Hamzë Jashari,Drejtues i kompanisë “Mirtechologies SA” me seli në Gjenevë rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, sesi arritën në zbulimin e kamerës detektuese për njerëzit e prekur nga Koronavirusi, përmes sistemit te inteligjencës artificiale termike. Me Hamzë Jasharin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.
IDEJA E KRIJIMIT TË KAMERËS TERMIKE
Ndërmarrja “Mirtechnologies SA” është një ndër 6 ndërmarrjet në prodhimin e materialeve ushtarake në Zvicër. Ne kishim një sistem termik që është i komercializuar nga Departementi mbrojtes ushtarake. Me shpëndarjen e Covid-19 në rang global, ishim në diskutime për të sjellur së bashku babain tim Zaim Jashari dhe bashkëpunuesin tonë Sofian Rabhi që të modifikojmë sistemin ton të inteligjencës artificiale ushtarake të kamerës termike në sistem civil me saktësinë më të lartë dhe arritëm të krijojmë sistemin ultrapresi me një rezultat 0.06° grade celsius dhe u klasifikuam numri një në Botë. Kështu që gjithçka lindi si ide nga mbledhja me bashkëpunuesit tonë me qëllim zhvillimin teknologjik dhe përgjigjen në një stad më të lartë inovativ pandemisë globale.
FUNKSIONIMI I SISTEMIT TË KAMERËS ZBULUESE
Ky sistem ka 3 algoritma të ndryshme. Algoritmi i parë detekton në një largësi prej 50 cm deri në 15 metra dhe një shumë të 50 personave në kohë reale bën matjen e temperaturës (të njejtën kohë bën edhe analizën dhe jep rezultatin e gjitha kjo bëhet me nanosekonda dhe në mënyrë automatike dhe dërgon imazhin në ekran duke lajmëruar po që ka ndonjë nga personat temperaturen mbi 37,50° grade celsius dhe jep alarmin për praninë e virusit te personi i detektuar. Algoritmi i dytë është se sistemi e ka një kamera reale edhe një termike në të njejtin aparat që do të thotë se kryen edhe monitorimin apo ndryshe është edhe kamer sigurie për vëzhgim të zakonshëm në ambjentet ku vendoset. Dhe algoritmi i tretë numëron gjithë njerëzit që hyjnë e dalin nga ai vend ku është instaluar sistemi termik. Pra kjo kamër ka funskione të trefishta. Duke përdorur një algoritëm të përpunimit të imazhit me precizon të lartë, përdoruesi mund të masë temperaturën e trupit të disa njerëzve menjëherë në kohë reale. Ndizet një alarm nëse zbulon një temperaturë mbi normale. Deri sa sot nuk ekziston një sistem termik çka mundet të detektojë temperaturën e njerëzve deri në 15 metra me një precizion të 0,06° gradë celsius në mënyrë totale automatike.
SI U PRIT ZBULIMI SHQIPTAR NË ZVICËR
Ky zbulim termik si fillim në Zvicër u prit me rezerva por më pas të gjitha mediat dhe publiku i gjërë e përqafoi këtë zhvillim teknologjik dhe shtet dhe shoqëria në Zvicër janë krenarë për faktin se një organizatë zviceriane bëri një zbulim të tillë. Kjo nuk është hera e parë që jemi numër një në botë për zbulime dhe modifikime teknologjike në këtë fushë pasi kemi edhe shumë produkte që janë në fushën ushtarake në siguri dhe mbrojtje të sistemeve shtetërore. Deri më tani askush nuk ka mundur të ketë diçka të njejtë apo të përafërt në këtë drejtim pasi kemi të bëjmë me paisje sigurie dhe ushtarake shumë specifike. Ndërmarrja jonë ka akreditimin e shtetit Zvicerian dhe çdo paisje apo mjet që nxjerrim për përdorim të gjërë, është i çertifikuar nga organet kompetente shtetërore në shtetin e Zvicrës.
PAJISJA TERMIKE QË ZBULON GJITHÇKA
Ne kemi sistemin e apareteve termike dhe reale ushtarake ku mund të shohim në një largësi deri në 160 kilometra ultrapresi domethënë të zbulojë njerëz, tanke, vetura civile, drona, aeroplana, helikoptera, të dimë pozicionin GPS, të dimë shpejtësinë e lëvizjes dhe në kohë reale të lajmërohet komanda e bazës ushtarake dhe Ministria e Mbrojtjes duke pasur në ekranin e tyre në zyrën e tyre imazhet se çfarë po ndodh në 160 kilometra (ky sistemi përdoret sidomos për mbrojtje të kufijve ajrëore dhe tokësore). Pastaj kemi sistemin “mirface” që është një sistem detektues i fytyrës i vetmi sistem që ka 2860 pika kontrolli të fytyrës njerëzore dhe që ka dhe kamerën e rrjetë termike dhe mund të dallojë imazhe që askush nuk mund ti dallojë apo maskat reale të cilat asnjë kamer nuk i zbulon falë sistemit tonë ne mund ti zbulojmë 100%. Në memorie të kamerës termike mund të vëmë me miliarda persona dhe kudo që ta shikon sistemin tone në rruzullin tokësor do ta identifikojë dhe mundet te ruajë imazh për një kohë të caktuar sipas ligji i shtetit ku instalohet sistemi per mbrojten e imazhit të njerëzve. Kompania jonë ka nxjerrë në pahe edhe robotin MaxBot për deminimin të vendeve të minuara etj. Synimi ynë në vazhdim është të depërtojmë dhe të jemi në tregun botëror që në të ardhmen të jenë edhe shpikjet dhe arritjet tona teknologjike e produktet tona në katalogun tregëtar në NATO. Deri në momentet që flasim kemi arritë të kemi në kë katallog 2 aparate tonat. Kemi dërguar produktet tona në ITU (International Telecomminication Union), Ambasada të ndryshme dhe nëpër disa njësi tregtare publike dhe private, shumë ndërmarrje të mesme. Jemi në bisedime me qeverinë Zviceriane për vendosjen në të gjitha vendet puplike si p.sh. (Aeroporte, Spitale, Shkolla, Qëndra Tregtare, Ndërtesa Qeveritare dhe Ministeriale, Hotele etj). Gjithçka varet nga zhvillimi i pandemisë Covid-19. Kompania jonë ka në gjirin e saj edhe akademikë dhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e robotikës dhe inxhinierisë me vizion termik të gjithë produktet e tona janë të provuar në Zvicër dhe janë të rinjoftuar nga Konfederata e Zvicrës.