• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nderohet vepra krijuese e studiuesit Ibrahim D. Hoxha

April 17, 2013 by dgreca

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së studiuesit Ibrahim D. Hoxha, mbahet një konference shkencore e posaçme mbi vlerat e veprës së tij shumëdimensionale, veçanërisht për kontributin në fushën e folklorit dhe të historisë së Çamërisë./

Në mjediset e Akademisë së Shkencave u zhvillua dje konferenca shkencore “Një jetë kushtuar shkencës dhe atdhetarisë”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së studiuesit Ibrahim D. Hoxha, i cili njëherësh është edhe drejtor i Shoqatës Kulturore shqiptaro–turke “Hasan Tahsini”. Qëllimi i kësaj veprimtarie lidhej me nxjerrjen në pah të vlerave të veprës së studiuesit Ibrahim Hoxha, veçanërisht për risitë dhe kontributin që ka dhënë në përndritjen e historisë dhe të figurave krijuese të komunitetit çam. Në fokus të analizave dhe vlerësimeve nga ana e ligjëruesve ishin disa nga veprat e tij, si: “Enciklopedi Jug-shqiptare” (në dy vëllime), “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Bilbila dhe thëllëza çame”, “Vjershëtarë të hershëm çamër”, “Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek”, etj.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin miq, kolegë, studiues të fushave të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme në vend, si dhe pjesëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Veprimtarinë e çeli Dr. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), i cili foli për disa nga tiparet identifikuese të veprës së Ibrahim D. Hoxha, ku veçanërisht u ndal në punën kërkimore të autorit në fushën e transkriptimit të vargjeve me alfabet arab, të krijuara prej autorëve çamë. Ai e konsideroi studiuesin në fjalë, si një “bletë çame” që ka mbledhur nektarin më të vyer të gurrës popullore, e të kulturës së trojeve çame dhe ia ka ofruar publikut shqiptar, që të përfitojë prej saj, por edhe ta ketë si një trashëgimi të çmuar kulturore.

Ndërsa, më tej fjalën e mori  zv. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ardian Tana, i cili tha se ndihej krenar me pjesëmarrjen e tij në këtë ditë, kur kujtohet një personalitet që ka dhënë një kontribut të veçantë për çështjen kombëtare në përgjithësi. Z. Tana konstatoi se: “Tek Ibrahim D. Hoxha unë gjej shembullin e një njeriu të palodhur, pavarësisht 90 vjetëve që mban mbi supe. Për mua ai është një model frymëzimi, dhe unë e konsideroj atë një enciklopedi të gjallë”. Ai bëri të ditur për të pranishmit se i është dërguar një kërkesë Presidentit të Shqipërisë për ta dekoruar Ibrahim D. Hoxhën, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e madh dhe të vyer që ka dhënë për çështjen e atdheut dhe kombit shqiptar.

Veprimtaria vijoi me të tjera kumtesa e ligjërata nga studiues e miq të autorit, si: Prof.dr. Seit Mancaku dhe studiuesit Enver Kushi, Bedri Telegrafi, Ahmet Ahmeti, Shefqet Domi etj.

 

Fjalën përmbyllëse e mbajti vetë autori Ibrahim D. Hoxha, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit, të cilët e kishin nderuar dhe respektuar me prezencën e tyre në këtë ditë të veçantë për të. Ai theksoi mes emocionesh: “Sot është një ndër ditët më të lumtura për mua. Edhe pse parafolësit më vlerësuan shumë, unë them se nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, përveçse i kam shërbyer kombit dhe atdheut tim dhe është një detyrë që duhet ta kryejë çdo shqiptar që e do vendin e vet”.

Kush është Ibrahim D. Hoxha?

Lindi më 15 prill 1923. Për shpëtimin nga zgjedha greke të vatrës atërore-stërgjyshore tw Çamërisë, mori pjesë në luftën italo-greke, si dhe në Luftën Nacional-çlirimtare. I renditur në çetën, batalionin e grupin IV “Çamëria” dhe në Brig. VI. të Ushtrisë Nacional-çlirimtare, vazhdoi luftimet nëpër tërë vendin dhe jashtë tij, gjer në Bosnjën Jugore. Gjatë viteve të Luftës iu besuan detyra të ndryshme ushtarake, politike dhe ekonomike, deri në: anëtar i shtabit të Brigadës, oficer reparte-komandues, shef shtabesh e mësimdhënës në shkolla ushtarake. Më 1955 dëbohet nga ushtria me motivacionin “Antisovjetik”. I mbikëqyrur rreptësisht si “antiparti”, “irredent bir irredenti”, “mosdashje për pjesëmarrje në votime” etj., më 1959 e burgosën. Pas daljes nga burgu u la pa punë për 23 vjet, por edhe në kushte kaq të vështira vazhdoi kërkimet nëpër arkivat e bibliotekat, si dhe për të dhëna gojore në të gjithë vendin.

Ka mbaruar Kursin e Lartë 2-vjeçar special të oficerëve madhorë, Fakultetin Histori-Filologji (degën Histori-Gjeografi) të Universitetit të Tiranës dhe dy vitet e para të Institutit të Lartë Bujqësor, nga ku e përjashtuan për “biografi të keqe”. Mban librezën e të përndjekurit politik.

Është autori i parë i këngëve popullore dhe i valleve çame, i gjetjes dhe vënies në përdorim të grupeve folklorike, veshjeve krahinore kombëtare çame, mbledhës, arkivues dhe botues i shumë kujtimeve e shkrimeve për Çamërinë. Shkroi mjaft libra, disa prej të cilëve u botuan, por drejtoria e shtypit dhe propagandës pranë  K.Q. të PPSH urdhëroi ndalimin e tyre për shkaqe “politike, ideologjike dhe shkencore”. Pas disa viteve ecejakesh nëpër dyer institucionesh, u lejua të qarkullonin vetëm dy, po tepër të gjymtuara prej censurës: “Fabula dhe Vjersha” dhe “Këngë popullore çame”.

Prej 1990-s e këndej ka botuar:

1. Nëpër udhën e penës shqiptare, viti 1986 (u ribotua më 1991).

2. Jusufi e Zulejhaja, viti 1992.

3. Turqit dhe shqiptarët, viti 1994.

4. Kështu luftuam ne, viti 1996.

5. Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922, viti 1996.

6. Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu, viti 1998.

7. Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, viti 2000.

8. Daut Hoxha, viti 2000.

9. Enciklopedi Jugshqiptare I, viti 2006.

10. Bilbila dhe thëllëza çame, viti 2007.

11. Shqipëri moj dritë ylli, viti 2007.

12. Enciklopedi Jugshqiptare II (I-ZH), viti 2009.

13. Vjershëtarë të hershëm çamër, viti 2011.  

Është bashkautor në 3 vepra:

1. Fjalori Enciklopedik Shqiptar

2. Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, Prizren, viti 2001.  

3. Një komb, një shkollë, një kulturë, viti 2012.

Brenda e jashtë shtetit ka mbajtur mbi 35 kumtesa, mbi 60 emisione radiofonike e televizive dhe ka botuar mbi 200 shkrime historike.

Ka përfunduar edhe 8 vepra të karakterit historik, të cilat janë në proces botimi dhe një pjesë tjetër janë ende në dorëshkrim.(Informacionin e dergoi per Gazeten “Dielli” Jolanda Lila)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: e Daut Hoxhes, Jolinda Lila, nderohet vepra

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT