht duan ta fshehin me ndryshim emri.  Mësonjëtorja duhet të mbrohet, ashtu siç u mbrojtën shkronjat e arta të Alfabetit shqip shkruar nga motrat Qiriazi si:  Sot është dita shqipëtare/ Të përpiqmi/ Alfabetin tonë ta mbrojmë/ Shpejt o burrani/ Shkronjat tona janë të arta/ Këto duamë…

Unë nuk jam anëtare e asnjë partie, ngase partia ime është GJUHA SHQIPE.  Historinë e vërtetë dhe Gjuhën Shqipe do ta mbroj gjer në frymën e fundit të jetës edhe pse të shtohen armiqtë, ngase e vërteta kur thonë amerikanët dhëmb, kurse heshtja vret.  “The truth hurts, but silence kills”…

Unë zgjodha mosheshtjen ndaj së vërtetës se Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale.

17 Mars, 2021

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, MESONJETORJA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT