Shkruan: Saranda R. Shala/
Zhvillimet e fundit politike ne Kuvend ,dhe diskutimet mes pozitës dhe opozitës,duken mjaftë të ashpërsuara.Kuvendi kohëve të fundit të ngjan tamam me një teatër,ku aktorët kryesorë janë deputë të cilët janë zgjedhur me votat e popullit.
Perveç mospajtimeve,kundërshtimeve nga të dyja palët,tash më kanë filluar të përdorin dhe metoda nga më të ndryshmë të stilit “Kong fu”. Kuvendi si një institucion ligjvënës,duhet të dallohet nga” Koteci i pulave”,pasi vezet zakonishtë nuk e kanë vendin aty.
Nuk e di pasi vezet thyhen më lehtë mos më mirë ne vend të tyre do të kryente punë” Suxhuku”, në këtë rast. Deri më tani,sjelljet e pushtetarëve,ashtu si viteve tjera, na tregojnë se kemi të bëjmë me një qeveri, jo serioze,ku imazhin i tyre udhëhiqet për shfaqje e jo për punë.
Mbase si duket i kanë rregulluar punët dhe nuk po dinë më çfarë të bëjnë.Atyre nuk ju kërset e as nuk brengosën fare se a do të kenë bukë në sofër kur të kthehen nga puna:Nuk e kanë problem fëmijët e tyre a do të kenë mundësi për tu shkolluar, e as nuk e bëjnë dert qe dikush nuk ka mundësi një medikament të vetëm për ta blerë qoftë kur është në pyetje jeta e njeriut.Sapo të vijë koha e zgjedhjeve japin premtime nga më të ndryshmë,tregojnë aftësitë humane e ndërpersonale sa të ngjanë me altruista, mbase dhe Nëna Terezë me humanitetin e saj do të dukej e vogël para tyre. Luajnë role nga më të ndryshme deri të marrin votat e popullit.
Prandaj ky popull bashkë me shoqëritë civile,media,intelektualë,do të duhej të ngrehë zërin e tyre.Te mos lejoj të tallen më për të parë një skenë politik,ku shohim më shumë arrogancë sesa vepra.