Ministri i Bujqësisë Parariti – Jemi përqëndruar në prodhimin e verërave elitare/
Nga Berati Sulo Gozhina/
BERAT- Tashëm festa e vieljes së rrushit në Berat, në kantina “Çobo”, edhe në të tjera si kjo, i kalon përmasat e festës Kombëtare, nga viti në vit në këtë festë marin pjesë shumë të huaj të ardhur nga shtete të ballkanit, Maqedonija, Mali Zi, Kosova, Kroacija, Turqija etj, pjesmarës në këtë festë janë dhe të huaj të tjerë nga shtetet e Europës e më gjerë. Ndryshe nga një vit më parë pjesëmarrja ka qënë më e madhe, madje pronari saj Petrit Çobo në fjalën e mirëseardhjes pohon i kënaqur mbushjen e sheshit para kantinës, çka do të thot për të interesi që kanë biznesi, tregtarët, por dhe kolegët prodhues për t ëshkëmbyer eksperiencën jo vetëm të organizimit të përsosur të kësaj feste. Këtë vit, festa ka mbledhur mbrëmjen e djeshme pranë kantinës, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, artist, gazetar dhe prodhues verash nga Shqipëria, Kosova, etj.
Thuajse në të gjithë vendin tonë mesi i muajit Shtator shënon pikërish dhe pjekjen e frutit të rrushit, gjë e cila i hap rrugën prodhimit të verës.
Edmond Panariti – Pjesëmarrës në këtë festë Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrit të Ujërave, Edmond Panariti, u shpreh se tashmë vendi ynë ka filluar të prodhojë verëra elitare dhe padyshim një prej tyre është vera Çobo. “Ne kemi filluar të konsolidojmë këtë prodhim, madje elitarr sepse traditën e prodhimit të verës e kemi pasur me kohë, por tashmë po konsolidojmë prodhimet tona, jo vetëm cilësore. Kantina Çobo është e njohur për prodhimet e saj dhe ne tashmë kemi filluar të prodhojmë vera elitare.”, të cilat kanë filluar të çajn vetë, madje pa shumë marketing, tregun e huaj atë të ballkanit dhe të europës e më gjerë. Prodhimi i rrushit dhe i nënprodukteve të tij ka bërë që të rriten kërkesat për ekspert gjë të cilën këtë vit por dhe më parë rruga drejt tij ka marë një zhvillim masiv, duke dominuar në radhë të parë me prodhimet elitare. Ndaj mbështetja jonë
dhe e qeverisë do të jetë vendimtarë në stimbulimin e fermerve në shtimin e prodhimeve të tilla që i sjellin veçse të ardhura dhe mirqënie. Puna jonë dhe e specialistve në Bashkitë e reja do të jetë epërqëndruar edhe tek prodhuesit e rrushit dhe tek prodhimet e verërave eletare pasi vetëm kështu mundet të cajm në tregjet botrore.
Konsulli i Vlorës – Organizimin e të tilla aktiviteteve e shikon si një mundësi mjaft të mirë për zhvillimin e trurizimit Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio, i cili shprehet se kjo traditë është një mundësi për tërheqjen e vizitorëve. Në vijim të fjalës së tij, Bergesio citon: “Është hera e parë për mua që vijnë këtu në këtë festë dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Më bëhet qejfi sepse kultura e verës është e pranishme dhe këtu në Shqipëri. Mendojë se kjo traditë përbën një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë. Pak më parë bëra një takim me kryetarin e bashkisë së Beratit Petrit Sinaj dhe ai më konfirmoi një shtim të numrit të vizitorëve dhe siç dhe shihet ka një shtim të numrit të vizitorëve në të gjithë Shqipërinë. Shumë turistë italian kanë qënë këtë vit në Shqipëri dhe një traditë e tillë si tradita e verës për mua është
një mundësi për tërheqjen e turistëve.”
Petrit Çobo – Me një traditë të trashëguar brez pas brezi familja Çobo në Berat deklaron se këtë vit prodhimet janë shumë të mbara dhe se festa e verës po bëhet çdo vit e më e madhe. Petrit Çobo, pronar i kantinës, thotë se kjo traditë të bëhet edhe në kantina të tjera për të shtuar vlerat e verës së zonës. Ajo që na bënë të bashkpunojm është rritja e cilësisë së verës, kryesisht të përqëndruar jemi tek vera elitare, që zë një vend të konsiderueshm në tregun vendas dhe të huaj.
Pjesmarës në këtë festë ka qënë dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, e cila ka vlersuar kantinën e Verës “Çobo”,në Urë-Vajgorore, si një nga bizneset prodhuese e treguese të pijeve akoloke në vend që përdor rregullisht pullën fiskale,duke mbrojtur, jo vetëm veten para ligjit, por edhe konsumatorin. Më herët Fagu ka inspektuar punën e Doganës së Beratit dhe grupeve të ngritura në terren për luftën kundër informalitetit. Sipas saj, qëllimi i këtyre inspektomeve nuk ka qënë vetëm e përqëndruar tek bizneset por edhe tek kryerja e detyrës funskionale të vetë punonjësve të Doganës së Beratit. Pas inspektimeve,Fagu është shprehur se,në luftën kundër informaliteti,ne si qytetarë jemi aktorët kryesor veç bizneseve sepse jemi ne ata që detyrojmë bizneset të jenë formal ose joinformal. Përsa i përket grupeve të punës në terren, ka thënë Fagu,administrata shtetërore,në
mënyrë të veçantë administrata tatimore dhe ajo doganore,janë prej ditësh në terren dhe për të gjitha rastet kur janë vërejtur shkelje,janë bërë proçesverbalet e nevojshme, janë vendosur “sekuestro” dhe janë ndëshkuar me masa administrative
Në festën e rrushit,në evenimentin që organizohet çdo vit në këtë kantinë,kanë qënë të pranishëm edhe Ministrja Ermonela Felaj, kreyetare e bashkisë të Urës Vajgurore Juljana Memaj, deputeti Eduart Shalësi si dhe ambasador të shumtë të akredituar në vendin tonë, princi Leka si dhe drejtues të pushtetit vendor i cili ka cituar se kam ardhur dhe herë të tjera në Berat ndërsa në një fetë të tillë vij për herë të parë dhe po shoh se me punën ton të përqëndruar në prodhimet bio dhe elitare do të shumfishojm prodhimet, dominojm tregjet e vendit dhe të huaj. Festa ka vijuar më pjesmarjen e grupit të këngrve e valleve të bashkisë të Urës Vajgurore, e ftuar e vaëant në festë ka qënë këngëtarja Marisa Ikonomi .
E veçanta e festës ka qënë se për shtypsit e rrushit në menyrë primitive të traditës është ndarë dhe një kupë e cila për fituesen ka qënë e shoqëruar me një shishe vere tre litroshe e prodhimit te 5 viteve më pare.