• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kol Bib Mirakaj ministri që shpëtoi 2000 hebrej!

January 27, 2021 by dgreca

Urdhëri i ministrit të Brendshëm për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.

Ishte vitit 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakës. Një moment shumë i rëndësishëm në rrëfimet e Qukut është refuzimi që Kolë Bibë Miraka i bëri shumës së parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

“Në verën e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakaj, ministër i Punëve të Mbrendshme dhe i ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte qënë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leon.”
Në atë kohë Kolë Bibë Miraka ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.

“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij.

Shumë shqiptarë janë dallue per ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e muslimanë pa dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it”, shkruan Quku.

Ja dokumenti përmes të cilit, Kolë Bibë Miraka shpëtoi dy mijë hebrenj. Dokumentit është regjistruar me numër protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme./proinformacion.com/

Filed Under: Opinion Tagged With: Kol Bibe Mirakaj, Ministri, shpetoi 2 mije hebrej

Kosova do të ketë edhe Ministri të Inovacionit

January 26, 2017 by dgreca

-Oda Amerikane në Kosovë: Inovacioni, ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik/

1 M Inovacioni

-Kosova në një të ardhme afatmesme duhet të ketë edhe Ministrinë e Inovacionit/

2 Inovacioni

PRISHTINË, 26 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Në tryezën e organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temë “Inovacioni dhe Zhvillimi Ekonomik” u diskutua rreth inovacionit dhe ndikimeve të tij në zhvillimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.Në tryezë, ku u prezantua edhe anketa me biznese për inovacionin, ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka vlerësuar se inovacioni është faktori kryesor i ndryshimeve të ritmit të zhvillimit ekonomik në vend, prandaj të gjitha institucionet duhet të orientohen drejt mobilizimit të kapitalit njerëzor në këtë fushë.
Ai tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përfshirë në axhendë krijimin e një fondi me anë të së cilit do të financohen bizneset e reja dhe ato ekzistuese si dhe bizneset e orientuara në eksport, duke shtuar se Kosova në një të ardhme afatmesme duhet të ketë edhe Ministrinë e Inovacionit.Më tej Stavileci ka prezantuar faktorët e brendshëm që ndikojnë në zhvillimin e teknologjinë informative në Kosovë (TIK), si fushën kryesore në kuadër të inovacionit, respektivisht si promotor i zhvillimit ekonomik.“Pesë faktorët të cilët mund të zhvillojnë TIK-un në Kosovë: E para është se 34 për qind e qytetarëve të Kosovës janë nën moshën 18 vjeçare; pika dytë është adoptueshmëria në teknologji të informacionit; e treta është njohja e gjuhëve të huaj si të domosdoshme ( gjuha angleze dhe gjuha gjermane); pika e katërt është  shmangia e shkollimit konvencional dhe orientimi drejt aftësimit të shpejtë profesional që bazohet në kreativitet, dije dhe guxim dhe pika e pestë, por jo më pak e veçantë që shkakton barriera tek ne është liberalizimi i vizave”, ka thënë Stavileci.Nga Oda Amerikane, Era Jashari, zyrtare për marëdhënie me qeverinë  tha se inovacioni mbi të gjitha përfshin procese të reja, sisteme të reja të biznesit e metoda të reja të menaxhimit, të cilat kanë një ndikim të rëndësishëm në rritje të produktivitet e rrjedhimisht në zhvillim ekonomik.

Ndërsa Vanesa Gashi nga zyra për komunikime prezantoi të gjeturat e anketës mbi inovacionin, të kryer me anëtarët e Odës Amerikane, ku mes tjerash u vlerësua se ofrimi i lehtësirave dhe diskutimi më i madh politik në promovimin e inovacionit përmes stimujve monetar dhe jomonetar si dhe qasja në kredi për bizneset e reja janë të domosdoshme për të nxitur investimet në inovacion.Arben Ymeraga nga kompania anëtare e Odës Amerikane, Melita & Partners tha se mbështetja institucionale dhe promovimi i inovacionit janë të rëndësishme për rritjen e biznesit, duke theksuar se angazhimi i qeverisë është i domosdoshëm në këtë aspekt.Drenusha Shala themeluese e kompanisë Baruti diskutoi rreth rëndësisë së zhvillimit të inovacionit në Kosovë dhe përvojës së saj si ndërmarrëse. Ajo theksoi se edhepse në Kosovë ka vende të lira të punës, mungesa e njerëzve të kualifikuar profesionalisht paraqet problem kyç në punësim.Ndërsa, Rron Cena njëri ndër themeluesit e kompanisë Formon  vlerësoi se baza themelore e zhvillimit të inovacionit në vend është edukimi dhe aftësimi profesional, në mënyrë që këto aftësi të përmbushin kërkesat e tregut./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: edhe, kosova, Ministri, të Inovacionit

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT