NGA ARDIAN MURRAJ*/
“Miq të Korçës”, është emri i një shoqate të re shqiptre që do të fillojë të ndeshet e përhapet më shpesh ndër bisedat e bashkëatdhetarëve mërgimtarë të SHBA-së. Nisma e ndërrmarrë nga Shqipëria përshkoi disa shtete dhe qytete duke u ndalur fundjavën e kaluar në Boston dhe Uster të Masaçusetsit. Drejtuesi i saj zoti Gjergji Gjinko (ish kryetar i Bashkisë së Korçës), zhvilloi takime me shqiptaro-amerikanë të shoqërive adhetare-kulturore, biznesmenë e profesionistë të fushave të ndryshme si dhe përfaqësues të pushtetit vendor me origjinë shqiptare.
Takimi i së Djelës më 2 Tetor, parashtroi disa nga idetë e nismës “Miq të Korçës”, e cila vjen në një kohë kur qyteti dhe rajoni rreth Korçës ndjejnë nevojën për një forcim dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe shoqëror, kulturor dhe teknologjik, mirëqënie dhe edukim për popullsinë dhe kjo për shkak se treguesit e tanishëm shoqërohen nga rënie të theksuara, largim i popullsisë së re në moshë jashtë atdheut apo në qytete të tjerë më tërheqës për punë dhe kushte të jetesës. Zoti Gjinko, tregoi se e ardhmja e Korçës është në interesin e të gjitheve dhe në të gjithë vendin dhe se mënyra se si e shikojmë sot bashkëpunimin na bën të mundur të:
1- Tërheqje projektesh dhe sigurim të burimeve financiare të çdo niveli.
2- Përfshirja në këtë ndihmë e shqiptarëve të diasporës.
3-Vendosja e përparësive si arsim-edukimi dhe punësimi i të rinjve për vitet e shkollës dhe njohja e tregut të punës.
4- Rritja e veprimtarive të organizatave të shoqërisë civile për ruajtjen e vlerave të trashigimnisë kulturore dhe muzeale.
5- Shkëmbimi i informacionit, njohja dhe promovimi i biznesit vendas.
6- Tradita e ndihmes dhe bamirësisë (filantropisë) korçare për mbështetjen e individëve të talentuar, ideve të spikatura dhe rinisë arsim dashëse.
7- Plotësimi i tërë këtyre çështjeve të mbështetet krahas ndërtimit të një rrjeti me shtrirje në çdo qytet të shqipërisë si dhe në diasporë, pra aty ku Korça për vlerat e saj gjen mbështetës dhe miq të saj.
8- Organizimi i takimeve të prmuajshme, seminarët e deri konferencat vjetore do të mbeten një rrugë e vazhdueshme për të treguar thithjen e ideve të reja si dhe paraqitjen e punës së bërë dhe arritjet.
Nga gjithë të pranishmit u dhanë mendime të cilat tregojnë se ka dashamirësi dhe do të punohet për të gjetur fushat konkrete të bashkëpunimit. Donna Colorio- pranë departamentit të edukimit në Uster dhe me preardhje familjare nga Korça tregoi se : – Jam e kënaqur për ftesën në këtë takim të parë ku u hodhën idetë e bashkëpunimit mes bashkësive të të dy qyteteve Usterit dhe Korçës. Mendoj se ishte e rëdesishme që filluam me ngritjen e një rrjeti për t’u gjendur pranë si dhe pr të ndihmuar me ndonjë ide. Ishte mirë kur dëgjuam për disa arritje që janë bërë, por edhe me probleme të mprehta të rinisë shkollore të qytetit si largimi nga shkolla dhe mungesa e perspektivës dhe se si ishkryetari përpiqet të tregojë se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim. Nga ana jonë përsa i përket përvojës sonë në udhëheqësinë vendore ne dhamë ato ide që mendojmë se ecin më tej pasi kemi nxjerrë edhe ne mësimet tona nga vështirësitë. Për të ardhmen mendoj se shtrirja e rrjetit, ndërtimi i një faqeje në internet, facebook-u do të jetë fillimisht ndërtimi i lidhjeve dhe interesimit brenda dhe jashtë vendit.
