• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Mother Theresa,,- në Bibliotekën e LTHS në Çikago

February 10, 2017 by dgreca

Libri,,Mother Theresa,,i dr.Dom Lush Gjergji në Bibliotekën e LTHS në Çikago/

Nga Skënder Karaçica/
1 Mother TeresaNë vazhdën e aktiviteteve kulturo-kombëtare të SHSHA-së në Çikago,tashmë është bërë traditë e mirë që botimet e ndryshme shkencore të fushës së historisë,të gjuhësisë,të traditës,të dokeve dhe ato që hedhin dritë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve të botuara në Prishtinë e Tiranë,të gjejnë vend nëpër bibliotekat e shkollave të mesme,univesiteve,të muzeut holokaust dhe në bibliotekën e Kongresit dhe të Senatit Amerikan në Uashington.

Këto ditë libri,,Mother Theresa,,i dr.Dom Lush Gjergjit iu dorëzua bibliotekës së shkollës së mesme (LTHS)në Çikago,që është një nga vatrat arsimore më një traditë shekullore të dijes për brezin e ri amerikanë,i themeluar në vitin 1888.Figura e Nënës Shqiptare tashmë është bërë pjesë e tërë botës dhe në SHBA përkujtohet me respekt të veçantë,thuhet në deklaratën për shtyp të SHSHA-së në Çikago.Ndërkaq,shqiptarët-amerikanët që erdhën tash e një shekull në Amerikë nga trojet etnike shqiptare dhe veçmas nga Shqipëria,e kujtojnë me dinjitet emrin e Nënë Terezës kur ajo në një takim me ish presidentin Bill Klinton kërkoj prej tij që të shpëtoj popullin shqiptar dhe Kosovën nga agresori vrastar i Serbisë.

Udhëheqja e bibliotektës së shkollës(LTHS)në Çikago e mirëpriti këtë gjest të SHSHA-së dhe libri për ,,Mother Theresa,,do të vendoset në sirtarët e kësaj biblioteke dhe do të zë vend në koleksionet e përzgjedhura nga botimet në Amerikë dhe botë,ku lexuesit e rinj amerikanë do të njohin nga afër figurën e Nënë Terezës dhe shpirtin human dhe liridashës të popullit shqiptar në Ballkan në miqësi të përjetshme më SHBA-në.

Libri për Nënë Terezën i përkthyer në gjuhën angleze,ka 216 faqe dhe në secilën faqe me nga dy-tri flotografi kolor nga jeta e Nënë Terezës në Viti të Kosovës,në Shkup,Shqipëri dhe Kalkutë të Indisë ku kaloi tërë jetën në shërbim të mirësisë,të humanizmit dhe në krye të herës duke nisë masazhin për popullin shqiptar i vjetër sa vetë Evropa me traditën e njohur,,Bukë,krip e zemër,,!

Teknika e përsosur e botimit të këtij libri me vlerë historike dhe fotografitë e përzgjedhurea nga fotografët e njohur Franco Marzi,Giambattista Villa dhe Walter Serra si dhe përkthimi brilant në gjuhën angleze të Mary Rose Agius,e bëjnë këtë botim të biografit të njohur dr.Dam Lush Gjergji për Nënë Terezën,edhe një udhë të pasur me lulet e atdheut shqiptar,para botës dhe para popullit miq të përjetshëm të Amerikës.

Filed Under: Kulture Tagged With: i dr.Dom, Lush Gjergji, Mother Theresa, në Bibliotekën e LTHS në Çikago

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT