JU LUTEM-LEXOJENI DHE NDIHMONI/
NJE TELEFONATË TRONDITËSE….ISH E BURGOSURA NGA DIKTATURA KËRKON NDIHMË/
NGA SHQIPE NEBIAJ/*
Një telefonatë tronditëse më erdhi të shtunën në mëngjes. “Alo Shqipe! Zemër, jam Tatjana Varezi. Kam vajzën shumë sëmurë dhe po mbahet në jetë me oksigjen.Të lutem bëj ndonjë thirrje shqiptarëve atje. Jam në një gjendje të mjerushme ekonomike. Nuk i përballoj dot ekonomikisht shpenzimet për vajzën. Ata që e shkaktuan vuajtjen dhe mjerimin tonë nuk më ndihmuan.” Historia e jetës së Tatjanës është e hidhur për ta treguar. Nuk e mendoja atëherë që fati i komshies time, të cilën e thërrisnim Çimaroza e bukur, do të ishte aq i dhimbshëm. Ishte vetëm 18 vjeç kur e futën në burg. Ajo punonte të galanteria e çantave në Rrugën e Elbasanit. U dashurua me Kalenin Varezin, djalin e ish gjeneralit Pandeli Varezi, të cilin regjimi komunist hoxhist e burgosi vetëm pse kundërshtoi heqjen e gradave në ushtri. Gjeneral Varezi e mbylli jetën në burg. Tatjana me gjithë kundërshtimin e prindërve u largua nga shtëpia dhe u martua me atë që dashuroi. Dashuria e sinqertë e dy të rinjëve ishte më e fuqishme se frika nga egërsia politike e regjimit diktatorial. Një ditë, në kohën e drekës, kur Tatjana që ulur me disa shoqe të punës, njera prej tyre përmendi udhëheqësin: Sa të mirë e kemi Enverin! Po, si dash është,- ja priti tjetra. Po, si dashi i Sali Protopapës ,- vazhdoi Tatjana. Ajo, për shkak të naivitetit të moshës saj të re, nuk e mendoi se bëri ndonjë gabim, megjthëse e vuri re heshtjen që ra midis shoqeve të tyre, një heshtje mosapsrovuese që paralajmëronte diçka jo të mirë. Tatjana, megjithëse e hutuar nga situata e ftohtë që u krijua, nuk ishte në gjendje ta merrte me mend se çfarë e priste atë dhe familjen e saj. Hutimi i saj nuk zgjati as gjysëm ore; policia e fshehtë zbarkoi menjëherë, sapo mbaroi pushimi i drekës dhe duart e saj u lidhën me pranga.Ajo kishte një vajzë një vjeç e gjysëm. Ndërsa ajo u mbajt në burg, bashkëshortin dhe gjithë familjen e tij, me motër e vëlla, i internuan në Belsh të Elbasanit, ku 12 veta jetonin në një kasolle me kashtë, që depërtohej lehtësisht nga shiu, çfarë binte jashtë, binte edhe brenda. Viktima e parë u bë vajza e vogël si kukull, Esmeralda.Ajo u ftoh dhe sëmundja i kapi gjëndrën e hipofizës, e cila pengonte trupin e saj të rritej normalisht. Kur Tatjana u lirua nga burgu, ajo erdhi të jetonte te prindërit e saj në Tiranë.Shkonte një herë në javë te vajza në Belsh.Në orët e vona të natës ajo më tregonte vuajtjet dhe torturat që kishte kaluar në burg.I kishin shkulur dhëmbët, i kishin bërë elektroshok . Ajo ishte 3 muajsh shatëzënë kur e burgosën.Dështoi në burg nga torturat. Kur filloi lëvizja demokratike, ajo bashkë me të shoqin u larguan në Greqi.Atje nuk u eci mirë. Bënë çmos për vajzën për ta shëruar por nuk mundën dot.Tani ajo është në një gjendje të mjerushme.Burrë e grua kanë punuar pa dokumenta dhe nuk kanë siguracione.Burri dhe ajo vetë janë të sëmurë nga aksindentimet në punët e rënda që kanë kryer atje. Unë vetë e kam ndihmuar, por është e pamundur të përballohen shpenzimet e saj. Ndaj vendosa t’u bëj thirrje gjithë atyre shqiptarëve që kanë mundësi, të ndihmojnë Esmeraldën që të kalojë këtë gjendje të rëndë.
*Telefoni i saj është +302102020719 Athinë Greqi.
Zoti ju bekoftë.