• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndërpritet Kuvendi nga gazi lotsjellës, dorëhiqet Hashim Thaci, Iken Haradinaj, Braktis Opozita

March 10, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Prishtina ne pragpranvere, 9 mars 2016/

– Iken Ramush Haardinaj, vjen Ali Berisha/

-Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën dhe pritet vendimi i tyre për veprimet e mëtejme/

-Lideri i PDK-së që nga fillimi, Hashim Thaçi,  ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në qeveri dhe në parti/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Kuvendi i Kosovës sapo nisi sot me 40 minuta vonesë një seancë plenare me 18 pika në axhendë, një prej të cilave është shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Fillimisht, në Kuvend dha betimin deputeti i ri Ali Berisha i AAK, i cili zëvendëson deputetin e dorëhequr Ramush Haradinaj – liderin e partisë, por më pas seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i opozitës dhe kryeparlamentari Kadri Veseli dha “10 minuta pushim”.

Pas pushimit që zgjati më shumë derisa nga salla ishin larguar deputetët, ndërsa ishte shtuar sigurimi, seanca vazhdoi me deklarime jashtë rendit të ditës. Seanca vazhdoi edhe pasi sërish, për herë të dytë sot, u hodh gaz lotsjellës nga opozita, derisa sigurimi që qëndronte para foltorës u largua me kërkesë të kryesuesit të seancës, nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti. Seanca po vazhdon me deklarime jashtë rendit të ditës edhe pse ende kishte tym gazi lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.Derisa vazhdonte seanca deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe në këtë situatë nga kryesuesi fjala iu dha deputetit Ismail Kurteshi të VV, i cili tha se “në Kosovë nuk ka situatë normle që nga shtatori, e fajtorë janë ata që kanë nënshkruar marrëveshje kundërkushtetuese”. Nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje qytetarëve për protesta dhe tha se opozita tash po largohet nga Kuvendi.

Në vazhdim fjalën e mori kryeminsitrit Isa Mustafa, i cili tha se “nuk shoh asnjë arsye që opozita të siellet kështu e të na sulmojë brenda e jashtë Kuvendit”.

 Ai ftoi opozitën të marrë pjesë në debat e të thotë vërejtet për asociacionin, demarkacionin dhe dialogun. “Deputetët e opozitës përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve, të cilët i kanë votuar të marrin pjesë në seanca e jo të gjuajnë gaz lotsjellës”, tha kryeministri.

 “Kuvendi duhet të funksionojë dhe do të funksionojë. Qeveria ju garantojë se do të funksionojë”, theksoi ai.Para se të marrë fjalën Mustafa, kryesuesi i seancës Kuvendit, Haliti njoftoi se nga opozita kryeministrit të Kosovës i ishte hedhur ujë dhe për këtë i kërkoi  falje.

 Kryesuesi i seancëns plenare tha se opozita tashmë ka shkuar nga seanca e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e opozitës pas fjalës së përfaqësuesit të tyre, deputetit Kurteshi, kanë braktisur seancën dhe pritet vendimi i tyre për veprime të mëtejme.Opozita e bashkuar në kërkesat për largimin e qeverisë e zgjedhje të jashtëzakonshme kundërshton dhe bllokon edhe me hedhje gazi lotjsellës e protesta seancat plenare të Kuvendit që nga funvera 2015, gjatë gjithë sesionit vjeshtor dhe në sesionin pranveror, përfshirë edhe seancën e kaluar të jashtëzakonshme të 26 shkurtit, kur me 71 vota të gjithësej 120 deputetëve u zgjodh Presidenti i ri i Republikës, i cili merr detyrën pas më pak se një muaji, në 7 prill, me dhënien e betimit në Kuvend.  Në kundërshtimet në vazhdim, në 4 mars opozita kosovare ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që konteston zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

 President i ri i Kosovës u zgjodh kryetari që nga fillimi e deri tash i PDK-së, Hashim Thaçi, sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha kosovare, që në 8 e 9 dhjetor 2014 i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë gjashtë muaj me humbje kohe pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, e që si rezultat i saj lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u bë kryeministër.

