• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUZIKE SHQIPTARE NE BUKURESHT

December 17, 2012 by dgreca

Muzikë shqiptare nga sopranoja Arlinda Morava në koncertin e jashtëzakonshëm kushtuar festave të dimrit në Bukuresht /

Nga Mira Skenderaj-Bukuresht/

Në prag të festave të fundvitit, në Sallën e Koncerteve të Radio Rumanisë në Bukuresht, u organizua një koncert i jashtëzakonshëm i formacionit muzikor « Kavaljerët e Dakisë », nën drejtimin e dirigjentit Marius Firka. Koncerti u quajt « Bizhuterii Muzikore» pasi programi i tij përmblodhi pjesë të njohura të muzikës klasike botërore, muzikë xhaz, këngët më të njohura rumune dhe amerikane për Krishtlindjet, pjesë nga operat e Verdit, Bizesë, Rossinit, Strauss etj.

Në këtë koncert të jashtëzakonshëm u interpretuan, gjithashtu, arie të njohura të muzikës operistike nga solistë të njohur të Operës Rumune, por edhe të operave të tjera europiane.

E ftuara e nderit në këtë eveniment të rëndësishëm të vitit ishte Arlinda Morava, sopranoja shqiptare, e mirënjohur tashmë në skenat rumune dhe me shumë interpretime nëpër skenat  europiane. Me këtë rast, prezantuesja bëri një paraqitje të shkurtër të aktivitetit artistik të Arlinda Moravës dhe përshëndeti popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se Rumania dhe komuniteti shqiptar i Rumanisë kanë luajtur një rol të madh në këtë eveniment historik. Sopranoja Morava, përveç pjesëve të repertorit klasik, interpretuar në shoqërimin e tenorit Florin Ormenisan, interpretoi disa këngë qytetare shqiptare-serenata, të cilat u pritën dhe u duartrokitën me entuziazëm nga publiku rumun që kishte mbushur sallën prej 2000 vendesh. Në këtë maratonë të muzikës më të mirë botërore, interpretuan, gjithashtu, sopranoja rumune Angela Stratulat dhe baritoni i njohur Iordache Basilic, solisti i parë i Operës Rumune.

Koncerti i jashtëzakonshëm i datës 6 dhjetor krijoi atmosferën e festave te fundvitit, kurse zëri dhe interpretimi i Arlinda Moravës solli në vëmendje të publikut Shqipërinë dhe jubileun e madh të festës kombëtarë të shqiptarëve.

E pyetur pas koncertit, sopranoja Arlinda Morava u shpreh: “Pjesëmarrja ime në këtë koncert është në vazhdën e koncerteve që unë kam organizuar në disa qytete të Rumanisë, kushtuar tërësisht muzikës shqiptare dhe Shqipërisë. Ka qenë një projekt i imi për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kam dhënë koncerte me muzikë të lëvruar shqiptare, gjatë këtij viti të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në qytetet Jash, Galaci, dhe Brëila. Këto koncerte janë pritur me interes dhe janë vlerësuara nga publiku rumun. Popullaritetin dhe njohjen time në fushën e muzikës përpiqem ta kthej në një mundësi për ngritjen e imazhit të Shqipërisë, jo vetëm në Rumani, por në të gjitha skenat europiane ku kam rastin të këndoj”

Talenti dhe popullariteti i Arlinda Moravës në botën e artit në Rumani i sjell një shërbim të çmuar Shqipërisë, krenaria e saj për përkatësinë kombëtare manifestohet në çdo shfaqje, ajo nuk nguron që krahas emrit të saj të shkruajë “Albania”.

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mira Skenderaj, muzike shqiptare, ne Bukuresht

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT