MYSAFIRE NGA ZVICRA DHE GJERMANIA VIZITUAN VATREN/
– Së shpejti në Zvicër dhe Gjermani do të krijohen klubet e “Miqëve të Vatrës”-/
Të Premten, 4 Janar 2019 në Shtëpinë e Vatrës erdhën mysafirë të vecantë nga Zvicra dhe Gjermania. Atyre u printe biznesmeni dhe aktivisti i njohur Esat Likaj me banim ne Zvicer dhe inxhinieri Erton Axha me banim në Gjermani. Mysafirët shoqëroheshin nga anëtari i Këshillit të Vatrës, anëtar i Kryesë së degës Hudson Valley në Nju Jork, Anton Raja. Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, anëtari i kryesisë Zef Balaj dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.
Z./ Mishto i falenderoi për vizitën dhe u interesua për jetën dhe veprimtaritë e shqiptarëve në Zvicër dhe Gjermani. Gjithashtu kryetari i Vatrës i informoi mysafirët për veprimtaritë dhe qëndrimet e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe pikesynimet per vitin 2019.
Editori i Diellit shpalosi një pjesë të historisë së Federatës Vatra dhe Gazetës së saj Dielli, e cila këtë vit feston 110 vjetorin e numrit të parë.
Mysafirët shprehën kënaqësinë që vizituan Vatrën dhe u njohën me veprimtaritë e saj prej 107 vitesh. Ata u zotuan që të shtojnë radhët e miqëve të Vatrës në Zvicër dhe Gjermani duke krijuar Klubin e miqëve të Vatrës. Në mënyrë simbolike u anëtarësuan në klubin e miqëve të Vatrës: Esat Beqë Likaj, Agim Ramosaj-GASHI, Ertjon Axha dhe Milaim Ukëhaxhaj.
Mysafirët shkruan në librin e vizitorëve fjalë zemre për mbresat gjatë vizitës në Vatër dhe historisë së saj.
Nuk është hera e parë që shqiptarë në vendlindje apo në mërgim, kërkojnë të krijojnë klubet e Miqëve të Vatrës.