Lideri i PDK-së që nga fillimi, zëvendëskryeministri i parë e ministri i Jashtëm, në dy mandatet e kaluara kryeministër,  Hashim Thaçi,  ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në qeveri dhe në parti.  Zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli, dje, mori besimin e Këshillit Drejtues që të ushtrojë detyrën e kryetarit deri në konventën e jashtëzakonshme në 7 maj, në të cilën pritet të zgjedhet kryetar i partisë aktualisht më të madhe në Kosovë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, iken Rmush Hajradina, Nderpritet Kuvendi, Thci dorehiqet

-Opozita kundër, ndërpritet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

September 17, 2015 by dgreca

Kosovë-Kuvendi nis sesionin e vjeshtës me debate për katër marrëveshjet me Serbinë, në Bruksel/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17 Shtator 2015/  “Raportimi i qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, ishte sot në axhendën 10 pikëshe të Kuvendit kosovar në seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor, të saponisur, e cila u ndërpre pas bllokimit nga opozita që protestonte në sallë. Kishte paralajmërime se raportimi edhe mund të shtyhet për një seancë tjetër të Kuvendit të Kosovës.Sido që të ishte, kishte deklarata dhe debate, pasi seanca e Kuvendit u hap me orën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, ku vazhduan “replikat” e nisura e zhvilluara në distancë, të cilat ishin edhe me fjalor të ashpërsuar, pasi opozita kosovare është shprehur kritike e kundër të katër marrëveshjeve, veçmas asaj për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke organizuar edhe “aksione simbolike” e paralajmëruar edhe protesta, madje edhe “krijimin e frontit të përbashkët politik”.“Sot kemi pritur të flasim për disa tema, po e shoh që rrjedha e seancës është tjetër, po kursehem për më vonë”, u shpreh lideri i partisë opozitare AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, të cilit në deklarimet jashtë rendit të ditës iu dha fjala të parit nga kryesuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti.

Më pas foli kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili theksoi arrestimet e veprimtarëve të këtij subjekti më të madh opoztar derisa kryejnë “aksione simbolike” kundër marrëveshjeve me Serbinë, në Bruksel, veçmas kundër “Zajednicës”.

Subjekti më i madh opozitar kosovar, me 16 deputetë në Kuvend, shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Prej 25 gushtit nuk pati veç arrestime, por edhe dhunë të pandalshme dhë ndërhyrje brutale me urdhëra të qartë politikë. Çka na tregon ky intrumentalizim i paparë i Policisë së Kosovës? Kjo tregon se qeveria e Kosovës e ka kuptuar shumë mirë se cka ka nënshkruar në Bruksel. Ajo ka nënshkruar bonjëzimin e Kosovës, prandaj tash po fshihet pas policisë dhe po e përdorë policinë e shtetit tonë për t’i mbrojtur vendimet e veta kundër Republikës”, u shpreh Konjufca, i VV-së.

Në vazhdim të seancës së Kuvendit të Kosovës, lidhur me rendin e ditës, kryetari i Grupit Parlmantar të LDK-së, Ismet Beqiri, prezantoi kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa për shtyrjen e informimit të tij për marrëveshjet në Bruksel. Kryeminsitri Mustafa nuk ishte prezent në seancë, dhe këtë e theksoi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duke u shprehur kundër shtyrjes së debatit për marrëveshjet dhe duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit të Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

HARADINAJ-MUSTAFËS: TËRHIQE NËNSHKRIMIN E TË KTHEHEMI NË NORMALITET

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, deputet dhe ish kryeministër i vendit, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshja për ASK-në (Asociacioni serb të komunave), ose në të kundërtën ka thënë ai, nuk do të ketë normalitet as në Parlament e as në Kosovë.

Haradinaj në fjalimin e tij të sotëm në Kuvend ka thënë se, “kryeministri Mustafa e ka vlerësuar të mos vijë në këtë seancë për të raportuar për Asociacionin.  Ai është në këtë objekt të Kuvendit dhe ne e kemi parë sot në mëngjes. Kjo nënkupton se diçka është duke u fshehur. Kësaj është duke i ardhë era mjaftueshëm”.

“Disa herë në këtë foltorë kam provuar ta ftojë vetëdijen e deputetëve për disa tema, që mendoj se nuk janë të një partie, cila do qoftë ajo. Demarkacioni, nuk është i AAK-së, nuk është vetëm i imi, nuk është vetëm për vota, por është e juaja dhe u kam bërë thirrje disa herë që të mos lejoni që shefat tuaj të shkojnë gabim. Marrëveshjet e fundit për asociacionin e komunave kanë shkuar keq dhe ne e kemi ngritur alarmin e rrezikut që ASK të pajiset me kompetenca egzekutive. Dhe a e dini se çka ka ndodhur. Është pajisur me kompetenca vendimmarrëse, që janë shumë më shumë se ato ekzekutive”, është shprehur ai.

“Le ta tërheqë nënshkrimin Isa Mustafa dhe të kthehemi në normalitet, lë të bëjmë pozitë e opozitë, lë të flasim për korrupsionin, le të flasim për investime e për vende të punës…Pa e tërhequr këtë nënshkrim, nuk ka normalitet as në këtë Parlament e as në Kosovë”, ka thënë  Haradinaj.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pasi paralajmëroi se do bllokojë seancën nëse nuk vjen kryeministri Mustafa ka lëshur vendet e veta dhe ka dalë para kryesuesit të seancës së Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili po kërkonte të largohen dhe të kthehen ne vendin e vet.