AM:- U ndalët edhe në Uster, si ju duk takimi?
Gjergji Gjinko: – Po, Usteri ishte stacioni i fundit i turit që unë ndërmorra për t’u takuar me shqiptarët kryesisht nga Korça dhe që dëshirojnë që të kontribuojnë për Korçën. Këtë e bëra duke paraqitur platformën e shoqatës së sapo krijuar dhe kam vizituar disa qendra në shtete dhe qytete të SHBA-së ku edhe përqendrimi i shqiptarëve është i madh, si Uashington, Baltimor, Nju-Xhërzi, në Nju-Jork dhe Çikago (bashkë me Presidentin Nishani në takimin e madh të përfaqesuesve të shoqatave shqiptare të diasporës), dhe së fundi në Boston dhe Uster. E vlerësoj takimin e sotm ishte i arrirë ku veç veprimtarëve ishin të pranishëm ishkryetarja e Bashkisë Konstantina Lukes, Dona Kolorio për arsimin ( të dyja me origjinë shqiptare), profesorë dhe pedagoë të kolegjeve si dhe përfaqësues dhe anëtarë të Kishës Shqiptare. Të gjithë ishin dëgjues të vemendshëm, ndihmues për të dhënë një dorë dhe mendimet e tyre. Unë mblodha idetë e vlefshme sigurova bashkëpunim dhe do të kem mbështetjen e tyre ne takimet më t ë para që ne do të mbajmë në Korçë me përfaqësinë e gjithë komunitetet shqiptare të diasporës.
AM:- Vura re se nga bashkëbiseduesit u dha ideja e prdorimit të massmedias dhe rrjeteve sociale si një mundësi më e shpejtë lidhjeje e shoqatës suaj dhe shtrirjes së saj si dhe juve ju bë ftesa për ta vizituar Usterin vitin e ardhëshëm në kohën e Festivalit Shqiptar,… Pra duket se keni mjaft ngarkesë gjatë kësaj kohe dhe si e shihni atë?
Gjergji Gjinko:– Lidhja me internetin na jep mundesi dhe na e rrit volumin e punës, por krahas kësaj ardhja ime këtu është e pazevendësueshme pasi janë kontakte më direkte. Kanë kosto nga njëra anë, por edhe një rezultat fantastik., pasi ndërtohet një besim reciprok dhe besueshmëri. Kjo është një garanci për mua. Ndërsa për sa i përket funksionimit në rrjet si një strukturë me qendër në Tiranë, dhe degë në Korçë si dhe ato të diasporës së bashku do të jenë një lidhje e drejtpërdrejtë me njerzit në Korçë për t’i ndihmuar ata. Ajo që do të theksoja si më kryesore për shoqatën tonë tani është parandalimi i largimit te popullsisë me moshë të re nga qyteti, kjo është një “hemorragji”… një rënie shumë shqetësuese e numurit të popullatës. Kjo me ndikim ekonomik e varferi për rajonin pasi ikën fuqia më e aftë puntore, rinia dhe e ardhmja e qytetit. Ne duam t’ja parashtrojmë këtë gjithë niveleve të qeverisjes për t’u orjentuar dhe bërë projektet e duhura për të ngjallur besimin dhe shpresën tek njerzit për të punuar dhe jetuar atje. Këtë do ta nisim me punësimin si prioritet, vendet e puns dhe kjo besoj se duhet të jete ne prioritetet e çdo qeverije.
AM: Jeni ndër të paktit me mision të tillë. Unë jam këtu prej gati 15 vitesh dhe nuk kam parë ndonjë interesim zyrtar me Usterin, qofte edhe me një takim të thjeshtë si ky i sotmi.
Gjergji Gjinko: – Usteri përbën komunitetin më të vjetër shqiptar të ardhur nga zona e Korçës, ai mbetet me një identitet të fortë në amerikë janë rreth 20,000 siç e thatë dhe përbën një potencial të jashtë zakonshëm ndihme dhe na bën që t’i drejtohemi. Unë kam ardhur me ftesën e tyre dhe jam takuar thuajse me çdo nivel, pushtetin vendor, bashkinë, kongresmenë, drejtues te kishës, drejtues të komuniteteve të biznesit, pedagogë e profesorë me nivel akademik të cilët sëbashku na e shtojnë besimin, na bëjnë më serioz dhe do të jetë një partneritet afat gjatë ndryshe nga ato raste që përmendët. Janë shumë burime që nuk janë zgjuar dhe shfrytëzuar dhe besoj se ne do ti vjelim frytet e bashkepunimit. Di të them se lidhjet me Usterin janë në zemrat e korçarëve pasi njerzit e këtij qyteti kanë ndihmuar dhe në kohët e vështira të komunizmit, për të sjellë ndonjë ndihmë, ilaçe, paisjet elektronike, ndihma ushqimore apo financiare. Ndërsa më pas me brezin e ri të emigracionit rrugët u hapën dhe besoj se duhet ndjekur puna e shkëlqyer e brezit të vjetër duke dhenë një shembull që jo vetëm Korça, por edhe shumë qytete të Shqipërisë të mbë shteten nga diaspora dhe të zhvillohen e bashkë me to i gjithë vendi ynë, si shumë shtete të tjera në botë.
AM:- Jeni këtu në zhvillimet e zgjedhjeve presidenciale? Si i shihni rivalët demokratë me ata republikanë dhe kush mendoni se do të jetë fitues, Hillari apo Tramp?
Gjergji Gjinko: – Po debati është i nxehtë. Edhe në tavolinë folëm rreth tij. E ndjekim shumë në Shqipëri përmes TV-së. Gjithshka rreth fushatës, opinione debate… SHBA-ja për ne ka demonstuar një politikë përkrahëse rreth Shqipërisë dhe Kosovës dhe besoj se kandidati që do të fitojë do të ketë vemendjen e duhur për ne ose për të qënë më të saktë ne duhet të jemi më të vemendshëm për të siguruar lidhejn e duhur me këtë aleat të madh dhe të natyrshëm, mbrojtës i interesave të kombit shqiptar. Pra e ndjek me interes këtë garë dhe shpresoj se dhe vizita ime t’i shërbejë lidhjeve politike që kemi me përfaqësuesit e kongresit dhe të senatit për t’u dhënë atyre një tabllo të saktë të arritjeve si edheproblemeve që kemi në Shqipëri për të siguruar një vazhdimësi të lidhjeve tona. Pra edhe ky projekt i Korçës nuk është i vogël, duke folur për të edhe në kto nivele them se kjo ështe e nevojshme që ne t’ja dalim mbanë duke siguruar lidhjet dhe burimet e ndihmës nga të gjithë ata faktorë dhe aktorë që përmendëm më lart.
AM:- Pra parashikimi Hillari apo Tramp?
Gjergji Gjinko:- E kam të vështirë parashikimin. Gara ësht e fortë dhe kandidatët pranë njëri-tjetrit. Me siguri do të gaboja nëse do të thoshja njëri ose tjetri. Mendoj se cilido që të jetë fituesi ne duhet që të kemi stafe të atillë të përgatitur në qeverisje që të punojnë në dobi të Shipërisë dhe në dobi për Korçën.
AM:- Edhe këtu si bisedë e lirë vura re se politika ishte e pranishme. A ka ngjasime me Shqipërinë?
Gjergji Gjinko:- Po biseda ishte e nxehtë, si në Shqiperi, më bëri përshtypje, por them se e rëndësishme ishte se njerzit janë në thelb njëlloj, ne jemi një demokraci e re dhe kemi nevojë për një politikë më të moderuar dhe në interes të kombit dhe këtë duhet ta bëjnë partitë politike ashtu sikurse edhe këtu të dyja palët mbrojnë interesat e amerikës.
AM:-Ju faleminderit!
(Kortezi:VOAL)