“Nëse Isa Mustafa ka zgjedhur që të tallet me Kuvendin dhe me deputetët në këtë mënyrë, ne jemi këtu që të mos e lejojmë një degradim të tillë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si grupe parlamentare opozitare, do ta pamundësojmë vazhdimin e mëtejshëm të seancës, nëse kryeministri nuk vjen për t’u ballafaquar për marrëveshjet me Serbinë”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Derisa opozita pengonte vazhdimin e sancës, “10 minuta pushim” dh kryesuesi Hamiti, në “rrethimin” e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pas kalimit të 10 minutave “pushim” seanca e Kuvendit të Kosovës e “bllokur” nga opozita nuk rinisi.

Nënkryetari Sabri Hamiti u kthye në kryesimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, për ta përfunduar punimet e saj. Por, nënkryetarjae Kuvendit të Kosovës, Aida Durguti, nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ia lëshoi ulësen, duke e detyruar kryesuesin që përfundimin e seancës ta shpall duke qëndruar në këmbë.

Pritet që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet të hënën për të vendosur për vazhdimin e seancës.

QEVERIA KOSOVARE: MARRËVESHJET E ARRITURA NË BRUKSEL NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME KUSHTETUTËN DHE LIGJET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të premten e kaluar, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për të informuar deputetët lidhur me marrëveshjet e arritura në 25 gusht 2015 në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa e Zyrës së Kryeministrit për të informuar Kuvendin që në seancën e parë të tij për këto marrëveshje është dorëzuar në Kuvend së bashku me tekstet e të gjitha marrëveshjeve, në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e saj të plotë për transparencë, ka shprehur gatishmërinë për debat të hapur dhe me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si edhe për proceset e tjera të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato do të fuqizojnë sovranitetin dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Pas kthimit nga Brukseli, raundi i 28-të i dialogut me Serbinë në nivel të lartë kryeministror, kryeministri Mustafa ka njoftuar në mbledhje të qeverisë dhe në konferencë shtypi se, “paketa e katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 përfshinë: marrëveshjen për kodin telefonik, marrëveshjen lidhur me heqjen e pengesave të Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, parimet themelore për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe poashtu marrëveshjen lidhur me heqjen e barrikadave nga ura e Mitrovicës”.

Duke kundërshtuar këto marrëveshje edhe “si hapa të mëdhenj drejt bosnjëzimit të Kosovës”, në një deklaratë të përbashkët, para seancës së sotme të Kuvendit, tre subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat së bashku kanë 31 deputetë në parlamentin kosovar 120 anëtarësh, theksojnë se “do të veprojmë si opozitë e bashkuar në qëndrime dhe veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit dhe në këtë ftojmë të bashkohemi të gjithë zërat opozitarë, për t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike”.

Sipas shtypit të sotëm kosovar, kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar të ballafaqohet i vetëm me deputetët në debatin për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë, i parashikuar të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes. Vetë Mustafa i ka kërkuar Kuvendit që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

“Mustafa nuk do që të dalë në Kuvend pa prezencën edhe të partnerit kryesor qeverisës, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Thaçi ndodhet për vizitë zyrtare në Britani të Madhe. Një burim i gazetës ka thënë se për shkak të kësaj kreu i qeverisë është detyruar t’i shkruajë të martën kryeparlamentarit Kadri Veseli”, sipas Koha Ditore.

“Kryeministri Mustafa e ka firmosur kërkesën dhe shtyrjen e debatit e ka arsyetuar me pamundësinë e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar për të marrë pjesë në seancë, shkaku që ndodhen në vizita zyrtare jashtë vendit”, ka thënë ky burim. “Ky ka qenë arsyetim formal, por arsyeja kryesore është mungesa e zëvendëskryeministrit Thaçi. Kryeministri nuk do që ta marrë mbi vete gjithë barrën e raportimit, por që atë ta ndajë me liderin e subjektit kryesor në qeveri”, citon gazeta.

Më tej shton se, në qeveri dhe në Kuvend kanë refuzuar gjatë ditës të japin informacione përkitazi me këtë zhvillim.

Para pushimeve të verës, Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror me seancën e jashtëzakonshme të nisur pak para mesnatës së 3 gushtit, që ishte e treta brenda ditës për ndryshimet kushtetuese dhe ligjet drejt krijimit të Gjykatës Speciale.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Nderpritet Kuvendi, opozita kunder

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT